LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më ka shtyrë kam rënë në tokë dhe kam vrarë kokën"/ Zbardhen dëshmitë e Princit dhe Elias në seancën gjyqësore

Ndërkohë në dëshminë e plotë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia.

21 Mars 2024, 18:05 Nga h.k
"Më ka shtyrë kam rënë në tokë dhe kam
Foto ilustruese

TIRANË-Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata ka miratuar 1 vit uedhër mbrojtje për Princ Lekën nga ish vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, ndërsa është shtyrë seanca për Elian, ish-bashkëshorten e Lekës.

Ndërkohë në dëshminë e plotë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia.

Për ish gruan e tij, ai ka deklaruar se e ka ndjekur deri në bulevard, duke e sulmuar fizikisht.

Dëshmia e Princit

Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të  moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo.

Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas, kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, thuhet në dëshmin e Princ Lekës.

Ndërkohë nga ana tjetër, në dëshminë e Elia Zharisë, të siguruar nga Top Channel, aktorja deklaron se më 5 mars, ditë kur ka ndodhur përplasja, ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

Dëshmia e Elias:

Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar”.

elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet