9 Tetor 2022, 16:12
Nga F.M
Gjekson Pusi
BRITANI E MADHE- Gjekson Pusi, 35 vjeç, një shqiptar me precedentë të theksuar kriminalë është dënuar me 6 vite burg në Britaninë e Madhe, pesë muaj pasi u arrestua me armë zjarri. Pusi, me origjinë nga Shkodra, por banues në Hartington Street, Derby, u arrestua më 23 maj pasi policia zbuloi një pistoletë Glock poshtë jastëkut në shtatin ku flinte shqiptari. Ai pranoi posedimin e pistoletës pa leje dhe u prangos.
Shqiptarit ju gjet dhe një sasi kokainë, municione e më shumë se 6 mijë paund në të njëjtën banesë. Top Channel shkruan se pas hetimeve, Pusi doli para Gjykatës Basildon Crown ku dhe u njoh me dënimin e tij.
"Pusi është burgosur për gjashtë vjet, gjë që tregon se sa seriozisht e shikonte gjyqtari këtë çështje. Ne nuk i tolerojmë kriminelët që përdorin armë ose që shesin apo shpërndajnë drogë dhe shkaktojnë mjerim në komunitetet tona. Rrugët tona janë tani më të sigurta, sepse një njeri i rrezikshëm do të jetë pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe një tjetër armë dhe një sasi e konsiderueshme droge do të shkatërrohen,"- tha oficeri James Rafiq, shkruan BBC.
Por kush është Gjekson Pusi?
Ai u vu në pranga në Shqipëri me 30 qershor të vitit 2020 pasi qëlloi me armë zjarri drejt djalit të xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha, Fatjon Harusha. Pusi u dyshua gjithashtu se ishte i përfshirë edhe në atentatin ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Ai dyshohej se ishte pikërisht personi që drejtonte mjetin nga ku dolën plumbat që vërshuan mbi trupin e Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2020, por nuk iu ngrit asnjëherë akuzë zyrtare për këtë çështje.
Gjekson Pusi është arrestuar edhe më herët. Në muajin tetor të vitit 2019, Pusi u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri të llojit “Zastava” me dy krehra me fishekë, në Shkodër. Gjekson Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri, dhe të trembur këta të fundit lajmëruan policinë. Brenda pak minutash, ai ra në prangat e policisë në kushtet e flagrancës. Pavarësisht arrestimeve e shoqërimeve, i riu nga Shkodra ka dalë nga burgu dhe është nisur drejt Anglisë, aty ku u vu në pranga në maj të këtij viti.
gjekson pusi
Aktualitet
9 Tetor 2022, 15:47
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një trazirë e madhe është shkaktuar në Kozan të Greqisë, konkretisht në shkollën e...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:57
A.B
Termet
ELBASAN- Tërmet në Shqipëri! Qytetarët në Elbasan kanë ndjerë lëkundje të forta tërmeti pak &ccedi...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:36
I.A
protestues
TIRANË- Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën e sotme ...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:29
A.B
Zjarr
VLORË- Një zjarr ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë. Flakët kanë rën&...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:24
A.B
Artan Lame
GJIROKASTËR- Si çdo fundjavë, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë çertifikatat ...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:18
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 33-vjeçar me iniciale K. Dh. është arrestuar ditën e sotme pasi kishte vjedhur automjetin Toyota t...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:07
A.B
Fatos Tosa dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Fatos Gosa i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas dëshmi...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 13:51
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një shqiptar është vjedhur dhe plagosur nga dy tranvestitë peruanë në Rimini. Newsrimini shk...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 13:34
A.B
Burgu
GREQI- Policia është në kërkim të një 48-vjeçari shqiptar i cili është arratisur nga Qendra e Par...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 13:27
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 janë publikua...