LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i qetë: Edhe 5 dënime përjetë të marr, nuk pendohem, gjithçka e kisha planifikuar!

• Dan Hutra, 40-vjeçari që ekzekutoi me kallashnikov 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, doli sot para Gjykatës Penale. Gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat. • Ai akuzohet për 3 vepra penale që janë "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘Vrasjes me paramendim’ dhe ‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e të armëve’ .• Në seancën e sotme ai u mbrojt nga një avokat i shtetit. • Gjykata vendosi të mbyllte dyert në seancën në ngarkim të tij, pasi dyshohet se është përfshirë edhe në krime të tjera në kohën që ka qenë i lirë. • Hutra është shprehur në seancë se edhe sikur 5 herë të dënohej përjetë, nuk pendohet për krimet që ka kryer. • Autori i vrasjes së 3 grave ka thënë se gjithçka ishte planifikuar dhe se shkaku lidhet me arrestimin për dhunë ndaj Elena Hysës.  • Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. • Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.• Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. • Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. • Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. • 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Marjanës do t’i prisja kokën me biçak”, detaje nga dëshmia e Dan Hutrës: Për Etlevën i thash Vladimirit se do ia bëja kurban

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i
Dan Hutra

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e Dan Hutrës në seancën gjyqësore. Teksa nuk shfaqi asnjë pendesë, ai tha se i kreu krimet me ndërgjegje të plotë.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Nuk jam i penduar. I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, tha ai gjatë seancës.

Po ashtu Hutra iu tha hetuesve se makinën e mori me qira ndërsa se kallashnikovin e mori në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë.

“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, shpjegoi ai.

Për Etleva Kurtin tha se e ekzekutoi në shtëpinë e prindërve, në Kamzë pasi kishte konflikt me vëllain e saj në burg.

“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë. Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, tha Hutra.

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT- Bluza me gjakun e viktimave, killeri i 3 grave vazhdon mizorinë edhe në gjykatë... 

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i

TIRANE- Me gjakun e 3 viktimave të tij në bluzë, Mevlute Hysës, Hasime Dafkut dhe Etleva Kurtit, killeri Dan Hutra, e ka pranuar autorësinë e vrasjeve, duke pohuar se kishte arsye për ti bërë dhe se faji nuk bie mbi të, por mbi sistemin e drejtësisë. Në seancën e sotme, ai u paraqit me një bluzë sportive me kapuç, ku dukeshin njollat e gjakut. Hutra pranoi fajësinë për vrasjet ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat. Përtej kërkesës së faljes dhe mungesës së pendesës, Hutra deklaroi se edhe 5 herë të dënohej me burgim të përjetshëm, nuk do të pendohej dhe do ti bënte sërish vrasjet e të mërkurës. 

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Kisha motivet e mia", si u mbrojt Dan Hutra në gjykatë: I bëj thirrje drejtësisë të mos dënojë më persona të pafajshëm

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i
Dan Hutra

TIRANE- Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka thënë në gjykatë se për secilën nga ngjarjet ka patur motivet e tij. Në dëshminë e tij, Hutra ka thënë se pranon akuzat por ka shtuar se është sistemi i drejtësisë fajtor që e ka dënuar kur ai ka qenë i pafajshëm duke sjellë në përfundimin me masakra të tilla.

Më tej, në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, ai tha se: Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg. Çfarë tha prokurori, i pranoj, i kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet, kisha motivet e mia... I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla.

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dan Hutra në seancë: Edhe 5 dënime përjetë të marr nuk pendohem! Më dënuan pa faj për dhunë, nuk e kisha prekur Elenën me dorë!

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i
Dan Hutra

TIRANE- Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave mohon që të ketë ngritur dorë mbi Elena Hysën në kohën kur çifti jetonte bashkë, kohë përpara krimit makabër. Në dëshminë e tij në gjykatë, Hutra ka thënë se nuk ka asnjë pendesë dhe se vrasjet i kishte planifikuar kohë më parë. Hutra ka thënë se shkaku i vrasjes lidhet me një mëri të tijën me arrestimin për kallëzimin e bërë nga familja Hysa, që e akuzonin se kishte dhunuar Elenën.

"Asnjë pendesë. Edhe 5 dënime përjetë të marr nuk pendohem. I kisha planifikuar vrasjet me kohë. Jam dënuar pa faj npër dhunën në familje. Nuk e kisha prekur me dorë."-është shprehur Hutra.

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gjykata mbyll dyert në seancën për Dan Hutrën, dyshohet se ka kryer krime të tjera kur ishte i lirë

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i
Dan Hutra ne Gjykate

TIRANE- Ka nisur në ambientet e Gjykatës Penale seanca në ngarkim të 40-vjeçarit Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e 3 grave të mërkurën në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se gjykata vendosi ta zhvillojë këtë seancë me dyer të mbyllura pasi Dan Hutra, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale në kohën kur ishte i lirë, përveç vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave. 

"Fakti që gjykata ka mbyllur dyert për median do të thotë që Dan Hutra dhe sipas informacioneve që kam, po hetohet për vepra të tjera të rënda penale që mund të ketë kryer teksa ishte i lirë se pasi përfundoi 16 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së parë në maj 2021 u la i lirë e më pas u arrestua në qershor 2022, e dyshohet që gjatë kësaj periudhe ka kryer krime të rënda e për këtë arsye po hetohet e janë duke u kryer veprime hetimore.Se cilat janë këto ngjarje, prokuroria dhe policia janë duke i mbajtur në top sekret, por nga ana tjetër ka mjaft veprime hetimore në dosjen e prokurorisë e për këtë shkak u vendos që seanca të bëhet me dyer të mbyllura”.-tha Lala. 

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- "A je penduar?", Dan Hutra del para gjykatës, me kokën lart nuk shpreh fije pendese...

Vrasësi i trefishtë, Dan Hutra del para Gjykatës, sportiv dhe i
Dan Hutra

TIRANE- Me një bluzë sportive "hoodie" me kapuç dhe duke parë kamerat që ndodhen brenda sallës së gjyqit, Dan Hutra, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ka dalë para gjykatës. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë. 

Gazetarët në sallë e kanë pyetur nëse është penduar për vrasjet. Por ai nuk ka folur. Duke i parë gazetarët nuk ka thënë asnjë fjalë, as pendesë apo kërkim falje për viktimat./Dosja.al

 

 

 



dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen