Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Protestuesi tha se deputetët duhet të bashkohen dhe t’i vënë mandatet e tyre në pozicion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik.
TIRANA- Një qytetar deklaroi se protestuesit po kërkojnë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qeveritarët nuk mbajnë përgjegjësi, por mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit.
Ai theksoi se Shqipëria e re nuk është thjesht një iluzion, por ajo që është kërkuar për 35 vite rresht. Protestuesi tha se deputetët duhet të bashkohen dhe t’i vënë mandatet e tyre në pozicion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik.
I riu nënvizoi se protestuesit nuk duan thjesht të heqin një autokrat për të vënë një tjetër, por duna një ndryshim politik thelbësor.
Protestuesi: Sot ne kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë, largimin e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar, që kur u ngjit në këtë shkallë, u ngjit me premtimin se kishte një skuadër, por fatkeqësisht skuadra e ka lënë dhe sot është e gjitha nën hetim. Çuditërisht, vetëm ky del i fajësuar nga gjithçka, por dihet që ky është arkitekti dhe njeriu që ka organizuar gjithçka në këtë vend.
Prandaj, për 51 ditë rresht këta njerëz kanë dalë me një vullnet shumë të lirë për një ndryshim themelor në Republikën e Shqipërisë. Çdo shqiptar duhet ta dijë, nga Shkodra deri në Sarandë, se këtu nuk bëhet fjalë për të ndryshuar thjesht dy njerëz. Bëhet fjalë për të ndryshuar një sistem, bëhet fjalë për një Shqipëri të re, një Kushtetutë të re. Na ka bashkuar të gjithëve thirrja: Rama në burg, Berisha në burg.
Ky është misioni ynë dhe ne nuk dorëzohemi deri në arritjen e një Shqipërie të lirë, për të gjithë njerëzit dhe jo një pronë private të një kryeministri të korruptuar dhe një parlamenti pa dinjitet. I keni parë “përfaqësuesit e popullit”? Nuk mbajnë përgjegjësi, mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit. Ju erdhi fundi.
Shqipëria e re nuk është thjesht një iluzion, por ajo që kemi kërkuar për 35 vite rresht. Të zgjedhim ne dhe jo më listat e tyre të kalbura. Ata deputetë që kanë mbetur, të na bashkohen dhe t’i vënë mandatet e tyre në pozicion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik, sepse ky është vullneti i njerëzve. Nuk duam thjesht të heqim një autokrat për të vënë një tjetër. Duam një ndryshim politik thelbësor./Dosja.al
Meçan Zotaj TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit e protestës së d...
Foto ilustruse TIRANA- Gazeta britanike “Daily Mirror”, i ka kushtuar një artikull cilësisë së ujërave në ve...
Edison Lika TIRANA- Aktivisti Edison Lika tha se edhe sot deputetët u futën skuthave nga frika e përballjes me protestuesit. Gjatë...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjali...
Qytetari TIRANA- Një qytetar ka deklaruar se del në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi p&...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet ...
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë këtë pasdite përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë p&...
Foto ilustruse TIRANA- Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën m&eu...
Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë bleu 139.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e par&eu...
Foto ilustruse KOSOVA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy pe...