55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Nënë File i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij, ndërkohë thotë se djalit i hodhën ujë me piper në protestën para Kuvendit.

TIRANË- Nënë File ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me praninë e saj në protestën para Parlamentit. Ajo bën me dije se nuk kishte shkuar për të protestuar, por ishte duke shoqëruar djalin e saj në terapi, i cili është me spektrin autik.
Duke folur në një intervistë me gazetarin, Osman Stafa, nënë File i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij, ndërkohë thotë se djalit i hodhën ujë me piper në protestën para Kuvendit.
“Unë nuk isha fare në protestë, po vija nga Kamza. Çova çunin në terapi dhe rruga ishte bllokuar. Duke ardhur nga Parlamenti, më hodhën piper në sy. Rastësisht kalova. Të vijë të përballet me mua kryeministri, ja them në surrat. Të vijnë edhe policët. Te Parlamenti ishin zënë rrugët. Kur kalova në mëngjes ishte hapur, kur u ktheva ishte bllokuar. Na hodhën piper në sy. A i hidhet djalit piper në sy? Jo, kryeministër, jo. Mos i hy në gjynah çunit. Do të të gjejë belaja e çunit tim. Të ballafaqohet me mua Edi Rama”, është shprehur Nënë File.
View this post on Instagram
Çfarë tha Rama për nënë Filen?
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama sulmoi protestuesit, duke iu referuar si korbat, që e kishin marrë nënë Filen te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë. Kryeministri e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës.
Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.
"Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për ta kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët nga të verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër. Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese.
Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama./Dosja.al
Protesta në Tiranë TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sërish këtë mbrëmje në sheshin Skënderbej pë...
Protesta në Tiranë TIRANË- Media amerikane i ka bërë jehonë protestave kundër qeverisë Rama, duke raportuar pë...
Zjarri në Pilur HIMARË- Flakët kanë përfshirë fshatin Pilur në Bashkinë Himarë, ku një zjarr i përma...
Pamje ROSKOVEC- Ka përfunduar operacioni policor në Roskovec, ku 35-vjeçari i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vje...
pamjet ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, pasi v...
pamjet ROSKOVEC- Ngjarja e ndodhur sot në Roskovec ka përfunduar me një tjetër tragjedi. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, pasi v...
Pamje TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar 'Hideaway', duke goditur një rast të shpërndarjes së l&eum...
pamjet ROSKOVEC- Autori Refit (Nertil) Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëllua...
Pamje nga protesta TIRANË- Janë liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar nga Policia pas protestës së zhvilluar një ditë m&...
POGRADEC- Një tufë delesh është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bas...