LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpisë së rindërtuar nga tërmeti i pikon çatia!

Familja Ismaili ka shkuar edhe te Njësia Administrative në Kombinat, por u kanë thanë “s’e kemi ne”.

21 Dhjetor 2022, 22:05 Nga k.m.
Shtëpisë së rindërtuar nga tërmeti i pikon
Foto nga banesa

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës procesin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Flora Ismaili, e cila u ankua se i është rindërtuar shtëpia, por pa kaluar as 1 muaj, shtëpisë i pikon çatia. Flora jeton në zonën e Kombinatit, Tiranë, me bashkëshortin dhe vajzën e mitur, ndërsa nuk kanë asnjë të ardhur. “Ma ka lënë për ibret të Zotit.

Çdo gjë të prishur. Më pikon shtëpia në të gjitha dhomat” thotë ajo, ndërsa tregon se shtëpia e vjetër i është prishur nga tërmeti.

“U rindërtua dhe ja kjo është shtëpia. Në nëntor 2022 jam futur brenda se e pashë që s’po bënin gjë. E mora inxhinierin më tha mos më kërcëno.

I thashë për punën e plaçkave, pa asnjë gjë. Unë jam invalide, 70 mijë lekë marr. Fëmijën e kam në shkollë. Ça do bëj unë me to. Deri dje isha me qira, ma paguante dhëndëri” thotë Flora, ndërsa shton se ajo vetë nuk punon dot se është e sëmurë. “Burrin e kam me tension dhe diabet. Del, kur del puna. Më ndihmon dhëndri. Ai me qira për vete,” vijon ajo.

Më tej tregon se shtëpia ka probleme, dyert janë të hapura.

“Shiu komplet brenda. Gjerat e banjës janë të vjetra. Shtëpinë e ka ndërtuar një shoqatë myslimane. Financues ishte Komiteti Mysliman. Punimet i ka bërë një firmë private. Ky ka ardhur në shtator 2021.

Kanë përfunduar në këtë gjendje që i kanë lënë dhe kanë ikur. Më kanë lënë për ibret, ballkonin e kanë lënë pa kangjella. Unë kam fëmijën e vogël, vetë jam me tension. Rrëshqas, thyej qafën. S’kanë sjellë as mobilie, tubat e banjës i keni ju. Më thanë unë për muret mbaj përgjegjësi. Shtëpinë ma kanë lënë pa izolim” shton e moshuara.

Familja Ismaili ka shkuar edhe te Njësia Administrative në Kombinat, por u kanë thanë “s’e kemi ne”.

“E kishte firma. Po se ça firme, nuk e di. Ja hedhin topin njëri tjetrit. Unë kërkoj të më rregullojnë shtëpinë. S’kam as plaçka shtëpie. Për natë t’u qajt, t’u ulërit. Unë kam 2 goca, një të martuar dhe një në klasë të gjashtë. S’kam ku ta lë” përfundon ajo.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me një punonjës të Komunitetit Mysliman, i cili ishte personi ndërlidhës. Ai thotë se KMSH-ja ka qenë financuese dhe kanë lidhur kontratë me një firmë. I pyetur për mungesën e mobilieve, thotë se nuk parashikoheshin në preventiv.

Sipas tij, mobiliet mund t’ua ketë premtuar Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Donacioneve dhe se këtë familje e kanë futur në atë listë. I pyetur për problemet e çatisë, kangjellat apo orenditë e banjës, ai thotë se “janë problemi jonë, do e zgjidhim”. Megjithatë, pranoi se shtëpinë nuk e kishte marrë në dorëzim, por çuditërisht u ka dhënë çelësin banorëve për të jetuar në atë vend, pasi pjesëtarët e familjes s’kishin ku të rrinin./TopChannel

shtepite e rindertuara nga termeti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet