17 Nëntor 2023, 11:50
Nga r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE-Një 30-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, është arrestuar në Lushnje.
Në pranga është vënë shtetasja Borana Faslliu, e cila akuzohet se në dhjetor të vitit 2020, ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze 26 vjeçe.
Mësohet se teksa 35-vjeçari abuzonte me të renë, Borana ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë të renë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. E dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, ndalohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
borana faslliu
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 11:46
A.B
Engjell Brahimi
KANADA- Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstr...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:59
A.B
ben blushi dhe blendi fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu dhe Ben Blushi janë të pranishëm në panairin e këtij viti si...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 11:03
A.B
Momenti i ndalimit
DURRËS- Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", vihet në pranga shtetasi Andrea Kola. Gjatë kont...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:50
A.B
Policia
TEPELENË-Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia pasi është kapur me lëndë narkotike can...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:44
A.B
Deti
TIRANË-Përgjatë tri ditëve në vijim, për shkak të kushteve atmosferike, të gjitha mjetet lundruese dhe anijet ...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:38
A.B
Policia
DIBËR- Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar menjëherë pasi tentoi të vriste megërshë...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:28
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik një ditë më parë. Dy vjeçarja e c...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 10:18
A.B
Arme
LIBRAZH- Astrit Disha është vënë në pranga në banesën e tij në fshatin Dranovicë, pasi iu gjet 1 pushk&eu...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 09:48
A.B
Agim Ismailaj
TIRANË- Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Inspektoratit K...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 09:43
r.ll
foto e armes së sekuestruar
TIRANË- Një 37-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap me arm&eu...