LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta në vendet e Bashkimit Europian

Totali i aplikimeve për azil nga shqiptarët ishte në muajin tetor 1301, pasi 210 ishin aplikime përsëritëse. Sipas të dhënave të EASO-s shkalla e njohjes ishte vetëm 5% dhe 4279 raste mbeten në pritje për t’u shqyrtuar.

21 Dhjetor 2022, 22:02 Nga k.m.
Zëri i Amerikës: Kërkesat për azil të shqiptarëve
Foto ilustruese

Rreth një mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar mesatarisht azil çdo muaj në një nga vendet e Bashkimit Evropian, në periudhën janar-tetor 2022. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) publikuara së fundi vetëm në muajin tetor 1091 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Totali i aplikimeve për azil nga shqiptarët ishte në muajin tetor 1301, pasi 210 ishin aplikime përsëritëse. Sipas të dhënave të EASO-s shkalla e njohjes ishte vetëm 5% dhe 4279 raste mbeten në pritje për t’u shqyrtuar. Të dhënat e Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian të përpunuara nga Zëri i Amerikës flasin se 10912 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian nga janari në tetor të këtij viti. Sipas të dhënave 8956 kërkesa për azil ishin për herë të parë, ndërsa 1956 kërkesa ishin përsëritëse.

Krahasuar me vitin 2021 numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian pritet të jetë këtë vit më i lartë. Në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan për azil rreth 11 mijë e dyqind persona, 77% e të cilëve e kishin aplikimin për azil për herë të parë.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të azilkërkuesve ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Agjencisë evropiane për Azilin vendet e BE-së morën rreth 106900 kërkesa për azil vetëm në tetor 2022 ndërsa aplikimet për azil arritën një nivel të ri që nga viti 2016.

Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropain vlerëson në raportin e saj të fundit se në tetor, aplikimet ishin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shtetësi të shumta, duke përfshirë turqit, tunizianët, marokenët dhe gjeorgjianët. Rusët dhe iranianët aplikuan më së shumti se këto vite vlerëson raporti i EASO-s. Sipas raportit autoritetet e azilit të Bashkimit Evropian lëshuan rreth 54000 vendime të shkallës së parë në tetor ndërsa hendeku midis vendimeve të nxjerra dhe aplikimeve të paraqitura ishte më i madhi që nga viti 2015.

Si rezultat, thuhet në raport, çështjet në pritje në shkallë të parë u rritën ndjeshëm në 578 300 në fund të tetorit, një nivel i ri që nga viti 2017. Shkalla e njohjes së Bashkimit Evropian mbeti në 37% në tetor. Normat e njohjes ishin veçanërisht të larta për ukrainasit, sirianët, eritreasit, bjellorusët, jemenasit etj./Zëri i Amerikës

azilkerkuesit shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet