LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më tha ti je e vdekur sot"/ Kthehet nga SHBA dhe sheh se i zaptuan pronën, dhunohet nga punëtori

Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër në muajin Mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty.

6 Shkurt 2023, 23:07 Nga DOSJA
"Më tha ti je e vdekur sot"/ Kthehet nga SHBA dhe sheh se i
Elida Shkreli

TIRANË- Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan  se ka përfituar një pronë në Shirokë nga një hua e dhënë. Huaja nuk u kthye dhe ajo u bë pronare e truallit dhe më pas legalizoi banesën. Kur është kthyer nga Amerika, ku jeton është njoftuar se dikush kishte ndërtuar pa leje në token e saj.

IMT e Bashkisë e kishte konstatuar ndërtimin dhe u nisën dy kallëzime në prokurori. Zonja pretendon se është dhunuar fizikisht nga njëri prej punëtoreve, derisa në vend ka mbërritur policia. Mjeku ligjor i dha 9 ditë raport, për shkak të dëmtimit fizik, por prokurorja Shqiponja Milla, e pushoi çështjen.

Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër në muajin Mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty.

Denoncuesja: I kam dhënë dikujt një shumë të madhe dollarësh me një kush që nëse nuk i kthen, atëherë kjo tokë bëhet e imja. Banesa është e legalizuar dhe ai nuk ktheu atë detyrimin, borxhin që mori dhe toka u bë e imja. Toka është deri tek ai muri rrethues atje, tek muri i betonit. Gjithë kohën kam qenë më shumë në Amerikë se sa në Shqipëri dhe kur erdha në fillim të Marsit të këtij viti, mora vesh që dikush ishte futur dhe kishte shpërthyer rrethimin dhe ishte futur që të bëjë një ndërtim pa leje. Para se erdha unë, policia e kishte marrë vesh dhe kishte bërë disa herë procedime. Këtë ndërtim pa leje po e ndërton Gjeneto Harusha, ai jeton në Çikago dhe zbatimin e kësaj ndërtese është duke e bërë Mark Gjeka me punëtorët e tij. Me çështjen e ndërtimit pa leje, është marrë vendimi për prishjen dhe akoma nuk po ndodh asgjë.

Unë kam ardhur vazhdimisht për të kontrolluar situatën. Kam shikuar që ata ndërprisnin punimet dhe pastaj vazhdonin prapë. Me 20 Maj kur erdha pashë 7 punëtorë që po punonin vrullshëm. Në këtë kohë, unë njoftova policinë. Erdhën policia. Kur erdha me 7 Qershor pashë që kishin sjellë sërish materiale.  Këtë kohë, u ula poshtë dhe shikova rroba të punëtorëve, trasta me ushqime dhe me ujë dhe e kuptova që punëtorët ishin fshehur diku aty poshtë. Në këtë kohë, mora 129-ën, njoftova policinë dhe në kohën kur u ngjitja këtu tek rruga, roja i Margjekës m’u vërsul dhe më la të kuptoja që ti nuk ke nga ikën. Më është vërsulur, më ka dhunuar me forcë, më ka rënë grusht, ka tentuar me më sjellë rripin e çantës rreth qafës, më ka tërhequr me forcë krahun e djathit dhe kërkonte që të më fuste këtu tek shtëpia në kat të dytë dhe më tha “ti je e vdekur sot”. I thashë që nëse unë jam e vdekur sot, as ti nuk ke për të shpëtuar gjallë sepse unë kam njoftuar policinë dhe është duke ardhur. Më dhunoi sepse unë nuk i lejoja këto të vazhdonin punimet sepse ishin duke punuar në tokën time. Si përfundim mori celularin, e vendosi në një gur dhe mori një gur tjetër dhe e bëri copash. E ka marrë celularin në dorë dhe ka ikur me shpejtësi. Në këtë kohë, kamera ka pasur plot dhe kur ka ardhur në drejtim tim dhe kur ka ikur dhe ai është parë nga kamerat dhe as policia dhe a prokuroria nuk kanë pranuar. Kam nisur të ndihesha jashtë mase keq dhe thashë se nuk jam në gjendje të qëndroj as në karrige dhe sa jam çuar në këmbë me 2 vetë që më mbanin për krahësh, unë kam rënë pa ndjenja.

Kisha shenja plot në trup, filloi të më nxihej krahu gjatë kësaj kohe. Pastaj, policia ka njoftuar urgjencën dhe më kanë çuar në spital dhe dorën e majtë nuk kam mundur ta përdorja sepse ma kishte shtypur pjesën e kockës. Zëri për gati 2 muaj nga klithmat e mia që provova nga ai njeri, unë nuk e kam pasur zërin normal. Sipas mjekut, unë për 9 ditë do bëhesha mirë, ishte ai regjim shtrati. Unë akoma i kujtoj ato tmerret e asaj dite.

Policia e thërret këtë personin sepse i çuam fotot. Ai quhet David Delija dhe ai mohon gjithçka. Pastaj kjo çështje i kalon Prokurorisë, ajo e pushon çështjen me arsyetimin që vetëm po të më kishte mbytur, ai do të kishte pasur çështje.

Nga “Stop” unë kërkoj që të marrin drejtim kjo çështje dhe kjo ndërtesë të hiqet nga toka ime. Kryeinspektor Gentjan Ibro nga IMT Shkodër thotë se nuk është mbështetur nga Bashkia me mjete për të prishur ndërtesën pa leje dhe në muajin gusht i është drejtuar IKMT-së së përgjithshme.

Gentjan Ibro: Inspektoriati e ka konstatuar objektin e paligjshëm që në fazat fillestare të ndërtimit të këtij objekti, janë kryer të gjitha procedurat ligjore. Rasti në fjalë është adresuar dhe në prokurori si ndërtim i paligjshëm. Kemi ndërmarrë disa herë aksion për ekzekutimin e këtij objekti, por për shkak të mungesës së mjetit dhe relievit të thyer të zonës, është bërë i pamundur ekzekutimi i këtij objekti. Inspektoriati i drejtohet pushtetit vendor me kërkesë për mbështetje dhe në mungesë të mjeteve i drejtohet Inspektoriatit Kombëtar. Shkresa e fundit i është drejtuar më datë 9 Gusht 2022. Ne do të ritentojmë përsëri si pushtet vendor, mjafton që të sillet mjeti. Ka një vendim nga ana e kryeinspektorit për këtë objekt.

“Stop”u drejtuam në Bashkinë e Shkodrës, ku u tha se kanë mungesë logjistike dhe automjetet ekzistuese i kanë me difekt.

Marrë nga tvklan.al

elida shkreli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet