LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, VOA: Ngjall polemika, akt i bërë pa konsultime paraprake

Marrëveshja me Italinë parashikon që pala shqiptare të ofrojë vetëm pjesë të territorit të saj ku do të ngrihen dy qendra me një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, për migrantët e nisur nga veriu i Afrikës, të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s.

7 Nëntor 2023, 20:07 Nga I.A
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, VOA: Ngjall polemika,
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

TIRANË- Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur dje në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të dy qendrave për pritjen e migrantëve, duke ngritur dyshime për mungesën e trnsparencës rreth saj. Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se një akt i bërë fakt i kryer, pa konsultime paraprake, ngre pikëpyetje. Komisioni europian po ashtu deklaroi sot se ka kërkuar infomacione të detajuara nga Italia duke qenë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ndodh për herë të parë mes një vendi anëtar dhe një shteti jo anëtar.

Marrëveshja me Italinë parashikon që pala shqiptare të ofrojë vetëm pjesë të territorit të saj ku do të ngrihen dy qendra me një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, për migrantët e nisur nga veriu i Afrikës, të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s. Çdo shpenzim mbulohet nga pala italiane, ndërkohë që policia shqiptare merr përsipër të garantojë sigurinë në perimetrin e jashtëm të dy qendrave, një në Shëngjin e tjetra në Gjadër.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është e papranueshme që ndërsa shqiptarët po largohen nga keqqeverisja sipas tij, hapen kufinjtë për emigrantët e paligjshëm. “Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, padiskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh?” u shpreh zoti Basha.

Pasdite, Partia Demokratike, bëri të ditur se deputeti i saj Kreshnik Çollaku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin “për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në këtë vetëofrim, pa asnjë kosultim publik, kur vendet europiane e kanë refuzuar atë, pavarësisht kapaciteteve për të menaxhuar këtë fluks emigrantësh”.

Ish kryeministri Sali Berisha tha se zoti Rama sipas tij “nuk ka autoritetin moral e as ligjor” për të nënshkruar një marrëveshje të tillë, duke kujtuar se mes Italisë dhe SHqipërisë ekziston një akt i përbashkët i firmosur shumë vite më parë: “Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali. Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit”.

Kryeministri Rama deklaroi dje se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë, dhe se për këtë arsye, një marrëveshje të tillë nuk do e kishte firmosur me asnjë shtet tjetër. Por nënkryetari demokrat i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh sot përmes një statusi në Facebook se pavarësisht mirënjohjes ndaj Italisë, Shqipëria sipas tij nuk është gati “ende gati për të ndermarrë hapa të tillë “mikpritjejë” , duke vënë në pah krizën e migrantëve të cilën “Italia mezi po e menaxhon mes shumë polemikash atje dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu”.

Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se “pikëpyetja që lind në kushtet kur kjo marrëveshje duket se bëhet faktike, pa asnjë proces konsultues gjithëpërfshirës, është se si do të mund Shqipëria të ndihmojë fqinjët pa dhënë rezultate të qëndrueshme e të qenësishme lidhur me këtë fenomen që ka prekur atë vetë, si një vend transit”, u shpreh drejtoresha Erida Skëndaj duke shtuar se “Kampet e refugjatëve edhe në vetë vendet e Bashkimit Evropian në jo pak raste kanë shfaqur një sërë problematikash në drejtim të respektimit të të drejtave të këtyre shtetasve, sa i takon kushteve dhe trajtimit jo adekuakt që kanë cenuar dinjitetin e tyre njerëzor, abuzimet e rënda që kanë ndodhur me ta, përdorimin apo shfrytëzimin e tyre nga organizata kriminale. Në kontekstin shqiptar, të gjitha këto risqe amplifikohen dhe janë më të shtuara”.

Sipas zonjës Skëndaj “kalimi i këtyre shtetasve nga Italia në Shqipëri nuk mund të justifikohet objektivisht, nëse marrim në konsideratë hapësirën gjeografike të secilit shtet, statusin e tyre ne raport me Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik, social, kapacitetet pritëse por edhe nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vetë detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian në raportin e fundit screening”

Marrëveshja e djeshme u pasua me polemika të shumta dhe në Itali. Kreyministrja Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit vitin e kaluar në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet janë gati dyfishuar. Opozita italiane ngriti pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e këtij akti.

Komisioni europian deklaroi sot se “ne jemi në kontakt me autoritetet italiane për detajet, sepse ne duhet të shohim detajet e kësaj marrëveshje dhe kemi kërkuar të kemi informacion për to”, theksoi zëdhënësja Anitta Hipper, duke shpjeguar se Komisioni kishte qenë paraprakisht në dijeni të marrëveshjes dhe me sa është njohur deri tani, ajo nuk duket të jetë e ngajshme me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës.

Marrë nga VOA

edi rama shqiperia marreveshje me italine per emi giorgia meloni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet