Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ata ishin strehuar aty dhe prisnin që niseshin drejt Malit të Zi. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar dhe 114 kubikë me fara kanabisi.
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik emigrantësh dhe të lëndëve narkotike. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në banesën e një prej të arrestuarve janë gjetur nentë emigrantë të huaj. Ata ishin strehuar aty dhe prisnin që niseshin drejt Malit të Zi. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar dhe 114 kubikë me fara kanabisi.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar "Tempizëm 23". Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi. Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Tempizëm 23". Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ergys Dashi TIRANË- Rako Plaku, i njohur ndryshe edhe si Ledi është 36-vjeçari shqiptar që u vetëdorëzua në komis...
Moti TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore dhe reshjeve të shiut. Sot parashikohet se ...
Tërmet GREQI- Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqi...
Leonard Thodhori TIRANË- Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej më shumë se dy javësh. Policia dhe f...
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një shtetas maroken mbeti i vrarë në përleshje me karabinierët italianë pasi kishte që...
Armet ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili maskohej si shitës makinash të përdorura, por ...
Digjet makina POGRADEC- Merr flakë teksa ishte në ecje mjeti në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëm&...
Policia TIRANË- Policia ka arrestuar shoferin e Bashkisë së Pukës, Sokol Frroku. Ky i fundit është ndaluar nga Policia e Vor&...
Nexhmije Lika TIRANË- Vajza në foto është Nexhmije Lika, 22-vjeçarja e cila ka humbur kontaktet me familjen. Ishte babai i saj, ...
Sanije Myrto TIRANË- Sanije Myrto është gruaja, e cila u bë virale në rrjet pas kërcimit që bëri me kryeministrin E...