LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakër mjedisore, tonelata me inerte brenda Liqenit të Butrintit në Ksamil!

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.

5 Shtator 2023, 22:20 Nga I.A
Masakër mjedisore, tonelata me inerte brenda Liqenit të Butrintit
Inertet

SARANDË- Tonelata me inerte janë hedhur për disa muaj me radhë brenda Liqenit të Butrintit, një zonë e mbrojtur. Megjithëse institucionet shtetërore e konstatuan që në muajin mars 2023, para fushatës dhe zgjedhjeve lokale 2023, sërish personat apo firmat (e paidentifikuara) vijuan të hedhin inerte, duke tentuar të rrethojnë vendin ku u hodhën këto inerte brenda në liqen.

Disa ditë më parë, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën informacione për hedhjen e këtyre inerteve të rënda brenda Liqenit të Butrintit. Kamera e Fiksit filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa sot me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale (nga google earth dhe google maps) rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje dhe çuditërisht askush nuk është identifikuar.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.

Pas këtij konstatimi, gazetarët e emisionit investigativ shkuan te Njësia Administrative Ksamil. Administratorja e re u thotë se “s’kam dijeni”. Më pas, administratorja lajmërojën Policinë Bashkiake. Pas disa minutash, te Njësia shkoi një patrullë e kësaj policie, të cilën gazetarët e shoqëruan te vendi që ishin hedhur inertet.

Bashkë me policinë bashkiake, në atë vend shkon edhe një Inspektor i Mbrojtjes së Territorit (IMT-ja) nga Bashkia e Sarandës. Inspektori i IMT-së thotë se ka dy muaj në punë dhe ka bërë një akt konstatimi në fillim të muajit gusht 2023 për ngritjen e murit. Por, gjithmonë pa autor! Gazetarët e pyesin se si ka mundësi që janë hedhur një sasi e madhe inertesh në Liqen dhe askush s’i ka parë?! Madje, rferimet apo konstatimet gjithmonë kanë qenë pa autor. Inspektori përgjigjet se po bën disa javë në punë dhe ato janë hedhur më përpara. Nuk pranon të japë intervistë aty, por pohon se do të flasë shefi te Bashkia e Sarandës.

Gazetarët shkojnë te Bashkia e Sarandës, takojmë kreun e IMT-së. Edhe kryeinspektori pohon se kanë bërë konstatime edhe në të kaluarën për inertet, por gjithmonë pa autor. Sipas IMT-së, inertet janë hedhur në muajin mars e prill 2023 (përkon me situatën para zgjedhjeve lokale). Pohon se janë bërë disa referime në polici e prokurori, por s’kanë gjetur autor. Në lidhje me murin thotë se është konstatuar në muajin gusht (sërish pa autor).

Inspektori i IMT-së – Është e proceduar, do t’ju jap foto unë tani mund të vini në zyrë ti merrni …

Gazetari – Është e proceduar më përpara?!

Inspektori i IMT-së – Është e konstatuar dhe e proceduar nga ana jonë.

Gazetari – Po kur, para sa kohësh?

Inspektori i IMT-së – Ja ta shikoj, unë kam në datë 7 korrik kam filluar punë.

Inspektori i IMT-së – Pa emër!

Gazetari – Po ata e kanë rrethuar, kanë filluar ta rrethojnë.

Inspektori i IMT-së – Po muri aq, unë e kam konstatuar në këtë fazë që është.

Inspektori i IMT-së – Po!

Gazetari – Ti je personi i parë që e konstatove këtë, dmth nga policia, IMT-ja, bashkia.

Inspektori i IMT-së – Me sa jam unë në dijeni është mbajtur edhe një procedurë tjetër edhe nga ana e policisë edhe nga ana Inspektorëve të mëparshëm vetëm për pjesën e hedhjes së bazave, të inerteve që janë hedhur. Është mbajtur një akt-konstatim tjetër. Kurse kjo është për murin, për murin e kam mbajtur unë.

Gazetari – Kur është mbushur e gjithë kjo zona? Se hajt se nuk është parë 1 herë, 2 herë! Ku janë marrë të gjitha këto inerte? Ku janë marrë të gjitha këto inerte?! Ça punimesh janë bërë këtej, është bërë ndonjë rrugë këtej? Është bërë ndonjë rrugë e re.

Inspektorët e Policisë Bashkiake ai i IMT-së – (Heshtin)

Inspektori i IMT-së – Jo.

Inspektori i IMT-së – Jo. Kjo që po të tregoj është pjesa që mbaj unë. Ana dokumentare është në atë, zyrë.

Gazetari – Nga ajo që keni konstatuar ju, e gjitha kjo është pa leje?

Inspektori i IMT-së – Po.

Gazetari – Komplet e gjitha pa leje?

Inspektori i IMT-së – Po, e gjitha kjo punë është pa leje!

Gazetari – Nga muri, nga inertet nga bllokimi.

Inspektori i IMT-së – Po.

Gazetari – Tani, kjo është zonë e mbrojtur mesa di, është Park Kombëtar. AdZM-ja ka bërë ndonjë kallëzim përveç jush apo s’e di? Apo do ti lajmëroni ju

Inspektori i IMT-së – Nuk jam në dijeni. Ne kemi të njëjtin tagër si inspektorë. Edhe pjesën e ndërtimit.

Gazetari – Ti e ke konstatuar në fillim të gushtit.

Inspektori i IMT-së – Po.

Gazetari – Më përpara ka qenë vetëm një konstatim për inertet që janë hedhur.

Inspektori i IMT-së – Për inertet, po.

Gazetari – Që janë hedhur vazhdimisht?

Inspektori i IMT-së – Po.

Gazetari – Të hidhet 1 makinë hajde dakort, të hidhen 1, 2, 3 makina. Po të hidhet e gjitha kjo, në këtë zonë këtu!

Inspektori i IMT-së – Di që edhe nga Policia e Shtetit është mbajtur dy herë.

Inspektori i IMT-së – Më përpara, nuk e di në ça date, kohe. Unë tani e kam konstatuar për pjesën e murit,edhe për pjesën e hedhjes së bazave. Janë konstatuar janë hedhur.

Gazetari – Se ato duken që janë punime të 3-4 muajve të fundit. Duken! 3-4 muaj maksimumi!

Inspektori i IMT-së – Po. Të vemi në zyrë.

Gazetari – Atje do shkojmë, do shkojmë.

Shkojmë në Bashkinë e Sarandës

Gazetari – Ja për këtë rastin, nëse na jepni intervistë!

Kryeinspektori i IMT-së – Mund të bëni një kërkesë dhe çfarë do ju duhet do t’ua vë në dispozicion.

Gazetari – Kjo s’ishte me shkresa, kjo ishte faktike.

Kryeinspektori i IMT-së – Edhe unë i kam kryer procedurat.

Gazetari – Po mirë, na jepni intervistë.

Kryeinspektori i IMT-së – Po intervisë s’jap dot! Në periudhën që kam ardhur unë këtu e dy muaj, nuk janë kryer 1 procedurë, janë kryer plot procedura. Ka edhe procedura të mbartura që janë kryer.

Gazetari – Ne e kemi për këtë.

Kryeinspektori i IMT-së – Për këtë e ke të plotë. Po ç’intervistë mund të jap unë për këtë?

Gazetari – Po ajo ishte faktike.

Kryeinspektori i IMT-së – Po edhe unë faktike e kam kryer punën, procedurën.

Gazetari – Të ishte faktike s’do të vazhdonte ashtu ajo situata.

Kryeinspektori i IMT-së – Unë kam nxjerrë procedurën e prishjes ti vazhdon akoma tani.

Kryeinspektori i IMT-së – Si?

Kryeinspektori i IMT-së – I kemi bërë shkresë komisariatit për ta gjetur kush është.

Gazetari – Kur janë hedhur ato në çfarë kohe.

Kryeinspektori i IMT-së – Të lutem ato janë hedhur më herët në muajin mars i 3-ti në mos gaboj, ndërsa muajin e kaluar kemi shkuar.

Gazetari – Në mars (para zgjedhjeve lokale të 2023-shit)?

Kryeinspektori i IMT-së – Unë kam filluar më 29 qershor punë këtu. Dhe në rastin konkret edhe Policia e Shtetit na ka kërkuar neve çfarë procedurash keni ndjekur ia kemi vënë në dispozicion. Dhe jemi të dy palët në luftë për të gjetur identitetin e personit kush e ka bërë.

Gazetari – Deri tani s’është gjetur?

Kryeinspektori i IMT-së – Absolutisht.

Gazetari – Nga marsi deri në shtetor?

Kryeinspektori i IMT-së – Zotëri, unë flas 29 korrik deri sot që është 1 shtator. Edhe pse s’e kam gjetur, unë kam kryer urdhrin e ekzekutimit për ta prishur.

Gazetari – Kur do prishet?

Kryeinspektori i IMT-së – Ëëë.

Gazetari – Apo kur të vijë fadroma …

Kryeinspektori i IMT-së – Do ishte prishur sot po na u prish dje mjeti i Drejtorisë së Shërbimeve që i kishim marrë të dyja aktet një në Kodër dhe një në Ksamil. Do ishte prishur sot.

Gazetari – Konstatimin e keni bërë ju me referim të Policisë Bashkiake.

Kryeinspektori i IMT-së – Jo Zotërri e kam bërë unë, unë nuk e referoj nga Policia Bashkiake e kam bërë unë me inspektorët e mi.

Gazetari – E ke bërë ti me inspektorët e tu! Dakort, jo në momentin tënd, po para me ato shkresa që ke parë ti.

Kryeinspektori i IMT-së – Po.

Gazetari – Është bërë (konstatimi) në momentin që është hedhur 1 makinë me zhavor apo është bërë në momentin që është hedhur i gjithë ai zhavori?

Kryeinspektori i IMT-së – Zotëri, ne e kemi konstatuar murin për pjesën time dhe asnjë gjë tjetër!

Kryeinspektori i IMT-së – Murin Zotëri. Unë e kam bërë mo Zotëri.

Gazetari – Inertet ishin hedhur (në liqen).

Kryeinspektori i IMT-së – Edhe ajo është pasqyruar.

Gazetari – Ishte gati 5 mijë metër katrorë.

Kryeinspektori i IMT-së – Është pasqyruar.

Marrë nga Top Channel

liqeni i butrintit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri