"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet.

TIRANË- Dhunimi i nënë Files dhe djalit të saj të mitur me spektër autik kanë bërë xhiron e mediave ditën e djeshme, ku janë dhunuar pa mëshirë nga policia dhe i kanë gjuajtur me ujë me piper. Pamjet e rënda u shpërndanë kudo se si nëna e moshuar kishte dalë në protestë bashkë me djalin e saj, për të kërkuar të drejtën e tyre dhe mbështetje në mënyrë që mund të jetonte me dinjitet.
Në videon e mëposhte shihet sesi nëna përqafon fort djalin e saj, ndërsa të dy shfaqen të përlotur dhe të tronditur, pasi u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë. E vetmja gjë që shihet në atë video, janë lotet e nënë e bir, ndërkohë që e moshuara e vetmja gjë që kërkonte ishte që të lejohej që të shkonte në shtëpi në Shkozë, pasi policiët me skafandra dhe të armatosur deri në fyt me ujë me piper dhe helm neutralizimi, nuk e lejonin.
"Dua të shkoj në shtëpi. Jetoj në Shkozë", dëgjohet të thotë ajo.
Por historia e nënë Files nuk mbaron këtu
Pak ditë më parë ajo ishte vizituar nga organizata Brandon Forever 22 Legacy, ku pamjet që u panë nga banesa e saj ishin tmerrësisht të trishta. Mure gjysëm të ngritura dhe të rrënuara, çatia, që gjysma ishte e rrëzuar dhe gjysma tjetër ishte gati në të rënë, dhe mungesa e ushqimeve bazë, nxorën në pah një të vërtetë të trishtë, kjo nënë bashkë me fëmijën e saj me spektër autik ishte lënë në mëshirë të fatit.
Organizata ka hapur një fushatë në GoFundMe për ta ndihmuar familjen të sigurojë një banesë të përshtatshme dhe kushtet e nevojshme për trajtimin dhe kujdesin e Endit. Sipas përshkrimit të fushatës, shtëpia ku jetojnë aktualisht nuk ofron kushte të sigurta, ndërsa familja ka nevojë edhe për mbështetje që djali të ketë akses në një qendër ditore dhe trajtimin që i nevojitet. Objektivi i nismës është mbledhja e 85 mijë dollarëve për t'i dhënë fund kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë, pasi vetë shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë që kjo nënë të jetonte me kushte dinjitoze.
Vieë this post on Instagram
"Dua një qendër për djalin", kërkonte nënë Filja mes lotëve dhe dënesës.
Rama, një realitet në orbitë
Pamjet e rënda që bën xhiron e mediave ditën e djeshme dhe rritën më shumë zemërimin e qytetarëve që dalin të protestojnë, nuk la pa i komentuar dhe kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës.
Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.
"Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër. Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama.
Por realiteti që Rama foli ditën e sotme ndryshon si dita me natën me realitetin që nënë Filja po vazhdon dhe po jeton sot e kësaj dite. Nënë Filja vazhdon të jetojë në një banesë të rrënuar që i rrezikon jetën çdo ditë dhe me ndihmat që i japin njerëzit për tu ushqyer. Ndërkohë që dyfishimi i ndihmave të shtetit, që Rama përmendi sot nuk kanë asnjë impakt në përmirësimin e jetës së nënë Files dhe djalit të saj Endit, për të cilin kërkon vetëm një qendër që mund të kujdeset për të.
Që nga dita e djeshme, kur historia e nënë Files është bërë publike, qytetarët shqiptarë kanë ardhur në ndihmë përmes një GoFundMe që është hapur në emër të saj. Kjo pasi shteti nuk e ka vënë ujin në zjarr për të ndihmuar personat në gjendje të mjerueshme për të jetuar./Dosja.al
Pamje GRAMSH- Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje intensive shiu,...
Pamje nga vendi i vrasjes KURJAN- Forcat speciale RENEA vijojnë negociatat me Nertil Buzin alias Refit Buzi, i dyshuari për vrasjen e ish-vjehrri...
Prinderit ROSKOVEC- Babai i Nertil Buzit, 35-vjeçarit që dyshohet se vrau ish-vjehrrin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka n...
Zjarri VOSKOPOJË- Zjarri që prej tre ditësh vijon në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar, duk...
RENEA CUKALAT- Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht t&eu...
Pamje nga vendngjarja ROSKOVEC- 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuari për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Fier, ka...
RENEA ROSKOVEC- Forcat RENEA janë nisur nga Tirana për të shkuar në Roskovec. Shkak për këtë është bë...
Refit Buzi ROSKOVEC- Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes së rëndë të regjistruar m&eum...
Arbër Muça FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 1.8 milionë euro të Arbër Mu&ccedi...
I afermi ROSKOVEC- Të afërmit e viktimës kanë dhënë detaje të reja pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ...