LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 9 mijë shqiptarë aplikuan për azil në 2023, rënie me 30% krahasuar me 2022

Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023-t u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime.

20 Mars 2024, 13:44 Nga M.B
Mbi 9 mijë shqiptarë aplikuan për azil në 2023, rënie
Foto ilustruese

TIRANA- Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracioni nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023-t kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në krahasim me 2022-n, aplikimet për azil kanë shënuar një rënie prej 30%. Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023-t u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime.

Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallërim, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit. Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit. Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administruar 10% të totalit të aplikimeve.

Aplikimet për azil në Europë

Sipas Eurostat, në dhjetor e vitit të kaluar 77,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vende e Bashkimit Europian, një rënie pre 3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 (80,540). Kishte gjithashtu 5,595 aplikime përsëritëse, që përfaqëson një rënie prej 12% krahasuar me dhjetorin 2022 (6,365).

Sirianët, turqit dhe afganët mbeten grupet më të mëdha të azilkërkuesve

Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil në muajin dhjetor (13 945 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga turqit (7 710), afganët (6 055), venezuelianët (4 780) dhe kolumbianët (4 105).

Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia përbëjnë 79% të të gjithë aplikantëve për azil për herë të parë

Gjermania (23 020), Franca (11 435), Spanja (10 750), Italia (10 160) dhe Greqia (6 260) vijuan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke zënë 79% të të gjithë azilkërkuesve. Në dhjetor 2023, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 17.3 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruar për herë të parë në dhjetor 2023 u regjistruan në Qipro (111.2) dhe Greqi (60.2).

2 315 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së

2 315 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në fund të vitit 2023, ku shumica vinin nga Siria (775) dhe Afganistani (375). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (740), Holanda (450), Greqia (245), Belgjika (205) dhe Spanja (205)./ Monitor

azilkerkuesit ne be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet