LIVE UPDATES
Politike

Qeveria në fshehtësi të plotë për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë, nuk publikon dokumentin

Të dy kryeministrat pozuan para kamerave duke firmosur një marrëveshje, që ndonëse shkaktoi një ortek reagimesh në Shqipëri, vazhdon të mbetet e panjohur për opinionin publik.

7 Nëntor 2023, 17:20 Nga Blerina Gjoka
Qeveria në fshehtësi të plotë për marrëveshjen e
Firmosja e marreveshjes

TIRANË-Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën se mijëra refugjatë që zbarkojnë në brigjet italiane do të strehohen në Shqipëri, në pritje të trajtimit të aplikimit të tyre për azil.

Të dy kryeministrat pozuan para kamerave duke firmosur një marrëveshje, që ndonëse shkaktoi një ortek reagimesh në Shqipëri, vazhdon të mbetet e panjohur për opinionin publik.

“Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet,” tha Rama në një intervistë të shkurtër për gazetarin Bruno Vespa, sipas njoftimit të qeverisë, por përmbajtja e dokumentit nuk u bë publike as gjatë ditës së martë.

BIRN kërkoi një kopje të marrëveshjes së firmosur, por drejtori i komanduar i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, tha se do të merrte kohë për t'i dhënë një përgjigje kërkesës për të drejtë informimi. Ai nuk u përgjigj pyetjes se “pse marrëveshja nuk ishte bërë publike”.

Kjo agjenci u mjaftua me një postim në rrjetin social Facebook me titull “disa fakte mbi marrëveshjen e fundit…”, sipas së cilit “në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë”.

Statusi në Facebook thekson gjithashtu se Italia do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse, se shpenzimet për këtë proces do të mbuloheshin nga Italia dhe se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti në Shqipëri nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit.

Vendimarrja personale e kryeministrit Rama dhe mungesa e transparencës për këtë marrëveshje u kritikua nga opozita.

Partia Demokratike njoftoi se kishte kërkuar interpelancë urgjente me Ramën për këtë çështje në seancë plenare dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence.

“Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje, pasi nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë,” thuhet në njoftimin e PD.

Ndërsa  grupi tjetër opozitar demokrat që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha e quajti marrëveshjen të pavlefshme dhe akuzoi Ramën se me këtë marrëveshje po u shërben trafikatëve të qenieve njerëzore.

“Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e don të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta,” tha Berisha në një reagim publik.

Ndërkohë ai sugjeroi se mes dy vendeve ka një marrëveshje në fuqi, e firmosur gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, që garanton që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t'u nisur në vendin e tij.

Sipas Berishës, në kushtet kur 100 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2021, – “Rama nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor… që të firmosë në emër të Shqipërisë”.

Një marrëveshje mes dy vendeve nuk mund të hyjë në fuqi vetëm me firmën e kryeministrit, por kërkon miratim në Këshillin e Ministrave dhe ratifikim në parlament./Marre nga BIRN

marreveshja per refugjatet

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit