LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbetjet urbane dhe të ngurta dëmtojnë imazhin turistik të Valbonës

Pronarët e bujtinave në Valbonë shprehen se autoritetet duhet ti forcojnë përpjekjet për pastrimin e mbejteve urbane dhe inerte, të cilat kërcënojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në luginë.

8 Korrik 2023, 09:08 Nga k.m.
Mbetjet urbane dhe të ngurta dëmtojnë imazhin turistik të
Foto ilustruese

Jonuz Vokshi ka udhëtuar nga Gjakova bashkë me familjen e tij të madhe për në luginën e Valbonës, vendi i tij i preferuar për të pushuar gjatë diteve të nxehta të verës.

“Më pelqen shumë natyra, klima, uji i kristaltë i Valbonës,”- shprehet Jonuzi, i cili me krenari pohon se e ka vizituar luginën 30 herë bashkë me familjen.

“Por kam vërejtje për mbeturinat dhe inertet që janë të hedhura gjithandej”, shtoi ai me keqardhje.

Motra e Jonuzit, Arbnora Morina jeton në shtetin Wisconsin në SHBA. Ajo vjen çdo vit për pushime në Gjakovë dhe gjatë pushimeve frekuenton disa herë Valbonën.

“Dora e Zotit ka rregulluar gjithçka përfekte, por mbeturinat janë problem,”- tha ajo, ndërsa shtoi se ka parë që në kontenierët e mbeturinave ushqehen kuajt dhe ato i shperndajnë mbeturinat përreth.

“Ka ndërtime pa plan dhe inerte të hedhura gjithandej”, u ankua Arbnora.

Bashkëshortja e Jonuzit, Vjollca kujtoi se ndërtimi i dy HEC-eve në lumin Valbona gjithashtu ka ndikur në mënyrë negative rrjedhën tij.

“Shoh herë pas here që me ndërtimin e këtyre HEC-eve është pakësuar edhe uji në një pjesë të madhe të shtratit të lumit”, tha ajo.

Bashkia e Tropojës pranon se ekzistojnë problemet me ndotjen dhe mbetjet, por përfaqësues të qeverisjes vendore dhe prefekturës po punojnë për ta mbajtur mjedisin të pastër.

“Ka mbetje të hedhura edhe në lumenj të tjerë, por kemi disa projekte për t'i pastruar,” tha Aranit Ymeri, përgjegjës në sektorin e turizmit në bashkinë e Tropojës.

“E rëndësishme është që të mos prishet imazhi i turizmit,” theksoi ai, ndërsa shtoi se vitin e kaluar 75 mijë syresh e kanë vizituar Valbonën.

Ymeri theksoi se në zonat turistike të bashkisë Tropojë, veçanërisht në Valbonë, janë krijuar të gjitha kushtet për tërheqjen e mbetjeve urbane.

“Praktika jonë e punës është që të fillojmë pastrimin e territorit para se të fillojë sezoni turistik, si në qytet por edhe në rrugët që kanë destinacion turistik,” shpjegoi ai.

Ymeri shtoi se bashkia ka vendosur kontenierë në të gjitha pikat turistike dhe mbetjet i terheqim dy herë në javë. Ai e konsideron si me mjaft rëndësi përfundimin e impiantit të pastrimit të ujrave të zeza, megjithëse në këtë projekt nuk është e përfshirë e gjithë zona turistike.

“Tashmë këto ujra derdhen të pastruara në lumin Valbona”, theksoi Ymeri.

Operatorët turistikë në Valbonë shprehen të kënaqur me numrin e turistëve, kryesisht të huaj edhe këtë vit, por janë të pakënaqur me trajtimin e mbetjeve dhe inerteve që sipas tyre po dëmtojnë imazhin e turizmit në Valbonë. Kelmend Selimaj, pronar i bujtinës Jezerca tha se duhet bërë më shumë përpjekje për trajtimin e mbetjeve në zonën turistike të Valbonës.

“Turistët e huaj janë shumë të ndjeshëm ndaj mbeturinave të cilat ekspozohen më shumë gjatë dimrit, pasi në periudhën e verës ambjenti është i veshur me gjelbërim duke i maskuar disi,”- tha ai, ndërsa shtoi se duhet të pastrohen të gjitha vatrat e ndotura.

Sipas Selimajt një problem i madh janë edhe inertet e hedhura vend e pa vend si pasojë e ndërtimeve të vazhdueshme në Valbonë.

“Jemi shumë të vonuar në trajtimin e mbetjeve në zonat turistike,”-tha ai.

“Në këtë kohë duhet të ishim në fazën e seleksionimit të mbetjeve dhe jo të diskutonim nëse ato terhiqen ose jo,”- theksoi Kelmendi.

Hysni Selimaj, një tjetër operator turistik, i tha BIRN se pastrimi i mbetjeve lë shumë për të dëshiruar dhe se situata e mbetjeve dhe inerteve është veçanërisht e papranueshme për turistët e huaj.

“Ka mungesë kontenierësh, ku edhe ato ekzistues janë të amortizuar dhe të prishur,”- tha Hysniu, pronar i bujtinës Hysa në Valbonë.

“Behen punime në kulmin e sezonit turistik dhe nuk pastohen inertet”, u ankua ai.

Të njejtin shqetësim shpreh edhe vëllai i tij, Lis Selimaj njëherazi ortak në biznesin famlijar.

“Në të gjithë zonën nuk ka kosha të vegjël”, u ankua ai.

Vëllezërit Selimaj listojnë si shqetësim edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike në Valbonë.

“Energjia elektrike mungon sidomos në fundjava atëherë ku ka më shumë turistë,”- tha Hysniu.

“Është një ujësjellës që ka një kapacitet shumë të vogël, sa për të furnizuar fshatin e dikurshëm të para viteve 90-të, ndërkohë që aktualisht në Valbonë janë 1,800 shtretër të regjistruar, pa marrë parasysh turistët ditorë dhe ato që kampojnë me autokampingje,”- përfundoi ai./BIRN

tropoje

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion