LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e qendrave sociale serbe/ BE thirrje Kosovës: Pengon përpjekjet për normalizimin e raporteve! Çështja duhet të zgjidhet me dialog

BE-ja përsëriti qëndrimin e dhënë edhe kur ishin mbyllur institucione të tjera të Serbisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, se mbyllja e tyre pa ndonjë alternativë të dakorduar paraprakisht ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mënyrë direkte pengon përpjekjet për normalizim të raporteve.

21 Shkurt 2025, 21:00 Nga B.Z
Mbyllja e qendrave sociale serbe/ BE thirrje Kosovës: Pengon
Foto ilustruese

KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë shërbime sociale, duhet të zgjidhet në dialogun që e lehtëson blloku, duke i bërë thirrje Prishtinës që të mos i mbyllë këto struktura. Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian kur u pyet lidhur me mbylljen e katër objekteve të Qendrës për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, që funksiononin sipas sistemit serb, nga Policia e Kosovës më 21 shkurt.

Autoritetet kosovare thanë se në objektet e mbyllura ishin kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

BE-ja tha se është në dijeni për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe misioni i saj për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron situatën dhe Brukseli po pret “detaje të tjera për të përcaktuar faktet”.

“Siç kemi thënë në të kaluarën, statusi i këtyre strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. As institucionet e shëndetësisë dhe edukimit të mbështetura nga Serbia, e as strukturat e tjera të mbështetura nga Serbia që ofrojnë shërbime bazike sociale nuk duhet të mbyllen”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KE-së.

BE-ja përsëriti qëndrimin e dhënë edhe kur ishin mbyllur institucione të tjera të Serbisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, se mbyllja e tyre pa ndonjë alternativë të dakorduar paraprakisht ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mënyrë direkte pengon përpjekjet për normalizim të raporteve.

“Këto çështje duhet të adresohen mes palëve. Përfaqësuesi i posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është i gatshëm të lehtësojë diskutimet”, u tha nga Komisioni Evropian.

Policia e Kosovës tha përmes një njoftimi mëngjesin e 21 shkurtit se po kryente kontrolle të objekteve të Qendrës për punë sociale edhe në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, pasi dyshohej se aty ishin kryer veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor, përkatësisht për “falsifikim të dokumenteve”.

Sipas njoftimit, Policia tha se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.

Këta zyrtarë të “institucioneve paralele dhe ilegale”, tha Policia, dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më së shumti vota. Ndërkaq, nga komuniteti serb, Lista Serbe, që mbështetet nga Beogradi, ka marrë më së shumti vota.

Lidhur me aksionin policor të 21 shkurtit ka reaguar Lista Serbe dhe zyrtarë në Beograd. Lista Serbe pretendoi se kryeministri Kurti “po i shfrytëzon ditët e fundit për të sulmuar edhe një herë gjithçka serbe”.

Ndërkaq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin si “veprim përshkallëzues”, me të cilin, sipas tij, Kurti "ka goditur drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara të serbëve" në Kosovë.

Petkoviç pretendoi se janë 9.000 përfitues të ndihmës sociale , shtesave për fëmijë dhe ndihmë tjetër që kanë marrë shërbime në këto objekte. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, kanë thënë se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë. Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur institucione të ndryshme që funksionojnë në kuadër të sistemit serb, duke argumentuar se puna e tyre është e paligjshme. Serbët në Kosovë marrin paga, pensione, ndihmë sociale e të ngjashme nga buxheti i Serbisë.

kosove be qendra serbe

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët