LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrimi për vizën gjermane i zhvat 1500 euro qytetarit, i dërgojnë taksin për ndërmjetësim

Mesazhet kanë rreth një javë, shpjegon qytetari dhe overdraft-i ende nuk është marrë.

24 Nëntor 2023, 21:42 Nga h.k
Mashtrimi për vizën gjermane i zhvat 1500 euro qytetarit, i
Investigim Maliq

MALIQ-Një tjetër qytetar nga Korça tregon se është mashtruar si fillim nga një Dashi në Pogradec që pretendonte se punonte në bashki, më pas nga Zamira e në fund nga Kristina Bodi, duke dhënë në total 1500 euro për një vizë gjermane. Në qershor emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi rastin e një qytetari nga Maliqi, i cili tregoi, se kishte dhënë 1200 euro tek Kristina Bajram Bodi për një vizë gjermane. 

Gazetarja: Fillimisht, si kontaktove me këtë qytetare?

Qytetari: Kam kontaktuar nëpërmjet një miku që e njoh nga shoqëria ime, që quhet Dashi Jesku. Ky Dashi më është prezantuar si punonjës i bashkisë së Pogradecit që të ishte më i besueshëm dhe më ka kontaktuar me një person që quhej Kristina Bajram Bodi. Më ka thënë që do marrësh vizën për dy javë, kam paguar diku te 1500 euro dhe unë për momentin nuk po marr as vizë, as pasaportën.

Gazetarja: Këto para, si i ke dorëzuar?

Qytetari: Disa i kam dhënë nëpërmjet bankës dhe disa m’i kanë marrë nëpërmjet taksive dhe nëpërmjet një zonje që quhet Zamira.

Gazetarja: Po kjo, sekserja nr. 2?

Qytetari: Mund të jetë edhe seksere, por kam folur në telefon dhe më ka thënë që do marr ato 1500 eurot e Kristinës.

Gazetarja: Nga ky 1500 euro që ti pretendon se ia ke dorëzuar Kristina Bodit, sa para i ke dorëzuar nëpërmjet llogarisë bankare?

Qytetari: Nga 1500 euro, 300 euro ia kam çuar me bankë në emrin e Kristina Bajram Bodit dhe 180 euro i kam dhënë Dashi Jeskut.

Gazetarja: Sekserit nr. 1.

Qytetari: Sekserit nr. 1 dhe 250 ia kam dhënë Zamirës që ka ardhur m’i ka marrë te shtëpia.

Gazetarja: Sekserit nr. 2. 700 eurot?

Qytetari: 700 eurot e tjera i kam çuar nëpërmjet taksive që më dërgonte Kristina Bajram Bodi. 6 muaj nuk po marr dot as lekët dhe as pasaportën.

Qytetari i mashtruar tregon, se ka komunikuar me mesazhe zanore me një grua që e dinte se ishte Kristina Bodi, por në fakt ishte Verjana Gega. Kjo e fundit i thotë se do të marrë overdraft në bankë për ta shlyer.

Verjana Gega: Overdraft-i është kur merren 3-4 rroga në bazë të rrogës që ti merr, ke të drejtë të marrësh deri në 5 paga. Unë jam në bankë për të firmosur overdraft-in që do të marr. Bile po do, do të ta çoj edhe ty me foto që ta shikosh. Nuk kam pse të gënjej. Të lutem, ti je djalë i mirë. Më prit dhe t’i mbarojmë gjërat tamam!

Dëgjoje mirë këtë ‘voice’, ti daç prit, daç mos prit! Unë jam duke marrë overdraft 3 rroga plus edhe 250 mijë lekë shtesë. Domethënë, për dy ditë bëhet! Që i bie 1 milionë e gjysmë. Po do të presësh, prit! Po nuk do, vazhdo! Nëse e ke ndarë mendjen që t’i zgjasësh gjërat kot pa lidhje, bujrum,vazhdo zgjati! Unë ta di sikur litarin në fyt të kem, nuk i kam ditën e nesërme! Ti do prit, mirë! Do mos prit, si të duash! Ta di që edhe të vdes, të varem me litar nuk kam asnjë lloj mundësie.

Mesazhet kanë rreth një javë, shpjegon qytetari dhe overdraft-i ende nuk është marrë.

investigim maliq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet