Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emisioni italian, ka në fokus atë që mendojnë qytetarët e Lezhës, kryebashkiakët, politikanët shqiptarë, sipërmarrësit italianë që jetojnë prej vitesh në vendin tonë.
ITALI- "PiazzaPulita' ka realizuar një reportazh në Gjadër të Lezhës, aty ku pritet që të strehoen emigrantët që do vijnë nga Italia në vendin tonë.
Emisioni italian, ka në fokus atë që mendojnë qytetarët e Lezhës, kryebashkiakët, politikanët shqiptarë, sipërmarrësit italianë që jetojnë prej vitesh në vendin tonë. Sara Giudice po ashtu ka intervistuar edhe kryedemokratin Sali Berisha.
Reportazh i gazetares Sara Giudice me intervistën me kreun e qendrës së djathtë shqiptare, Sali Berisha.
Gazetarja pyet një banor: Këtu është vendi ku duhet të zbarkojnë emigrantët apo jo?
Banori i Shëngjinit përgjigjet: Në vitet ’90 unë isha në ato peshkarexha. Kam ardhur në Itali me të gjithë familjen time dhe kam jetuar atje për shumë vite. Kam punuar ndershmërisht. Kam jetuar në disa qytete të Italisë.
Gazetarja: Pra, ju i kuptoni pak këto persona që vijnë këtu në kërkim të një fati më të mirë?
Banori: Jo, këtu do të vijnë afganë, tunizinë, afrikanë...njerëz pa pasaporta dhe me një histori shumë ndryshe nga e jona.
‘Kjo është një qytezë që nuk ka as 10 mijë banorë. Si mund të bëhet kështu? Këtë vit ne kemi patur një ‘boom’ turistik...kosovarë, italianë. Ne nuk jemi budallenj. Ka qënë një gënjeshtër periudha e pushimeve të Giorgoa Melonit këtë verë në Shqipëri. Nuk paska qenë për ujrat tona të kristalta, por sepse donte të na linte emigrantët që janë nisur drejt Italisë. Hajdeni me mua t’ju tregoj se ku do të vendosen emigrantët.’, shprehet një nga ish kryetarët e baskisë, Salvator Kaçi.
(Gazetarja me të gjithë trupën shkojnë në destinacion dhe ajo shpjegon me pamje për publikun se ku është zona ku do të ndërtohen qendrat për refugjatët.)
‘Ky është një port komercial, është këtu që duan të sjellin anijet. Ata nuk janë refugjatët tanë, janë refugjatët tuaj. Tuajt dhe të Europës. Ky port nuk do të kthehet si Lampedusa juaj. Këtu është vendi i punës i peshkatarëve tanë, njerëzve tanë. Do të ishte një katastrofë për ne kjo. Menduam se me ardhjen e Melonit do të revolucionohej situata politike e në fakt ajo po sposton problemet e veta diku tjetër. Nuk do t’i lejojmë kurrë të qëndrojnë këtu, njerëzit këtu nuk do ta lejojnë. Ne nuk do të marrim plehrat e Italisë, nuk jemi koshi juaj i plehrave.’ - flet menjëfarë indinjimi ish kryebashkiaku, Kaçi.
Ndërkohë një tjetër banor shprehet për gazetaren: Shqipëria nuk është një vend për të varfër të tjerë. Këtu personat që do vijnë, thjeshtë do përfundojnë në rrjetet kriminale. Ne shqiptarët e dimë mirë se çdo të thotë varfëria. Ne kemi respekt për varfërinë.
(Trupa e xhirimit spostohet në Gjadër, vendi tjetër ku do të ndërtohet një kamp refugjatësh)
‘Këtu është vendi tjetër ku do të ndërtohet burgu për emigrantët. Është zonë ushtarake’ – shpjegon Kaçi.
Gazetarja: Jemi në Gjadër, 65 km larg Tiranës dhe këta ka disa godina të vjetra të cilat do të sistemohet gjatë pranverës së ardhshme.
Ndërkohë trupa e xhirimit të LA7 niset drejt Lezhës dhe atje intervistojnë një qytetare:
‘Shqiptarët nuk janë racistë, historia jonë flet qartë. Ne thjeshtë jemi të varfër, kemi një pension që është vetëm 190 euro në muaj. Çfarë mund ti ofrojmë ne atyre (emigrantëve)? Kryeministri jonë, Rama nuk gjen kohën të kujdeset për ne, për fëmijët tanë që ja mbathin nga Shqipëria. Cili është projekti për të ardhmen e këtyre personave? Si do ja bëjë nëse ata nuk do të kthehen më në vendin e tyre? Kush na garanton që ata (emigrantët) do të qëndrojnë të mbyllur në qendrat e tyre?’ - shprehet qytetarja.
‘Duan të sjellin këtu 37 mijë burra. Nëse do dal rrugës për të shkuar diku (në ato zona), sinqerisht do të ndjehem e frikësuar. Ka ndonjë arsye nëse Italia nuk i do.’ – shprehet një tjetër qytetare.
‘Rama duhej të refuzonte marrëveshjen. Këtu do të zëvendësohen të rinjtë tanë me këta të rinj (emigrantët). Populli ynë me të tyrin.’ – shton qytetarja
Gazetarja ndërkohë është spostuar në Tiranë dhe komenton shtypin e ditës mbi ngjarjen. Citon gazeta që mbajnë qëndrim kundër kësaj marrëveshje duke njoftuar se opozita do të hyjë në grevë urie kundër kësaj marrëveshjeje. Më pas ajo shkon të intervistojë Kryetarin e Partisë Demokratike, opozitës së vendit, Z. Sali Berisha.
Berisha: ‘ Gjithçka filloi verën që kaloi. Kryeministrja Georgia Meloni erdhi për pushime në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama. Në dukje ishte një shëtitje për qejf. Këtu, të gjithë ishin të kënaqur për këtë vizitë. Është perceptuar si një gjest miqësie, por në fakt pas kësaj paska patur shumë më shumë. Rama që asokohe po fliste me kryeministren italiane për këtë marrëveshje për emigrantët. Një ‘bluff’ i vërtetë . Marrëveshja nuk ka kaluar në Parlament, nuk ka përfshirë Presidentin e Republikës, gjëra që parashikohen në Kushtetutën tonë. Nuk është respektuar asnjë rregull institucional. Opozita tashmë ka ditë që proteston në parlament për këtë çështje. Kjo marrëveshje nuk do të realizohet kurrë. E gjitha është një ‘bluff’ (gënjeshtër) për të mbuluar faktin se Edi Rama drejton një narko-shtet ku krimet transformohen në vota. Veprimi i tij është i qartë: të harrohen hijet që bien mbi të, mbi ministrat e tij dhe të duket para komunitetit ndërkombëtar si një lider i besueshëm, gati për të hyrë në Bashkimin Europian. Kryeministrja Meloni ka rënë në grackë.
Gazetarja pyet Berishën: Ju a keni provuar të flisni me Giorgia Meloni sepse jeni pjesë e të njëjtin krah politik?
Berisha: Kam një simpati të madhe për të (Melonin), është një kryeministre e jashtëzakonshme, por për këtë çështje ajo po gabon dhe po e nënvlerëson. Çështja mund t’i rrëshqasë krejtësisht nga duart. Kjo marrëveshje po rrezikon të çojë në krizë raportin historik të miqësisë mes dy vendeve tona. Me Italinë ne jemi mësuar të bëjmë biznes. Shqiptarët shkojnë në Itali dhe italianët vijnë në Shqipëri për të bërë biznes. Nuk kemi nevojë të importojmë skllevër të rinj’ – përmbyll kreu i opozitës shqiptare.
Ekipi i LA& bën një xhiro nëpër Tiranë dhe vendos të intervistojë disa biznesmen italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
‘Tirana është si Dubai’, - thotë njëri prej tyre. ‘Ka shumë mundësi, taksat janë të favorshme’ – shton ai.
‘Kur mendoj për taksat që janë këtu, harroj se jam italian.’ – shprehet mes të tjerash një tjetër biznesmen italian për taksat e qeverisë së majtë shqiptare drejtuar nga Rama.
Reportazhin mund ta ndiqni më poshtë ose në këtë LINK
Laert Haxhiu TIRANË- Shtyhet sërish seanca për Laert Haxhiun i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në vi...
foto ilustruese LUSHNJE-Një 30-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën p...
Engjell Brahimi KANADA- Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstr...
ben blushi dhe blendi fevziu TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu dhe Ben Blushi janë të pranishëm në panairin e këtij viti si...
Momenti i ndalimit DURRËS- Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", vihet në pranga shtetasi Andrea Kola. Gjatë kont...
Policia TEPELENË-Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia pasi është kapur me lëndë narkotike can...
Deti TIRANË-Përgjatë tri ditëve në vijim, për shkak të kushteve atmosferike, të gjitha mjetet lundruese dhe anijet ...
Policia DIBËR- Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar menjëherë pasi tentoi të vriste megërshë...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik një ditë më parë. Dy vjeçarja e c...
Arme LIBRAZH- Astrit Disha është vënë në pranga në banesën e tij në fshatin Dranovicë, pasi iu gjet 1 pushk&eu...