16 Korrik 2025, 07:15
Nga N.F
Foto
TIRANË- Pas rreth dy muajsh nga fatkeqësia e ndodhur në minierën e kromit në Katjel ku një punonjës humbi jetën, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që të revokojë lejen nën argumentin e kushteve teknike të rënduara.
Në një dokument të firmosur në fillim të këtij muaji por të bërë publik këto ditë ministria argumenton arsyet e këtij vendimi.
“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, me anë të shkresës Nr. 850 prot. AKSEM, datë 09.06.2025, protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me Nr. 4146 Prot., datë 09.06.2025, është propozuar revokimi i Lejes Minerare të Shfrytëzimit Nr. 1335, datë 15.04.2009, për mineralin krom, në Objektin “Katjeli Jugor”, Bashkia e Përrenjasit, Qarku i Elbasanit, pas problematikave serioze të ndodhura kohët e fundit në objekt, si rezultat i përmbytjeve të nivelit Hz +428, i vetmi nivel në të cilin kryhet veprimtari minerare.
Pas disa inspektimeve të AKSEM në objekt, është vërejtur se kushtet teknike janë në gjendje të rënduar, me prani të shtuar të ujërave dhe llumrave, deformim të armaturave mbajtëse dhe kapacitet të tejmbushur të sistemit të pompimit, çka e bën të pamundur zhvillimin e veprimtarisë normale pa rrezik për jetën e punonjësve nga Hz +428 deri në nivelin e pusit Hz +655”, thuhet në shkresë.
Lidhur me këtë vendim MIE ka kërkuar që në zbatim të Ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 49, pika 1, zotëruesi i lejes minerare në këtë rast Miniera e Kromit Katjel sh.p.k. ka detyrimin të zbatojë planin përfundimtar të mbylljes së aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit për sipërfaqen e prekur nga aktiviteti minerar dhe planin e menaxhimit të mbetjeve minerare, të miratuar nga struktura përgjegjëse AKBN.
Vetëm këtë vit nga ana e ministrisë janë njoftuar 15 procedura për fillimin e revokimit të lejeve minerare ku arsyet janë nga më të ndryshme nga mungesa e aktivitetit minerar prej më shumë se një viti tek mosrespektimi i detyrimeve që lidhen me pagesën e garancisë./ Monitor
mie miniere kromi kushte teknike katjel
Aktualitet
16 Korrik 2025, 07:10
N.F
Foto
TIRANË- Dita e mërkurë do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur ter...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 22:31
M.B
Osman Mula
TIRANA- Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu drejtuar drejtores...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 21:41
M.B
Foto ilustruese
CËRRIK- 55-vjeçari Kastriot Omeri banues në lagjen Malasej, në Cërrik raportohet se është arrestuar pa...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 21:35
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Shumë afër qendrës së Tiranës, pranë shinave të trenit, zonja Ramazane Mërzheku ankohet p...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 21:09
Elvis Hila
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga ...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 20:54
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALIA- Një aksident fatal ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 20:47
M.B
Foto nga emisioni
MAT- Në emisionin ‘Në Shënjestër’ të gazetares Klodiana Lala, u publikua dhe dëshmia që ka...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 20:43
M.B
Foto nga emisioni
MAT- Pas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 23-vjeçarit dhe sekuestrimit të kamerave t&eum...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 20:40
M.B
Foto nga emisioni
MAT- Natën e 8 korrikut, teksa Renis Dobra, 23-vjeçari nga Mati po i afrohej shtëpisë së tij në fsha...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 20:37
M.B
Foto nga emisioni
MAT- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala, trajtoi k&eu...