24 Prill 2024, 16:46
Nga E. D
foto nga vendngjarja
SHËNGJIN- Dy persona rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, për shkak të dallgëve të larta. Mësohet se dy personat me iniciale GJ. L 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç mbetën të bllokuar si rezulatat i dallgëve të larta dhe menjëherë autoritetet me të marrë informacionin lokalizuan dhe u erdhën në ndihmë dy qytetarëve. Gjithashtu Policia thotë se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu janë tërhequr në hapësirën e portit edhe mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.
Njoftimi i Policsë:
Shëngjin, Lezhë.Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta. Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.
Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin. Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë. Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.
Aktualitet
24 Prill 2024, 16:37
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më 22 prill në Kukës jan&...
Aktualitet
24 Prill 2024, 16:41
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet pasi u vetëdorëzua, 39-vjeçari i shpallur në kërkim Edison Demiri në Kap...
Aktualitet
24 Prill 2024, 15:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Faza e dytë e provimit të Magjistraturës, e cila ishte projektuar të mbahej ditën e sotme n&eum...
Aktualitet
24 Prill 2024, 15:34
I.A
I denuari
KORÇË- Një i dënuar që ka përfituar ditën e sotme nga Amnistia Penale ka dalë nga burgu duke ironi...
Aktualitet
24 Prill 2024, 15:34
I.A
Laert Haxhiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar autorin e masakrës s&eu...
Aktualitet
24 Prill 2024, 14:31
r.ll
ardian visha, fatmir mediu
TIRANË- Në seancën e sotme në procesin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, p&eu...
Aktualitet
24 Prill 2024, 13:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në 10 kompani vetëm katër prej tyre i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit. Të dhën...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:44
N.F
Shqiptari i arrestuar
ANGLI- Një trafikant shqiptar i cili përdorte WhatsApp-in për të organizuar 31 kalime me varka të vogla...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:36
r.ll
muhamet rrumbullaku, ervin muça
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për ndërhyrjet në sistemin TIMS i ka nisur drejtorit të...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:36
N.F
Policia
ELBASAN- Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë shpallur në kërkim ...