LIVE UPDATES
Aktualitet

Metamorfoza/ Pyetet në SPAK ish-kreu i Policisë së Tiranës, zbulohen detaje të reja nga operacioni i lojërave të fatit

Jaupi, ka shpjeguar planin operacional ‘Fati i Lojërave’ të hartuar prej tij në 20 shkurt 2020, i cili kishte si synim goditjen e aktivitetit kriminal të organizimit të lotarive dhe basteve sportive pa leje, pastrim të produkteve të veprave penale, fshehje të ardhurash etj.

8 Qershor 2024, 21:10 Nga Elton Qyno
Metamorfoza/ Pyetet në SPAK ish-kreu i Policisë së Tiranës,
reban jaupi

TIRANË- Rebani Jaupi, kryepolici që drejtoi Policinë e Tiranës gjatë periudhës Maj 2019 deri në Tetor 2021 dhe njeriu që hartoi në vitin 2020 planin për goditjen e lojërave të fatit, është pyetur në SPAK, lidhur me bisedat që ka zhvilluar biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Nr.2 , Oltian Bistri.

Jaupi, ka shpjeguar planin operacional ‘Fati i Lojërave’ të hartuar prej tij në 20 shkurt 2020, i cili kishte si synim goditjen e aktivitetit kriminal të organizimit të lotarive dhe basteve sportive pa leje, pastrim të produkteve të veprave penale, fshehje të ardhurash etj.

Mekanizmi i veprimit dhe ndërhyrja në terren, shpjegohet që në territorin e komisariatit të policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, janë planifikuar të kontrollohen gjithsej 49 subjekte.

Në 18 shkurt 2020 Oltian Bistri komunikon me Pëllumb Gjoka dhe i ka kërkuar që të bëjë kujdes ditën e nesërme pasi policia do zhvillojë aksion për lojërat e fatit, ai ka dërguar mesazhet si më poshtë:

‘....Nesër mos e hap. Këto dy tre ditë. Mos i thuaj njeriu. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty, do të them vetë. Mirë është mos të jetë hapur....’.

Ndërkohë 1 ditë më pas në 19 shkurt Bistri i kërkon Pëllumb Gjokës po lidhur me zhvillimin e aksionit për goditjen e lodrave të fatit pa licencë si më poshtë: ‘...Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet...’.

Në 20 shkurt 2020 në orën 00.00, Olti ka komunikuar sërish me Pëllumb Gjoka dhe i ka treguar se kur do bëhet operacioni i policisë për të cilin ka disa ditë që flet, ai dërgon mesazhet: ‘...E di, por tani takova të madhin edhe më tha: ‘…e shtymë për nesër në darkë ndaj...’

Në orën 19:25, Oltian i ka treguar Pëllumbit se do nisë aksioni dhe i kërkon që të bëjë kujdes dhe të fikë telefonat pasi mund të ketë veprime nga ana policisë:

‘...tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Drejtori tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë, s’ka nevojë…’.

Gazetari i ‘Ora News’, Elton Qyno ka mësuar se lidhur me këto biseda në 4 Prill 2024 është pyetur në SPAK ish-drejtori i Tiranës, Rebani Jaupi. Jaupi ka shpjeguar se në periudhën Maj 2019 deri më Tetor 2021 ka qenë drejtor i DVP Tiranë. Në lidhje me njohjen e tij me Oltain Bistrin, ka shpjeguar si më poshtë vijon:

‘... Oltian Bistrin, e kam njohur si person që ishte shef komisariati dhe punonjës policie, por me të kontaktin e parë e kam patur kur kam qenë drejtor i DVP Tiranë dhe kam patur një marrëdhënie institucionale, nuk kam zhvilluar marrëdhënie shoqërore me të....’.

Rabani Jaupi shpjegon edhe si është organizuar operacioni për goditjen e lojrave të fatit, ku ndër tjera deklaron si më poshtë vijon:

‘...dua të shpjegoj se rreth fillimit të vitit 2020, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sektori kundër krimit ekonomik, ka referuar një procedim penal në Prokurorinë e Tiranës për goditjen e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit, më së shumti vënia e basteve sportive si në ambiente dhe në aparatura online. Ky procedim ndiqej nga oficerë të policisë gjyqësore të DVP Tiranë të seksionit të krimit ekonomik. Duke qenë se gjatë hetimit rezultoi se ky aktivitet ishte shtrirë edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë, në hetim u përfshi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Unë vetë nuk kam qenë i përfshirë në hetim, por kam qenë i përfshirë në rakordimin e veprimeve me të gjithë komisariatet. Ky hetim di që ka përdorur metoda speciale hetimi dhe janë përfshirë shumë burime njerëzore....’.

I pyetur lidhur me mënyrën se si është vendosur momenti i ndërhyrjes dhe i ndalimeve, Rebani Jaupi ka shpjeguar:

‘...kur është vendosur nga prokuroria që do bëhet goditja dhe ndalimi i personave, është bërë në një kohë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, na ka dhënë secilës drejtori nga një zarf të mbyllur ku ishin personat dhe subjektet që do u ndalonin. Me sa kujtoj ka qenë ditën që janë ekzekutuar masat. Kujtoj që masat dhe kontrollet janë kryer në orët e mbrëmjes, dhe unë një orë para se të niste operacioni, kam thirrur shefat e komisariateve dhe i kam dhënë secilit një zarf me personat që ishin në territorin e atij komisariati. Më pas secili ka vijuar punën për llogari të vetë....’.

Momenti kur janë ekzekutuar masat dhe ka vijuar operacioni i shpjeguar nga Rebani Jaupi, përputhet edhe me bisedën e Oltian Bistrit me Pellumb Gjokën në 19:25 ku ndër tjera i thotë që ende nuk i di emrat pasi nuk ja kanë dhënë.

Kjo pasi në 22 shkurt 2020, Oltian Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës, i thotë të hapë vendin ku zhvillon lojëra fati dhe komenton lidhur me operacionin e zhvilluar kundër lojrave të fatit si dhe i tregon faktin që ende po kryhen veprime për këtë operacion.

‘...hape vk…, mos lërë roje jashtë. Shumë rëndësi i dhanë operacionit. Jo se këto ditë vazhdon prap operacioni ndaj lëre larg....’.

Kjo bisedë, duke marrë parasysh edhe atë të datës 28 dhjetor 2020 midis personave, krijon bindjen se Oltian Bistri ka qenë në dijeni se ku zhvillohen lojërat e fatit pa licencë dhe me dashje ka lejuar këtë aktivitet.

Në një aktivitet të ligjshëm të licencuar nuk ka patur arsye të mbyllej apo ruhej nëse policia do zhvillonte operacione për lojëra fati.

Ndërkohë në datën 23 shkurt 2020, Olti Bistri komunikon me Pellumb Gjokën dhe i tregon se një pikë lojërash fati nuk mund të vazhdojë të kryejë aktivitet pasi Oltianit, ja kanë vënë në dukje eprorët e tij, ai dërgon mesazhet:

‘...O vlla keq puna me këto. Më thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A t’ju q*sh ropt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë, por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që s’të ndjek njeri dhe eja lart tek fshati SOS pallati i brigadave te hoteli i Gaz Brahja....’.

Gjithashtu në 24 shkurt 2020, Oltian Bistri, i ka shkruar Pëllumb Gjokës, lidhur me një problem që i ka lindur për të hequr një marrëdhënie të papërcaktuar në bisedë dhe se pasojat nuk janë të mëdha pasi siç ka shpjeguar vetë në bisedë njëra ka qenë e Pëllumb Gjokës dhe tjetra janë dy tavolina.

Ai ka dërguar mesazhet: …ça ti bësh…vetëm ty të kisha…nja dy tavolina kam…ato i heq se si kam problem…V.K…’. /OraNews

rebani jaupi spak

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje