LIVE UPDATES
Aktualitet

“Me frikë pas veshit”/ Kamerat pirate ekspozojnë kontrollin e territorit nga krimi, qytetarët: Ka nga ata mbahen dhe hajnë nga krimi

Zbulimi i 451 kamerave të grupeve kriminale në qendrat e qyteteve kryesore të vendit ka ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e policisë, ndërsa ekspertët janë të shqetësuar për cënimin e rëndë të sigurisë publike si dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve.

3 Shkurt 2023, 00:43 Nga k.m.

 

“Me frikë pas veshit”/ Kamerat pirate ekspozojnë
Foto ilustruese

 

Pak ditë pasi punonjës të policisë u ngjitën në vinçat e komunales për të këputur fijet e dhjetra kamerave që kontrollonin qytetin për llogari të grupeve kriminale, në Shkodër biseda rreth tyre vijon të bëhet me zë të ulët. Në Universitetin e Shkodrës, pedagogët druhen të komentojnë dhe hiqen mënjanë duke thënë: “nuk duam probleme”. Një mësuese 42 vjeçare, e cila foli me BIRN në kushtet e anonimatit, thotë se “në Shkodër jetohet me frikën pas veshit”.

“Tani del që ata na ndjekin hap pas hapi, ma keq nuk bahet,” tha mësuesja.

“Prandaj kanë ik njerëzit e bizneset, ka gjoba, kërcënime e frikë,”- shtoi ajo.

Kamerat e grupeve kriminale në qytetin e Shkodrës ishin të gjitha me rezolucion të lartë, me “sy” që vëzhgojnë në 360 gradë. Aksioni për çmontimin e tyre nisi në mesin e janarit, pas atentatit me tritol ndaj shefit të Seksionit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, pasi oficerët e policisë gjyqësore mësuan se nuk mund të kishin akses te kamerat rreth sheshit të njohur si “5 heronjtë” për të parë lëvizjet e të dyshuarve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit urdhëroi më pas një operacion kombëtar, që deri të mërkurën 1 shkurt, shkuli 451 kamera në të gjithë vendin, 215 prej të cilave në Tiranë. Hetimet e deritanishme tregojnë se disa prej kamerave “pirate” janë instaluar nga persona me precedentë penalë, të shpallur në kërkim apo të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ekspertët e zbatimit të ligjit e shohin fenomenin e toleruar për një kohë të gjatë si cënim të sigurisë publike, të privatësisë së qytetarëve dhe mungesë te kontrollit mbi territorin nga autoritetet.

“Për më shumë se 7 vjet nuk kanë pasur asnjë kontroll mbi territorin. Fakti e tregon,”- tha Armando Cakrani, avokat penalist, duke iu referuar Policisë dhe Shërbimit Informativ.

“Sërish territori dhe rrugët e qyteteve nuk kontrollohen nga policia,” shtoi ai.

Krimi vëzhgon Policinë

Në qytetin e Shkodrës, shumica e kamerave u gjetën të vendosura në lagjet Kiras dhe Dobraç, ku banojnë respektivisht familjet Lici dhe Bajri – të dyshuara për një seri ngjarjesh në qytet. Të tjera u gjetën në rrugët kryesore, te “5 heronjtë”, në bypassin e Shkodrës, në lagjet “Guerrile”, “ Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit” .

Në skajin tjetër të vendit, në qytetin bregdetar të Vlorës, policia çmontoi 16 kamera që dyshohet se kontrolloheshin me aparate celularë nga shtetas të ndryshëm dhe që mbanin nën vëzhgim shëtitoren kryesore të qytetit. Edhe Policia e Durrësit çmontoi 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin në të gjithë qarkun, të cilat dyshohet se i shërbenin personave të lidhur me grupet kriminale.

Në qytetin e Durrësit u çmontuan 11 kamera dhe policia deklaroi se kishte nisur hetimet ndaj “pronarëve” të dyshuar të tyre, Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja. Dervishaj është shpallur në kërkim si person i dyshuar për atentatin e vitit 2019 ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja dhe Pëllumb Muharremit, një eksponent i dyshuar i krimit të organizuar i njohur gjithashtu si Aleksandër Laho apo Rrumi i Sukthit.

Si pronar kamerash u identifikua gjithashtu edhe Albert Muharremi, vëllai i Pëllumb Muharremit. Në Shijak, policia nisi hetimet për veprën penale të “ndërhyrjes së padrejtë në jetën private” ndaj tetë personave, mes të cilëve edhe vëllezërit Avdyli të dënuar nga Gjykata e Posaçme për vepra që lidhen me krimin e organizuar. Në Shkodër dhe Vlorë, agjentë të policisë i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kamerat ishin përdorur për të mbajtur nën vëzhgim si kundërshtarët, ashtu edhe forcat e policisë.

“Kamerat ishin të teknologjisë së lartë dhe disa prej tyre filmonin 360 gradë. Unë mendoj se janë përdorur për të llogaritur lëvizjet e atentatorëve përgjegjës për 12 vrasje në pesë vitet e fundit si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve rivale në Shkodër,” tha punonjësi i policisë së Shkodrës.

“Grupet kriminale kanë arritur të ndërtojnë itinerare “të sigurta” për t’i shpëtuar policisë pas ngjarjeve kriminale si dhe për të ndërtuar skemat për atentate në akse dhe lagje shumë të populluara të qytetit,”- tha një agjent i policisë së Vlorës, gjithashtu në kushtet e anonimatit.

Shefi i Komisariatit të Vlorës, Agim Basha tha se kamerat e paligjshme monitoronin rrugë dhe sheshe në qytet, ndërsa shtoi se po punon për të zbuluar të tjera.

“Por kemi hasur vështirësi në evidentimin e poseduesve, të cilët i administrojnë ato në telefona dhe servera privatë,” shtoi Basha.

Ndërsa drejtori i policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj tha se ky aksion ishte ndërmarrë pas një analize ngjarjesh dhe konstatimeve në terren.

“Ky është një fillim i mbarë dhe mendoj së është më shumë se një hap para në drejtim të sigurisë dhe rendit publik”, tha Hodaj.

Cënim i sigurisë

Për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, heqja e këtyre kamerave është një hap që duhet përgëzuar, por sërish i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë tek qytetarët. Spahia thotë se vetëm zbardhja e akteve kriminale mund të heqë frikën prej qytetarëve dhe kthejë besimin te institucionet.

“Unë gjykoj se këto ngjarje jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti, por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre,” tha kryebashkiaku.

Për juristë dhe ekspertë të sigurisë, heqja e kamerave ekspozoi mungesën e kontrollit të policisë në territor dhe cënimin e rëndë të të drejtave të njeriut. Mustafa Llani, jurist nga Durrësi shpjegon se legjislacioni shqiptar përcakton një listë kriteresh dhe detyrimesh për subjektet private që duan të vendosin kamera, por në këtë kategori nuk mund të përfshihen grupe të krimit të organizuar. Ai e konsideron vendosjen e kamerave pa autorizim një cenim të rëndë të sigurisë publike.

“Siguria publike është element i rëndësishëm që prek shumë aspekte, ku përmendim lirinë ekonomike, pronësore, apo të drejtat dhe liritë themelore të individit,”- tha Llani.

Klajdi Mone, pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë thotë se përtej cënimit të sigurisë publike, prania e kamerave të paligjshme ka cënuar të drejtat e qytetarëve.

“Vendosja e kamerave në ambjente publike të paautorizuara nga organet përkatëse vjen në kundërshtim me parimin e një jete private e të lirë të parashikuar nga neni 35 i Kushtetutës dhe neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut,”- shtoi Mone.

Për qytetarët e zakonshëm, prania e këtyre kamerave në rrugët e qyteteve ekspozon probleme më të thella.

“Përgjegjësia duhet të nisë nga polici më i thjeshtë i lagjes, përgjegjësi i shkallës [në pallate], nuk e dinë ata kush hynë dhe del?!,”- pyet Qemal Pengu, banor i Durrësit.

“Të gjithë këta mbahen dhe hajnë nga ata [krimi], ai që duhet t’i gjejë hajdutët shkon e paguhet nga ata,”- përfundoi ai./BIRN

sekuestrohen kamerat e sigurisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj