Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas turmën, humb jetën 1 person, 16 mbeten të plagosur, autori ende në kërkim
Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën...
Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën...
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Në lidhje me pretendimet se Buzi i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, ajo ka zgjedhur që të mos jap shpjegime.
TIRANA- Dëshmia e 24-vjeçares, Rozalinda Plaka e cila u rrëmbye dhe më pas u la e lirë nga ish-partneri i saj është zbardhur. Bëhet me dije se Plaka ka deklaruar pranë autoriteteve se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurmat në shtëpi. Sapo është zgjuar ajo ka parë Refit Buzin brenda dhomës së saj, i cili mbante në dorë një armë gjahu.
Sipas saj, Buzi e nën shoqërimin e armës e ka kërcënuar dhe i ka thënë të shkonte në makinë. Gjatë rrugës nga shtëpia për te makina, 24-vjeçarja ka rrëfyer e tronditur se ka parë babin e saj të shtrirë në kuzhinë dhe të plagosur.
“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas. Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, ka thënë ajo.
Në lidhje me pretendimet se Buzi i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, ajo ka zgjedhur që të mos jap shpjegime. Kjo është një ndër pistat hetimore që ka ngritur dyshime tek policia, ndaj pritet që në vijim 24-vjeçarja të merret sërish në pyetje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në Roskovec, ku Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital. 35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun.
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit. Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej.
Gjatë operacionit, ish-partnerja e tij u lirua nga Policia pas disa orësh dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut./Dosja.al
Nertil Buzi “Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqipta...
Policia KURBIN- Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, i dyshuar si autori i plagosjes me arm&eu...
Policia DIBËR- Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri n&eu...
Banori POGRADEC- Ngjarja tragjike që i mori jetën elektriçistit Agim Beqiri në fshatin Zërvaskë të Pogradecit dyshohet...
Qytetaret PRRENJAS- Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qyteta...
Foto Ilustruese POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Zërvask&eu...
LLOGARA- Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka...
TIRANË- Një euro u këmbye këtë javë me vetëm 93.62 lekë - niveli më i ulët historik kundrejt monedhës s...
VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–O...
Foto Ilustruese Rregulloret e reja për parandalimin e pastrimit të parave dhe nisma më e fundit ligjore për raportimin e mekanizmave nd...