LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, DW: Shkelje ligji apo plotësim i kërkesës së Erdogan

Me vendim të qeverisë shqiptare u mbyll kolegji turk, "Turgut Ozal", i financuar nga lëvizja gyleniste. Ministria e Arsimit në Tiranë e ka përligjur mbylljen e kolegjit me mos plotësimin e kritereve ligjore.

27 Shtator 2022, 08:40 Nga d.a.
Mbyllja e kolegjit turk, DW: Shkelje ligji apo plotësim i
Protesta

TIRANË-Pas më shumë se 25 vitesh funksionimi në Shqipëri, kolegji privat turk "Mehmet Akif Ersoy" është mbyllur në Tiranë me një vendim të qeverisë Rama. Ky kolegj, pjesë e rrjetit „Turgut Ozal" të financuar nga lëvizja gyleniste e klerikut turk, Fethullah Gűlen, është një nga shkollat e para të mesme private të hapura në Shqipëri pas përmbysjes së regjimit komunist dhe ndryshimeve demokratike.

Ministria e Arsimit e ka përligjur mbylljen e kolegjit me "nisjen e vitit të ri shkollor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara paraprakisht nga ministria, gjë që ka sjellë mos plotësimin e kritereve ligjore". Nxënëset e këtij kolegji protestuan të hënën (26.09) para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë dhe kërkuan rishikimin e vendimit për të bërë të mundur vijimin e vitit shkollor në kolegjin e tyre.

Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter theksoi që protesta duhet të adresohet „kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e zhvendosën aktivitetin e saj në një vend tjetër, pa marrë leje sipas ligjit dhe pa respektuar rregullat e parashikuara nga ligji". Protesta e nxënëseve të kolegjit privat turk" Mehmet Akif Ersoy" u zhvillua pasi hedhjes poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës të kërkesës  për pezullimin e vendimit të mbylljes që drejtuesit e kolegjit e quajnë „të padrejtë dhe motivuar politikisht".

Shkelje ligji apo plotësim i kërkesës së Erdogan-it?

Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, që ndodhi në vitin 2016, Erdogan vizitoi Shqipërinë dhe i kërkoi autoriteteve të saj të mbyllte kolegjet private të ngritura me fondet e kundërshtarit të tij, Fetullah Gűlen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i atij grushti. Bashkë me mbylljen e kolegjeve u kërkua edhe dorëzimi në Turqi i mësuesve gylenistë. Kjo kërkesë u përsërit në vizitën që zhvilloi Presidenti turk, në Tiranë në fillim të këtij viti në të cilën ai i kushtëzoi marrëdhëniet dypalëshe me goditjen e gylenistëve.

"Fakti që FETO* është ende e aftë të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla, në Shqipëri, e lëndon thellë popullin turk. Pritshmëria jonë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren masa më konkrete, vendimtare dhe hapa të shpejtë kundër strukturave të FETO-s në Shqipëri. Çështjen e FETO-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik”, deklaroi ai.

Opozita reagoi të hënën ndaj mbylljes së kolegjit turk të vajzave duke quajtur atë "plotësim të kërkesës së Erdogan”. Sipas nënkryetarit të "Partia e Lirisë”, Agim Nesho, vendimi për mbylljen e shkollës " është i pabazuar në ligj.” Anëtari i kryesisë së "Grupit të Rithemelimit " të kryesuar nga ish-kryeministri Berisha e quan vendimin e mbylljes së kolegjit turk arbitrar dhe pasojë e presionit të presidentit truk Erdogan ndaj autoriteteve të larta të Shqipërsë./DW/

protesta e mehmet akif rexhep taip erdogan fethullah gulen

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit