LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët/ Le Nouvel Obs: Mafiokraci! Ky projekt ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare

Në shkrimin analizë, të numrit që del në treg të enjten, e dërguara speciale Marie Vaton ka pasur si synim të përshkruajë krijimin e një kampi të ri për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje midis Italisë dhe Shqipërisë.

24 Tetor 2024, 16:30 Nga M.B
Marrëveshja për emigrantët/ Le Nouvel Obs: Mafiokraci! Ky projekt
Emigrantët në Shëngjin


LEZHA- E përjavshmja më e madhe franceze, me prirje të qendrës së majtë, Le Nouvel Obs ka publikuar një artikull shumë të gjatë për atë që e quan si mafiokracia shqiptare. Në shkrimin analizë, të numrit që del në treg të enjten, e dërguara speciale Marie Vaton ka pasur si synim të përshkruajë krijimin e një kampi të ri për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje midis Italisë dhe Shqipërisë.

Artikulli thekson se ky projekt ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare, sidomos nga Këshilli i Evropës dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët. Megjithatë, Meloni mbron planin e saj si një qasje e guximshme dhe e re për menaxhimin e migracionit, duke tërhequr vëmendjen e disa vendeve të tjera evropiane. Në shkrim përshkruhen edhe ata zyrtarë shqiptarë që janë pro projektit Rama- Meloni si dhe bëhet një historik i kësaj ideje të finalizuar në nëntor 2023. Por redaksia e Lapsi.al ka përzgjedhur të përkthejë atë pjesë ku flitet për gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe për mënyrën se si kryeministri ynë josh ndërkombëtarët për të fituar legjitimitet për pushtetin e tij.

Besmira Lekaj nuk është raciste. Megjithatë, në Lezhë, kjo aktiviste 39-vjeçare është përpjekur të bashkojë njerëzit kundër “këtyre burgjeve për emigrantët të negociuara në fshehtësi”. Por, përveç një proteste të shkurtër prej disa orësh, e cila u ndalua menjëherë nga bashkia, lëvizja e rezistencës nuk pati sukses. “Në dhjetë vite, pushteti ka shuar opozitën, ka mbytur shoqërinë civile. Nepotizmi po gërryen të gjitha partitë. E djathta, e majta, asgjë nuk ka më kuptim”, ankohet ajo në selinë e organizatës së saj: “Dorë më dorë kundër apatisë kombëtare”.

Pas më shumë se dyzet vitesh totalitarizëm, Shqipëria duket se ka rrëshqitur në një diktaturë tjetër: një “mafiokraci”, e gërryer nga oligarkët, krimi i organizuar dhe mediat që janë në shërbim të tyre. Formula është e shkrimtarit Fatos Lubonja, sipas të cilit kjo marrëveshje është një pjesë tjetër e “platformës gjigante të mbeturinave” që është bërë vendi i tij, i “shitur për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë”. Disidenti politik, i burgosur për afro njëzet vite në burgjet e regjimit të Enver Hoxhës, e njeh shumë mirë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte një nga redaktorët e revistës së tij “Përpjekja” në vitet ’90: “E kam parë të ndryshojë dhe të krijojë një personazh për të kënaqur Perëndimorët.”

Nga njëra anë, ai është një ikonoklast i gjithanshëm, njëkohësisht artist- ka studiuar në Beaux- Arts në Paris- intelektual, basketbollist profesionist, fytyra kozmopolite 2.0 e Shqipërisë, rinovuesi dhe stabilizuesi i Ballkanit, ai që i premton Antony Blinken-it, sekretarit të Shtetit Amerikan, një vend të pastër, të liruar nga krimi dhe paraja e pistë. Nga ana tjetër, ai është klientelist, mik i Melonit, Trumpit dhe Erdoganit, që di të bëjë të harrohen lidhjet e tij me Camorrën italiane. Kur i kujtohet lista e të afërmve të tij të akuzuar për korrupsion ose trafik droge, duke filluar me ish ministrin e tij të Brendshëm të dënuar në 2022, Edi Rama përgjigjet se “s’ka pyll pa derra”.

Megjithatë, derrat trajtohen mirë: ata banojnë në burgje VIP, me kuzhinë personale dhe palestër. Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh.

Ata që mbeten, shohin vendin e tyre duke u shitur për ofertat më të larta: Edi Rama sapo i ka dhënë Jared Kushner-it, dhëndrit të Donald Trump-it, një koncesion mbi ishullin e Sazanit, të njohur gjithashtu si “Maldivet e Evropës”, për ta shndërruar atë në një kompleks për milionerët, me vila luksoze dhe pishina. Dhe kjo nuk është e gjitha: në 2020, ai gjithashtu dha koncesionin e portit të Durrësit grupit Emaar, me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ndërtuar aty një marinë prej 2 miliardë eurosh.

“Kështu është me Ramën: ai vepron dhe mendon si një pronar me Shqipërinë”, thotë me trishtim Migen Qirashi, një aktivist i grupit të opozitës qytetare Civic Resistance në Tiranë. Në kryeqytet, kullat nuk ndalen së ndërtuari dhe çmimet e pasurive të paluajtshme po rriten: “Sot, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Mynih, Romë ose Londër”, konstaton arkitekti 37-vjeçar. Kulla kryesisht të pabanuara, të përdorura edhe për pastrim parash nga krimi dhe korrupsioni, sipas disa mediave investigative…

Kjo duket se nuk shqetëson Edi Ramën. Për të kënaqur Giorgia Melonin, kryeministri shqiptar shumon përkuljet dhe gjestet qesharake. Kështu, pranë portit të Shëngjinit- dhe burgut të tij për emigrantët- ai përuroi në gusht Tratoria Meloni, një restorant me prodhime deti paksa të veçantë, pasi është i mbuluar tërësisht me portrete të lideres italiane. Nëpër mure, ajo shfaqet në të gjitha moshat dhe në të gjitha pozicionet e jetës së saj, në një homazh Warholian shumë kitsch./ “Le nouvel Obs” /Përshtati: Lapsi.al

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen