LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas turmën, humb jetën 1 person, 16 mbeten të plagosur, autori ende në kërkim

• Një ngjarje tragjike tronditi Berlinin mbrëmjen e së shtunës, kur një automjet u përplas me turmën e pjesëmarrësve në eventin Christopher Street Day, duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur. • Incidenti ndodhi pak pas orës 22:00 me orën lokale në zonën Tiergarten, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për festimet e Berlin Pride. • Sipas Policisë së Berlinit, një furgon i vogël i bardhë hyri me shpejtësi të lartë në zonën e eventit, goditi një numër të madh njerëzish dhe më pas u përplas me një pemë. • Pas kësaj, autoritetet nisën një kërkim të pandërprerë për të gjetur dhe arrestuar autorin e sulmit vdekjeprurës. • Ai është Abdul B., 21 vjeç, i cili sapo ishte liruar nga paraburgimi. • 21-vjeçari përshkruhet si më poshtë: I dobët, 1.90 m i gjatë, me flokë të zinj dhe besohet se ka pasur veshur një bluzë me kapuç të zi dhe pantallona të bardha. • Sipas zëdhënësit të policisë, Florian Nath, i dyshuari besohet se ka lidhje me “qarqe islamiste”. • Në mesin e 16 personave të plagosur, tre janë në gjendje kritike, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Dominik Pretz. 

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën

Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas

GJERMANI- Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçar, që besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një veturë u përplas me turmën pranë festimeve për Paradën e Homoseksualëve në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Incidenti i së shtunës ndërpreu paradën ku po merrnin pjesë qindra mijëra njerëz – një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Pjesëmarrësit u detyruan të iknin nga vendngjarja, ndërsa sirenat e policisë u dëgjuan gjatë gjithë natës.

Policia i tha agjencisë AFP se vetura e të dyshuarit u gjet e braktisur pranë parkut Tiergarten. Autoritetet nisën një operacion kërkimi që përfshinte helikopterë dhe policë nga disa lande gjermane, në të gjithë kryeqytetin.

Policia dhe prokuroria u bënë thirrje qytetarëve të japin informacione për një 21-vjeçar të identifikuar si Abdul B., duke paralajmëruar se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Sipas zëdhënësit të policisë, Florian Nath, i dyshuari besohet se ka lidhje me “qarqe islamiste”.

Sulmi ndodhi pak para orës 22:00 të së shtunës.

Një automjet, i ngjashëm me një minifurgon ose një SUV, hyri në parkun Tiergarten dhe goditi disa persona”, tha policia.

Në mesin e 16 personave të plagosur, tre janë në gjendje kritike, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Dominik Pretz. Rreth 30 persona të tjerë morën trajtim në vendngjarje pasi ishin në gjendje shoku.

Policia e përshkroi të dyshuarin si një person me trup të hollë, rreth 1.90 metra i gjatë, me flokë të zinj, i veshur me një kapuç të zi dhe pantallona të bardha. Hetuesit thanë se besohet se disa persona janë plagosur me mjete të mprehta dhe se një ose më shumë persona janë parë duke dalë nga automjeti pas incidentit.

Një dëshmitar, i cili ndodhej pranë skenës kryesore të Paradës së Krenarisë te Porta e Brandenburgut, i tha AFP-së se festimet u ndërprenë papritur kur policia u kërkoi pjesëmarrësve të largoheshin. Sulmi riktheu kujtimet e një sërë përplasjeve të qëllimshme me automjete dhe sulmeve në tregje që kanë tronditur Gjermaninë vitet e fundit dhe kanë nxitur një debat të ashpër mbi sigurinë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u zotua se përgjegjësit për incidentin e fundit do të përballen me drejtësinë. Përmes një deklarate, Merz e përshkroi ngjarjen si një “akt të tmerrshëm” dhe tha se ai dhe ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, po informoheshin vazhdimisht për zhvillimet.

Kryetari i Berlinit, Kai Wegner, dënoi atë që e quajti një sulm brutal ndaj “një tubimi për një Berlin tolerant dhe paqësor”.

Policia gjermane kishte angazhuar më shumë se 2.000 efektivë për të garantuar sigurinë gjatë Paradës së Krenarisë. Pas sulmit, operacioneve të kërkimeve iu bashkuan forca shtesë policore nga mbarë Gjermania, të mbështetura nga helikopterë të pajisur me kamera termike. Gjermania është përballur me disa të dhunshme në hapësira publike, përfshirë një sulm me thikë në shkurt të vitit 2025 në Memorialin e Holokaustit në Berlin, pranë vendit ku ndodhi incidenti i së shtunës, ku u plagos rëndë një turist spanjoll.

Një shtetas sirian, i identifikuar vetëm si Wassim Al M., në mars u dënua me 13 vjet burg për këtë sulm, pasi gjykata konstatoi se ai kishte vepruar në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Në maj, një shtetas gjerman goditi me veturën e tij në Lajpcig qytetarët, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Muajin e kaluar, Taleb Jawad al-Abdulmohsen, një psikiatër saudit 51-vjeçar, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e më shumë se 300 të tjerëve, pasi në vitin 2024 kishte shkelur me makinë njerëz që ishin në tregun e Krishtlindjes në në qytetin lindor të Magdeburgut. Ndërkaq, sulmi më vdekjeprurës i viteve të fundit ishte ai me kamion në një treg të Krishtlindjes në Berlin në dhjetor të vitit 2016, ku u vranë 12 persona./REL

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Zbulohet identiteti i sulmuesit në Gjermani, 21-vjeçari sapo ishte liruar nga paraburgimi

Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas
Pamjet

GJERMANI- Autoritetet në Berlin kanë nisur një kërkim të pandërprerë për të gjetur dhe arrestuar autorin e sulmit vdekjeprurës në festival të shtunën në mbrëmje. Ky është Abdul B., 21 vjeç, i njohur për autoritetet gjermane nga skena islamiste në Berlin, ku ai përhapi terror dhe panik kur drejtoi një furgon të bardhë drejt turmës së mbledhur për festivalin, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 16 persona të tjerë.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, 21-vjeçari u lirua nga paraburgimi majin e kaluar dhe apartamenti i tij në Berlin është kontrolluar tashmë, por nuk janë gjetur gjetje të dyshimta. Policia lëshoi ​​një deklaratë urgjente me foton dhe të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e publikut. 21-vjeçari përshkruhet si më poshtë: I dobët, 1.90 m i gjatë, me flokë të zinj dhe besohet se ka pasur veshur një bluzë me kapuç të zi dhe pantallona të bardha.

"Kush ka qenë dëshmitar i ndonjë gjëje që mund të lidhet me krimin? Kush mund të ofrojë informacion në lidhje me situatën e tij të mundshme aktuale? Nëse e takoni, ju lutemi mos i afroheni në asnjë rrethanë dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë. Ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm! Kontaktoni menjëherë numrin e urgjencës së policisë 110", theksohet në deklaratën e policisë./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani, makina përplas turmën, humb jetën 1 person, 16 mbeten të plagosur

Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas
Foto Ilustruese

GJERMANI- Një ngjarje tragjike tronditi Berlinin mbrëmjen e së shtunës, kur një automjet u përplas me turmën e pjesëmarrësve në eventin Christopher Street Day (Berlin Pride), duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur. Incidenti ndodhi pak pas orës 22:00 me orën lokale në zonën Tiergarten, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për festimet e Berlin Pride.

Sipas Policisë së Berlinit, një furgon i vogël i bardhë hyri me shpejtësi të lartë në zonën e eventit, goditi një numër të madh njerëzish dhe më pas u përplas me një pemë. Shoferi braktisi automjetin dhe u largua në këmbë. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit, ku janë angazhuar forca të shumta policore dhe një helikopter. Policia konfirmoi se një person humbi jetën nga plagët e marra, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar në vendngjarje. Të paktën 16 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Departamenti i Zjarrfikësve e shpalli ngjarjen si incident me viktima masive, ndërsa mbi 150 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan në operacion. Për transportimin e të plagosurve rëndë u ngrit një pikë e përkohshme uljeje për helikopterët pranë zonës së Reichstagut, ndërsa ambulancat dhe ekipet mjekësore vijuan evakuimin drejt spitaleve.

Pas incidentit, organizatorët e Christopher Street Day, në bashkëpunim me policinë, vendosën të ndërpresin aktivitetet dhe të evakuojnë zonën përpara skenës kryesore pranë Portës së Brandenburgut. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative