LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion

• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 55-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe pritet të mbajnë fjalimet e tyre. •Prej 55 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Sipas pjesëmarrësve, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore. •"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

8 artikuj për këtë temë.

3 MINUTA ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Aktivistja: Rama gënjeu kur tha se paketa e maleve do të jetë shpëtim për ata që jetojnë atje...kërkojmë qeveri teknike

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për
Pamje

TIRANE- "Jemi në ditën e 55 të protestës më të bukur që ka parë Tirana, Shqipëria dhe gjithë shoqëria. Në respekt të diversitetit ne nuk përfaqësojmë bindjet dhe prejardhjet tona, jemi vetëm shqiptarë të mllefosur ndaj një regjimi që na ka varfëruar dhe na ka shkelur.
Do të doja që çdo thirrje të jetë për revoltën që na përbashkon. Rama aktorii një orë se sheshi ishte pasqyra ku ai duhet të shohë veten. Ky shesh është pasqyrë e shoqërisë shqiptare e cila pa se nuk ëhstë e gjitha hajdute dhe kriminele.
Jemi këtu si çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë.
Së dyti kryeministri Rama gënjeu kur tha se ka arritur përafrimin e legjislacionit europian, ndaj anuloje ligjin
Rama gënjeu kur tha se paketa e maleve do të jetë shpëtim për ata që jetojnë atje.
Gjithashtu për 55 ditë kemi kërkuar shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë që I bën kllounët e oborrit investitorë që na marrin mallet dhe detin.
Rama dhe kushdo do ta dijë se asnjë modifikim ministri nuk na largon, kërkojmë qeveri teknike vjeçare që na çon në zgjedhje të pakapura nga krimi dhe oligakia.
Kërkojmë një qeveri të re me një kontratë të re ku shteti nuk është në dorën e oligarkisë, por të qytetarit’, tha ajo./Dosja.al

13 MINUTA ME PARE

"Pa pikë turpi imitonte fëmijën me aftësi ndryshe"/ Qytetari shpërthen ndaj Ramës: Nuk falet tradhtia, i quajtën protestuesit terroristë

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për

TIRANË- Një qytetar kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur akuza edhe për korrupsion. Gjatë fjalimit të tij, qytetari kritikoi sjelljen e kryeministrit dhe mënyrën se si, qeveria po menaxhon çështje sociale dhe politike.

Ai akuzoi gjithashtu edhe disa zyrtarë për përfshirje në raste korrupsioni dhe kërkoi që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Në fund, qytetari u shpreh se janë munduar me të gjitha format të përçajnë protestën, por nuk do ia dalin, duke thënë se nuk ka mëshirë mbi tradhtinë dhe kriminelët që nuk marrin parasysh nevojat e popullit.

“Edi Rama sot doli dhe pa pikë turpi imitonte fëmijën me nevoja të veçante fizike. Edi Rama u mundua të shiste engjëllin me Taulant midhjen. Edi Rama dhe taulant midhja që gjysmën e qeveritarëve e ka në burg, që dënohen për krime e korrupsion. Ata për një njeri që nga mllefi i madh gjuan me gurë ata e quajnë një popull terroristë. Por ne e kemi kuptuar se Rama është boshti i krimit në Shqipëri për 13 vite, me ministra e zyrtarë të korruptuar. Krimineli kur shitet si engjëll kërkon kohë të planifikojë lëvizjen e radhës. Me fatin e tij duhet të merret drejtësia shqiptare. Në mos qoftë e denjë ajo shqiptarë duhet të merret drejtësia ndërkombëtare”, tha ai./Dosja.al

13 MINUTA ME PARE

"Nuk ka besë për ty kryeministër"/ I riu në protestë: S’do ta lejojmë këtë pushtet kriminal

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për
Pamje

TIRANE- Protesta para Kryeministrisë vijoi edhe sot, në ditën e 55-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, një i ri mbajti një fjalim të ashpër, duke akuzuar kreun e qeverisë për shkelje të besimit të qytetarëve dhe duke theksuar se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në largimin e tij nga detyra.

Ai kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për rikthimin e demokracisë dhe funksionimin normal të institucioneve.

"Sot është dita e 55 qëkur jemi në shesh pa ndalim për të kërkuar dorëheqjen e këtij kryeminitri. Kryeministri u shfaq me zë dhe figurë duke na kërkaur besën por ai jepet besa dikujt që na ka prerë në besë për 13 vite oa ndaluar? Nuk ka besë për ty kryeministër pasi vetëm dje I preve në besë qytetarët që po protestojnë ër 55 ditë, po përpiqet të na frikësojë që të shkojmë në shtëpi dhe ai të vijijë. Por ne s’do ta lejojmë këtë pushtet kriminal. 

Kryeministri ishte vetëm fizikisht por fytyra i kishte ikur, sepse ka 55 ditë që na sheh në ënëdërr, do të jemi këtu derisa ai të japë dorhëheqjen. Ai e di se nuk ka shpëtim dhe I vetmi shpëtim nga ky makth është dorëheqja. Rama po përpiqet ta zbusë dhe kërkon që pasi të japë dorëheqjen t’i shpëtojë drejtësisë, por pas dorëhqjes e pret drejtësia. Vjen kërkesa e dytë për një qevreri tranzitore që sistemi të marrë oksigjen dhe të mundësojë demokracinë që mungon dhe që është marrë peng nga sistemi i inkriminuar”, tha ai./Dosja.al

24 MINUTA ME PARE

"Edhe sa herë do na presësh në besë"/ Pankartat pikante në protestën e 55-të: Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 55-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe po mbajnë fjalimet e tyre.

Prej 55 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

Në ditën e 55-të, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama tha se e ka pagëzuar “librin” me emrin “Besa” dhe sipas tij përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”. Por gjatë tubimit, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.

“Jepi besën Ramës? Që të pasurohet... e të ngrejë vila Zeqineja?”, “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”, “A mund të flasë besëpreri për besën?”, “55 ditë. Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri”, “Nga vezët mund të pastroheni, nuk fshini dot korrupsionin”, thuhej në disa prej pankartave./Dosja.al

37 MINUTA ME PARE

Potesta në Tiranë, qytetari në shesh: Paketa e maleve është më shkatërrimtarja që mund t’i ndodhë shtetit shqiptar

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për
Protestuesi

TIRANE- Një protestues gjatë tubimit në Tiranë ka kundërshtuar ashpër 'Paketën e Maleve', duke e cilësuar atë si një ligj të dëmshëm për shtetin shqiptar.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel ligjet dhe kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të kësaj nisme, duke e lidhur shqetësimin e tij edhe me pasojat e ligjit 7501.

“Paketa e maleve është më shkatërrimtarja që mund t’i ndodhë shtetit shqiptar. Edi Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Ky ligj duhet të shfuqizohet menjëherë, duhet thënë se ky është ligj më shkatërrimtar. Ne vuajtëm me 7501”, tha ai./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për
Protesta ne Tiranë

TIRANE- Protestuesit kanë nisur marshimin për tu zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin e tyre në ditën e 55-të të protestës në Tiranë.

Gjatë protestës, ata kanë ngritur shqetësime për çështje të ndryshme dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga qeveria, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë shënon një tjetër moment të protestës së nisur prej disa javësh./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

Dita e 55-të e protestës/ Qytetari: Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për
Protestuesi

TIRANE- Një protestues gjatë ditës së 55-të të protestës në Tiranë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe se po përpiqet të manipulojë situatën.

Ai tha se Rama nuk do të kishte pritur 55 ditë nëse do të kishte dashur të dëgjonte protestuesit, ndërsa e kritikoi për qëndrimin e mbajtur ndaj qytetarëve.

“Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë. Por kërkon të manipulojë. Edhe zonjën e moshuar u përpoq që ta përdorte. Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë, ai vazhdon të bëjë përpjekje të ulëta”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’

55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për

TIRANË- Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë në ditën e 55-të, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar tubimin e tyre.

Pjesëmarrësit janë grumbulluar në shesh me pankarta dhe flamuj, ndërsa kanë përsëritur thirrjet e tyre politike dhe kërkesat për ndryshim. Më pas protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt zonës së institucioneve qendrore, ku do të mbahen edhe fjalime./Dosja.al

protesta kunder rames

Sondazh

Poll

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë