LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

Landfilli i Sherishtës nisi ndërtimin pesë vite më parë nga kompania “Integrated Technology Services”, në pronësi të Klodian Zotos dhe u financua nga një kredi dhe grant nga banka gjermane, me një vlerë totale prej 26 milionë eurosh, nga të cilat 12.5 milion euro kredi. 

22 Korrik 2025, 21:10 Nga r.ll
Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e
foto ilustruese

VLORË- Pesë vjet ndërtim, 26 milionë euro investim dhe premtime të përsëritura për një zgjidhje përfundimtare. Por sot, Vlorës i vjen ende era plehra. Mbetjet urbane vazhdojnë të shkarkohen në vendgrumbullimin e vjetër, vetëm pak metra larg zonave të banuara dhe detit. Edhe pse Landfilli i ri në Sherishtë është shpallur zyrtarisht i hapur që në prill, ai rezulton praktikisht jashtë funksionit.

Landfilli i Sherishtës nisi ndërtimin pesë vite më parë nga kompania “Integrated Technology Services”, në pronësi të Klodian Zotos dhe u financua nga një kredi dhe grant nga banka gjermane, me një vlerë totale prej 26 milionë eurosh, nga të cilat 12.5 milion euro kredi.  Megjithëse duhej të përfundonte brenda dy vitesh, ai u përurua vetëm këtë vit.

Por realiteti është tjetër. Peshorja, një element bazë për matjen dhe regjistrimin e sasisë së mbetjeve, nuk është vënë kurrë në punë. Sipas drejtoreshës së landfillit, ajo është “e prishur” dhe aktualisht ndodhet “në ruajtje nga policia bashkiake”. Asnjëherë nuk është përdorur.

Në 29 prill, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, deklaroi publikisht hapjen e landfillit të ri dhe mbylljen e vendgrumbullimit të vjetër, duke premtuar fundin e zjarreve dhe ndotjes.

Por më 7 qershor, Vlora u përfshi sërish nga shtëllunga tymi. Një zjarr tjetër në vendgrumbullimin e vjetër përhapi ndotje në të gjithë qytetin. Policia hapi hetim ndaj drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrimit dhe katër punonjësve të bashkisë.

Një vëzhgim në terren nga gazetarët e emisionit Fiks Fare zbuloi se dhjetëra kamionë vijojnë të shkarkojnë çdo ditë në vendgrumbullimin e vjetër. Pamje ajrore tregojnë se hyrja në landfillin e ri është devijuar, duke shmangur peshoren, ndërkohë që shumica e kamionëve nuk hyjnë fare atje.

Një punonjës i landfillit të ri pranoi se vetëm një kamion kishte mbërritur dhe më pas dera ishte mbyllur. Ndërkohë, një pjesë e vogël e mbetjeve që arrijnë në Sherishtë mbulohen me dhe, nuk përpunohen.

Kryetari i Bashkisë, në një intervistë, fillimisht mohoi që mbetjet të shkonin në vendgrumbullimin e vjetër. Më pas, pranoi se kishte shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrimit. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje konfirmoi më pas se në Sherishtë shkojnë vetëm mbetjet nga koshat, ndërsa të gjitha mbeturinat që ndodhen jashtë tyre – përfshirë mbetje të mëdha si elektroshtepiaket – shkojnë në vendgrumbullimin e vjetër.

Kur u pyet për përqindjen e mbetjeve që dërgohen në landfillin e ri, ai nuk kishte një përgjigje.

Ndërkohë që Vlora promovon veten si një qytet turistik modern, plehrat dhe zjarret në periferi vazhdojnë të helmojnë ajrin, ujin dhe reputacionin e saj. Investimi prej miliona eurosh në Sherishtë, i mbuluar me premtime politike, ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Deri më tani, më shumë sesa zgjidhje, ai është kthyer në një simbol të paaftësisë për të menaxhuar një nga problemet më bazike të një qyteti: mbetjet./ Top Channel

mbetjet ne vlore landfilli i sherishtes

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit