LIVE UPDATES
Aktualitet

Mafia e tokave në Durrës/ “U thashë Geni do 5 tani u bë 12…”, banda e Rrumit kap institucionet, si u përfshi avokati i shtetit dhe lidhjet e tij me Hipotekën

Një nga këto organizata kriminale që veprojnë në qytetin e Durrësit është edhe ajo e drejtuar nga Aleksandër Laho, apo i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’. Pikërisht, historia që do të rrëfejmë edhe më poshtë.

21 Dhjetor 2022, 22:23 Nga k.m.
Mafia e tokave në Durrës/ “U thashë Geni do 5 tani u
"Rrumi"

“Në shënjestër” pjesa 1/ Ata janë organizata më e madhe kriminale në vend. Të aftë të kërcënojnë, të shantazhojnë dhe të korruptojnë çdokënd.

Një bandë e cila nuk njeh skrupuj në qëllimet e veta dhe që ka shtrirë tentakulat e saj në të gjithë institucionet ligjzbatuese, duke rekrutuar nga aty burokratë të korruptuar, të cilët më pas i shfrytëzojnë për punët e tyre të pista. Kjo është mafia e tokave në bregdet. Një strukturë kriminale, e rrezikshme, e cila vepron prej disa dekadash në Shqipëri dhe që ka mundur të pëvetësojë dhe të tjetërsojë me mijëra hektarë tokë në bregdet. Kjo, edhe falë ortakërisë me pjesën e krimbur të administratës shtetërore, e cila siç do të shikoni edhe më poshtë në këtë dokumentar të përgatitur nga emisioni ‘Në shënjestër’, del e kudogjendur në biznesin e punëve të pista me krimin.

Një nga këto organizata kriminale që veprojnë në qytetin e Durrësit është edhe ajo e drejtuar nga Aleksandër Laho, apo i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’. Pikërisht, historia që do të rrëfejmë edhe më poshtë.

Durrësi, ku grupet kriminale rrotullohen si hiena rreth tij, për të kafshuar çtë mundin nga qyteti që ka shumë ç’të ofrojë për këto organizata, por ku preja e tyre më e preferuar duket se është lakmia për tokat në bregdet, konkretisht në Gjirin e Lalzit apo dhe Hamallaj. 

Ku ashtu si në rastin e fundit të Lezhës, ku SPAK ka nisur të japë verdiktet finale në atë që quhet organizata më e madhe kriminale në tjetërsimin dhe përvetësimin e tokave në bregdet, edhe Durrësi duket se nuk do ti shpëtojë një hetimi të hollësishëm, se si këto banda kanë mundur të shtijnë në dorë Kadastrën e qytetit dhe nga aty, të tjetërsojnë me qindra kartela pasurie në bregdet.

Një nga personazhet në krye, të të gjithë kësaj afere, është Aleksandër Laho, i cili më herët mbante emrin Pëllumb Muharremi, personazh me rekorde të shumta kriminale, i shumëpërfolur për atentatin që iu bë atij dhe prokurorit Arian Ndoji, më 1 Nëntor 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Aty ku mbetën edhe vetë të plagosur rëndë, por ku ai që humbi jetën ishte Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.

Emri i ‘Rrumit’, që kishte qenë i përfshirë më herët edhe në rrahjen ndaj biznesmenit libanez Faadi Mitri, i cili u dhunua barbarisht në shtator të vitit 2016, në sy të bashkëshortes dhe të vajzës së tij.

Por që nuk do të vononte të dilte sërish në skenë, në pengmarrjen që iu bë vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, në autostradën Tiranë-Durrës, më 2 Tetor 2022. Pengmarrje, e cila shpejt përfundoi në rrëfimet e vëllezërve, që hapi për drejtësinë edhe arkivin e një sërë vrasjesh të ndodhura në aksin Tiranë-Durrës në vitet e fundit. ‘Rrumi’, që ka zgjedhur të arratiset për t’i shpëtuar drejtësisë, që para se emri i tij të lakohej për ngjarjen e fundit në autostradë, ka një hetim të hapur në SPAK ndaj tij, në akuzën për ‘korrupsion aktiv të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike’. Hetim që siç do të shikoni edhe më poshtë tregon edhe fytyrën e vërtetë mizore dhe të pamëshirshme të krimit, që pasi të mbërthen në darën e vet, dhe të korrupton, të detyron të zbatosh urdhërat e tij. Ky duket se ishte edhe fati i keq i Irgen Kërçukut.

Një drejtuesi vendor në Durrës, i Avokaturës së Shtetit, i cili siç del nga dosja hetimore e siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pasi u korruptua nga ‘Rrumi’ dhe banda e tij, në përfundim të të gjithë aferës së tij me këtë bandë, u dhunua fizikisht nga këta të fundit.
E gjithë kjo histori u zbulua pas atentatit që grupet rivale i bënë më 1 Nëntor 2019, prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, në mbikalimin e Shkozetit. Fill pas atentatit, gjatë ekspertimit teknik telefonit të Rrumit, grupi hetues mundi të sigurojë nga aparati telefonik i këtij të fundit, foto dhe video të cilat përmbanin dokumente kadastrale, që lidheshin me toka bujqësore si edhe troje.

Në aktin e marrjes të pandehur të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’, të datës 10 Qershor 2022, ky procedim penal është regjistruar kryesisht mbi bazën e akteve të përftuara nga ekspertimi i aparatit telefonik të sekuestruar në ngjarjen e datës 1 Nëntor 2019, ku është vrarë me armë zjarri Andi Maloku dhe është tentuar të vriten Arjan Ndoji dhe Aleksandër Laho.

Gjatë ekspertimit teknik kompjuterik të aparatit telefonik të shtetasit Aleksandër Laho, konstatojmë se janë përftuar foto dhe video të cilat paraqesin dokumente që lidhen me toka bujqësore dhe toka truall si: Akte të marrjes së tokës në pronësi, çertifikata për vërtetim pronësie, kartela të pasurive dhe harta treguese të regjistrimit të pasurive, të cilat siç ka provuar hetimi i deritanishëm ndodhen në fshatin Lalëz, Durrës.

Por ky ekspertim i telefonit të ‘Rrumit’ do të ishte vetëm maja e ajsbergut, të asaj se çfarë fshihej pas sulmit me armë dhe lidhjeve të tij me zyrtarë të fuqishëm vendor, qoftë edhe në drejtësi. Siç ishte miqësia e tij me prokurorin Ndoji, që sot ndodhet pranë shkarkimit nga detyra, pasi kalimit në procesin e Vettingut. Pasi dy video të zbuluara në aparatin telefonik të ‘Rrumit’, do të tregonin për grupin hetues, se rrjeti i të korruptuarve në administratën shtetërore që bashkëpunonin me hir apo me pahir me të, do të ishte shumë më i gjerë.

Nga kqyrja që iu bë aktit të ekspertimit të aparatit telefonik të shtetasit Aleksandër Laho, gjithashtu u identifikuan dy video të cilat përmbajnë pamje të cilat krijojnë bindjen se jemi para një akti korruptiv të kryer nga të paktën tre persona.

Por çfarë ishte kjo video kompromentuese?

Dhe pse përmbajtja e kësaj video kishte lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit?

Kush ishin në të vërtetë personazhet e këtyre videove, që në një moment flasin edhe në emër të kryeministrit Rama. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shenjestër’, video e parë e gjetur në telefonin e ‘Rrumit’, i takon datës 13 Qershor 2017. Dhe pjesëmarrës në këtë bisedë janë tre persona. Ku njëri prej tyre, sipas transkriptit të bërë më 22 Shtator 2020, del qartë me fytyrë.
Një nga personat që shfaqet në video është identifikuar si zyrtar vendor dhe e gjithë biseda zhvillohet për një process gjyqësor si edhe për një shumë parash prej 5 milionë lekësh.

Zyrtari: Unë sdu me të dalë nga fjala…

I interesuari: Jo unë i rri fjalës. Shiko për mua se i rri fjalës kam ardhur me të taku, ça e diskuto atë muhabet.

Zyrtari: Jam mundu aq shumë që ndoshta ndonjë tjetër dhe mund të ishte tërhequr, unë po rrezikoj shumë.

I interesuari: Ore nuk po rrezikon se ua ke delegu atyre me asnjë lloj përgjegjësie.

Zyrtari: E kam marr unë atë rrezik tani, prandaj po marr një…..

Kjo është një tip garancie që unë nesër-pasnesër …do ta kuptosh dhe ti.

I interesuari: Unë kam biseduar me njerëzit.. Ti mos mendo se kjo është gjithë gjëja ime…

Geni do 5 milionë lekë dhe mbaroi historia këtu, tani do them nga 5 u bë 12 duket sikur bëhem unë dallaverexhiu?

Të besosh edhe mua, se nuk jam i zoti punës.

Zyrtari: Jo, jo. Unë Titin e kam njoftuar direkt… e mban mend ti që të thashë ( i drejtohet personit tjetër) nesër do flasim dhe me Tiranën të thashë kështu-kështu dhe e kam njoftuar direkt Altinin.

I interesuari: Për mua aq janë shumë.

Zyrtari: Unë me timen jam përpjek. Të them edhe diçka tjetër se unë ndoshta jam çik i drejtë.

Jo më erdhe më the sa të bëj… (duket sikur përmend shifër po jo qartësisht) unë do të jap 10 e kështu..

Zyrtari: Unë i thashë atyre….

I interesuari: I thashë njerëzve unë dal bllof, tani a kupto si është puna, dal burr i keq.

Sipas dosjes hetimore, personi i identifikuar në bisedë si zyrtari, është Irgen Kërçuku.
I cili, në cilësinë e Avokatit të Shtetit, thotë që ia ka deleguar çështjen gjykatës dhe hipotekës.

Dhe e gjithë biseda rrotullohet rreth një çështje gjyqësore që ka lidhje me një pronë në bregdet. Nga ajo që biseda lë të kuptohet, është se Avokati i Shtetit është tërhequr nga procesi gjyqësor.

Nga vazhdimi i komunikimit, kuptohet ndër të të tjera se personi i identifikuar si ‘I interesuari’, i kërkon Irgenit që të bisedojë me njerëzit te Hipoteka, në mënyrë që ata t’u bëjnë një zbritje, pasi sipas tij 12 milionë lekë janë shumë.

‘I interesuari’ thotë se kishte biseduar me njerëzit e tij dhe u kishte thënë se “Geni (Irgeni) do 5 milionë lekë dhe historia mbaron këtu’

Ndërsa tani, po sipas ‘Të interesuarit’, ai do të duhet të kafshonte gjuhën dhe t’u thoshte të tijve se nga 5, tani Irgeni kërkon 12.

Dhe se kjo, po sipas ‘Të Interesuarit’, nuk shkon, pasi kështu ai po del dallaveraxhi./BW

rrumi i shijakut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj