26 Shkurt 2023, 23:05
Nga k.m.
Dy të moshuarit
LUSHNJE- Një grabitje ka ndodhur në Lushnje në një banesë ku jetonin dy të moshuar. Një dëshmi tronditëse është bërë publike nga portali Lushnja info, ku e moshura ka treguar për ngjarjen që i ka ndodhur në shtëpinë e saj ku është grabitur nga hajdutët.
Gruaja e moshuar dhe burri i saj tregojnë ngjarjen se si e kishin kuptuar që ishin grabitur pasi ata kishin qenë në gjumë. Ndërsa shtojnë se ishin të frikësuar nga ngjarja, por ndjehen të lehtësuar se hajdutët nuk i kanë gjetur zgjuar, nga frika se mos i dhunonin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë.
Por ashtu, shtuan se kishin edhe frikën se mos i biri përdorte armët që kishte në banesë për t'i larguar, duke shkaktuar ndonjë ngjarje më të rëndë.
"Në shtëpi isha në gjumë, rashë në orën 9. Më kapi gripi jashtë masë, i thashë burrit se do shkoj në banjo. Dola dhe pashë derën hapur. Nuk e kam pasur mendjen në vend, i kapa rrobat e tij me dorë dhe i thashë pse mos të më ngasi kolla, dera e madhe ishte hapur. Ai më tha do e ketë lënë çuni. Nuk i thashë fare për rrobat. U shtriva dhe u mbulova. Doli ky dhe më tha na paskan vjedhur. Më kanë marrë pensionin në xhep. I thashë lajmëro çunin të vijë poshtë. Shyqyr që nuk na gjetën zgjuar se do na kishin sakatuar. Djali ka teke dhe automatik, shyqyr se nuk i ka ndjerë djali se do i kishte përdorur. Ashtu si hynë ata turp të mos i përdorje,"-treguan të moshuarit.
PAMJE NGA RRËFIMI:
lushnje grabitje ne lushnje
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:59
k.m.
Pamje nga zjarri
BALLSH- Zjarr në nënstacionin elektrik te pompave në Poçem. Si pasojë e një defekti elektrik, e gjith...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:55
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prej disa kohësh policia ishte shqetësuar se po ndodhnin gjëra që nuk lejoheshin të shihte drit&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere ...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:42
k.m.
Armand Gjyriqi
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar i cili ishte deportuar në vitin 2020 nga Britania e Madhe, është rikthyer sëris...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:35
k.m.
Zjarr në Berat
BERAT- Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë mbrëmjen e sotme në Berat. Zjarri i parë...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 22:25
k.m.
Foto ilustruese
Në vitin 2015 u shënua numri rekord i shtetasve shqiptarë që kërkuan azil drejt vendeve të BE-...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 21:29
k.m.
Foto ilustruese
Përfaqësuese të heshtura të historisë së re të qytetit të Durrësit, 12 dyer të vjetra ban...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 21:08
k.m.
Foto ilustruese
Në Ksamil, përgatitjet për sezonin turistik të verës kanë filluar, me përpjekjet për zgjerimin e si...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 20:57
k.m.
Gazmir Korbi
TIRANË- Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e ...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 20:55
k.m.
Premtonte buzëqeshjen më të bukur me dhëmbë zirkoni. Ofronte shansin për të paguar me këste dhe me zbritje çmim...