LIVE UPDATES
Aktualitet

Korrupsion me banesat sociale në Durrës/ GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit, kërkon 2 vite e 4 muaj burg për Gëzim Sylajn

Kjo çështje është zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim të tij, gjykata ka dënuar të pandehurin Gëzim Sylaj përfundimisht me dy vite e katër muaj burgim.

29 Prill 2025, 14:10 Nga M.L
Korrupsion me banesat sociale në Durrës/ GJKKO merr vendimin për
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka dënuar të pandehurit që janë arrestuar nëntorin e vitit 2024, e të cilët akuzohen se përmes një skeme mashtrimi dhe duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve dhënien e banesave sociale në Durrës kundrejt parave. Kjo çështje është zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim të saj, gjykata ka dënuar të pandehurin Gëzim Sylaj përfundimisht me dy vite e katër muaj burgim.

Gjithashtu deklaroi fajtor të pandehurin Vasil Karasaliu dhe e dënoi me një vit e katër muaj si edhe deklaroi fajtore të pandehurën Viola Mema duke e dënuar me dy vite burgim. GJKKO ka dënuar me dy vite burgim dhe heqjen nga detyra të të pandehurës Behare Luzi.

Ndërkohë gjykata ka deklaruar fjatore të pandehurën Enxhi Çelaj e cila është dënuar me një vit e dhjetë muaj burgim si edhe Gazmend Panxha i cili u dënua me dhjetë muaj burgim. I pandehuri Sokol Sylaj është dënuar me tetë muaj burgim nga GJKKO. Dënimet për Gazmend Panxhën dhe Sokol Sylajn u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 11, të viti 2023, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 04.2025 vendosi:Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 3 (tre) vite

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të Sokol Sylaj, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Gëzim Sylaj me një masë të vetme prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Sylaj, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vasil Karasaliu, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Vasil Karasaliu, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së

Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gëzim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurës Viola Mema me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën Viola Mema, të fillojë nga dita që do ekzekutohet vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Behare Luzi me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Behare Luzi, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 7(shtatë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Behare Luzi (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 4(katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Enxhi Çelaj me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 9(nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 1 (një) vit e 10 (dhjetë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Enxhi Çelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh e 8(tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmend Panxha, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 10(dhjetë) muaj burgim burgim.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gazmend Panxha, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 20 (njëzet) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Sokol Sylaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon ashtu sikurse ka kërkuar Prokurori si më poshtë:
Provat materiale lidhur me të pandehurin Gëzim SYLAJ
Bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, aktet e mëposhtme:

Kontratë shitblerje Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere Sh. Gj;
Kontratë shitblerje **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere R.J;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere L.M;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E. K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere O.G;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere O.G;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere S.T;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës.
Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.L;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere Sh.Gj;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.F;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol, datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter F.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.L;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol, datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere M.D;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere B.Ç;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere M.D;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Prokurë e Posaçme **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
Prokurë e Posaçme **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere K;
Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere K;
Autorizim për përdorim automjeti **** Rep., datë ****, noter Sh.Gj;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere N.R;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere L.L;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere F.Z;
Dokumentet e automjetit **** në emër të shtetasit T.S;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
1 (Një) pistoletë sportive në kasën e saj me ngjyrë të zezë Ekol, Voltran me numër serial ****, me 23 (njëzet e tre) fishekë sportivë, lënë në ruajtje në DVPolicisë Tiranë, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
Aparat celular i markës Samsung 2-Flip ngjyrë gri, me tre kamera me IMEI: **** dhe IMEI2: **** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
Aparat celular i markës Nokia me taste ngjyrë të zezë me Imei 1 **** Imei 2 **** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
Aparat celular Nokia me taste të bardha, i krisur në anën e pasme, me Imei 1 **** dhe Imei 2 ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
(një) Automjet X6 Driver me targë **** me dokumentacionin përkatës, lënë në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si sende që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;
II.   Sendet materiale lidhur me të pandehurin Vasil KARASALIU

Aparat celular i markës Samsung S24 Ultra, me ngjyrë gri, me hapje pa kod me Nr. Imei **** dhe Nr. Imei 2 **** me kartë Sim **** me kod pin të kartës sim ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
1 (një) Automjet Volksëagen Passat me targë **** me dokumentacionin përkatës, lënë në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si sende që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;
III.  Sendet materiale lidhur të pandehurën Behare LUZI;

Aparat celular i markës IPHONE, me IMEI: **** dhe IMEI2: **** me numër Sim **** me kod ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale;
IV.  Sendet materiale lidhur me të pandehurën Enxhi ÇELAJ


Aparat celular i markës Iphone 8+, ngjyrë të bardhë dhe rozë, me Nr IMEI:
**** me kartë Sim **** me kod hapjeje ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale;

V.  Sendet materiale lidhur me të pandehurin Gazmend PANXHA;

Aparat celular i markës Iphone, ngjyrë e zezë, me Nr IMEI: **** me kartë Sim **** i kthehet të pandehurit.
VI.  Sendet materiale lidhur me të pandehurin Sokol SYLAJ

Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë gri, ku ka në të kartën sim me numër
****, me kod hapje **** me IMEI: ****, i kthehet të pandehurit.

Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë blu, pa kartë Sim, pa kod hapjeje, me Nr Imei, i kthehet të pandehurit.
-Prova materiale:

-CD e përgjimeve dhe ato të ardhura nga Kompanitë celulare me shkresat përkatëse, të bëhen pjesë e fashikullit.

Shpenzimet hetimore në masën 666,222 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dyqind e njëzet e dy) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të arsyetuar të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 29.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjkko gëzim sylaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet