LIVE UPDATES
Aktualitet

Media italiane: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët po shihet tani si një shembull i mirë nga vendet e BE-së

Në artikull thuhet se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, pavarësisht se kundërshtohet nga opozita dhe gjyqësori italian, në shtetet e tjera europian, por tërheq interes të madh.

22 Korrik 2025, 18:33 Nga r.ll
Media italiane: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët po
foto ilustruese

ITALI- Danimarka, Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për krijimin e qendrave të jashtme për të përpunuar kërkesat për azil dhe për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë, ashtu siç po përpiqet të bëjë Italia me qendrat e ndërtuara në Shqipëri.

Media italiane "Il Giornale", shkruan se çështja e imigracionit dhe riatdhesimit ishin ndër temat kryesorë të trajtuara në një takim joformal të Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së në Kopenhagen. 

Në artikull thuhet se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, pavarësisht se kundërshtohet nga opozita dhe gjyqësori italian, në shtetet e tjera europian, por tërheq interes të madh. Kjo sepse konsiderohet sistemi më i mirë aktual për të filluar zgjidhjen e problemit, megjithëse me disa modifikime formale.

Ministri i Brendshëm i Danimarkës, Gjermanisë dhe Francës kanë shprehur mbështetje në takimin në Kopenhagen për qendrat e riatdhesimit, si ato që Italia ka ngritur në Shëngjin dhe Gjadër. 

ARTIKULLI I PLOTË: 

Takimi joformal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së në Kopenhagen është një nga ngjarjet e para të mandatit të Danimarkës si Presidente e Këshillit Evropian dhe është një mundësi për ministrat e brendshëm për të adresuar çështjen e imigracionit dhe, në veçanti, riatdhesimin.

Kjo është një çështje që kryeministrja daneze Mette Frederiksen e kishte përcaktuar që kur mori detyrën, kur tha se "njerëzit që vijnë nga jashtë, kryejnë krime të rënda dhe nuk respektojnë mënyrën tonë të jetesës nuk kanë vend në Evropë dhe duhet të dëbohen".

Ministri i Imigracionit në Danimarkë, Kaare Dybvad Bek, me të mbërritur në takimin e Kopenhagenit, përsëriti se "sistemi evropian i azilit është në krizë. Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative".

Presioni i fortë i ushtruar në kufijtë lindorë dhe jugorë kërkon zgjidhje të reja për të "riatdhesuar njerëzit më shpejt. Ne duhet të gjejmë zgjidhje inovative dhe marrëveshje të reja me vendet jashtë Bashkimit Evropian". 

Pakti Itali-Shqipëri lëviz pikërisht në këtë drejtim, dhe pavarësisht se kundërshtohet fort në vend nga grupet e opozitës qeveritare dhe gjyqësori në Itali, pak jashtë kufijve të shtetit italian po tërheq interes të madh në vendet që do të donin ta kopjonin atë, sepse konsiderohet sistemi më i mirë aktual për të filluar zgjidhjen e problemit, megjithëse me disa modifikime formale.

Ajo që Kaare Dybvad Bek mbështet janë CPR-të e jashtme, të cilat janë ato që Italia do të donte që të bëheshin qendrat në Shqipëri.

"Qendrat e pritjes në Shqipëri dhe në propozim për Ruandën janë për përpunimin e kërkesave për azil. Dhe mendoj se ka shembuj të shkëlqyer të outsourcing-ut dhe marrëveshjeve individuale, por sigurisht që duhet të krijojmë modelin tonë evropian për këto zgjidhje", është shprehur ministri danez.

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, me mbërritjen e tij në Kopenhagen, përsëriti mbështetjen e tij për qendrat e riatdhesimit sepse, tha ai, "ne e konsiderojmë këtë një qasje inovative absolutisht të nevojshme" dhe "kjo kërkon bashkëpunimin e vendeve partnere".

Marrëveshjet e këtij lloji, si ajo italo-shqiptare, shtoi Dobrindt, janë shumë të vështira për t'u zbatuar nga shtetet anëtare individuale, "ne e kemi parë tashmë këtë në disa raste në të kaluarën". Megjithatë,"ekziston edhe mundësia e kontrollit të situatës në nivel evropian dhe kështu të kemi mundësi zbatimi dukshëm më të mira ". Ministri i Brendshëm francez, Bruno Reitailleau, e konfirmoi gjithashtu këtë.

media il giornale marreveshja itali-shqiperi per emigrantet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet