LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në Mykonos, 34-vjeçari nga Vlora vritet me plumb në kokë nga greku

•Vritet Julian Kosova, nga Vlora, në ishullin e Mykonos. •34-vjeçari shqiptar u vra me kallashnikov nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos në orën 06:00 të mëngjesit. • Sherri mes dy të rinjve nisi në një lokal në ishull, pasi dyshohet se ajo kishte lidhje me të dy. •Në sherr e sipër, greku shkoi në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë në kokë ndaj Kosovës. •Autori është arrestuar menjëherë nga policia. •Ai ndodhet në gjendje të rënduar për shkak edhe të konsumimit të lartë të alkoolit. • Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota që fshihen pas vrasjes.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sot u bë ‘mollë sherri’/ 24-vjeçarja e lidhur dy vite më parë me shqiptarin që u ekzekutua me plumb në kokë

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova

GREQI- Njohja e 34-vjeçarit shqiptar, Julian Kosova, i cili mbeti i vrarë sot në Greqi me vajzën që u bë ‘mollë sherri’, duket se ka qenë e hershme. Mediat greke shkruajnë se Kosova ka qenë i lidhur me vajzën në fjalë, dy vite më parë. Por, kohët e fundit, ajo kishte nisur të shoqërihej me 33-vjeçarin që vrau shqiptarin, Athanasios Nazos.

Ky i fundit, sipas dëshmisë që vajza ka dhënë në polici, ka ndërhyrë kur ka parë që shqiptari e ka trajtuar keq atë. Por, Kosova, nuk është zmbrapsur. 34-vjeçari ka qëlluar me grusht grekun dhe ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe e ka qëlluar shqiptarin për vdekje.

23-vjeçarja mësohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.

Viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.

3 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit në Mykonos: 10 minuta ka zgjatur sherri. Vajza që u bë 'mollë sherri' në gjendje shoku, pa gjithë skenën

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Julian Kosova dhe Athanasios Nazos

GREQI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e shqiptarit Julian Kosova në Mykonos. Sipas mediave greke, vajza që e pa gjithë ngjarjen dhe mendohet që ishte shkaktarja e sherrit me shqiptarit dhe grekut është në gjendje shoku.

23-vjeçarja punon në një dyqan nate në ishullin e erërave, ndërsa dyshohet se kishte një lidhje me viktimën, thuajse 2 vite më parë. Në rrëfimin e saj në Komisariat e reja ka bërë me dije se autori i vrasjes, e ka parë shqiptarin që po sillej keq ndaj të resë, e në këtë moment ka ndërhyrë. Athanasios Nazos është goditur me grusht nga shqiptari, për pasojë ka marrë armën dhe e ka qëlluar në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Sipas burimeve policore dhe siç është regjistruar ngjarja, gjithçka ka ndodhur brenda 10 minutave. Nën ndikimin e një sasie të madhe alkooli 33-vjeçari, pas vrasjes mizore të shqiptarit që kishte emrin grek Yiannis, ka ikur nga vendi i ngjarjes për t'u dorëzuar një orë e gjysmë më vonë në Polici. Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, të cilën e jepte me qira gjatë muajve të verës.

3 VITE ME PARE

Babain e kishte polic në Shqipëri, vëllai i punonte në ndërtim, 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos donte të bëhej hotelier

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Julian Kosova

GREQI- 34-vjeçari shqiptar, Julian Kosova, i cili u vra në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos, donte të bëhej hotelier. Burime për "Protothema" bëjnë me dije se njerëz nga mjedisi i tij miqësor tregojnë se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jetonte në Angli, e merrej me ndërtim.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.

Mirëpo edhe autori ishte hotelier dhe familja e tij kishte gjithashtu një biznes hotelerie në ishull. 

BANESA E SHQIPTARIT NË ISHULL: 

3 VITE ME PARE

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, biznesmeni grek: Po ngacmonte vajzën që ishte me mua

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova

GREQI- Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici. 

'Protothema' raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.

Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t'u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.

3 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit/ DINAMIKA- Sherri nisi brenda lokalit, Kosova nxorri thikën, Nazos i mori jetën, autori u vetëdorëzua

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Julian Kosova

GREQI- Autori i vrasjes së shqiptarit në Mykonos është identifikuar si Athanasios Nazos. Ky person, vrau me kallashnikov 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, nga Vlora. 

Banorët e Mykonos u tronditën mëngjesin e sotëm pas vrasjes së shqiptarit në lokalin që ndodhet në zonën Skylambela të Mykonos. Autori dhe viktima debatuan në lokal për shkak të një vajze, e cila dyshohet se kishte lidhje me të dy ata, raporton media greke.

Dyshohet se shqiptari e kërcënoi me thikë grekun, mirëpo u qetësua nga klientët dhe pronari i lokalit. Mirëpo, 35-vjeçari grek, u kthye sërish në lokal duke e ekzektuar me kallashnikov në kokë. Viktima u dërgua menjëherë në spital mirëpo ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë.

Autori u shfaqu pak orë më vonë i vetëm në komisariatin e Mikonos, në gjendje të dehur duke pranuar krimin që kreu.

3 VITE ME PARE

FOTO- Sherri për një vajzë i mori jetën, kush është shqiptari i vrarë në Mykonos

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Policia

GREQI- Personi në foton e siguruar nga 'Top Channel' është Julian Kosova, 34-vjeçari shqiptar i ekzektuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Mykonos. I riu u përfshi në një konflikt me një 33-vjeçar grek, jashtë një lokali. Sipas mediave greke, shkak i konfliktit u bë një vajzë. 

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në

Pas sherrit në lokal, 33-vjeçari grek u largua për në banesë për të marrë armën tip kallashnikov. Ai u rikthye sërish në lokal, ku ndodhej shqiptari, të cilin e qëlloi me plumb në kokë. 

Kosova humbi jetën në vend, ndërsa Policia greke bëri të mundur arrestimin e autorit. 

3 VITE ME PARE

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos, Policia arreston autorin

“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në
Mykonos

GREQI- Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos. Mediat greke raportojnë se viktimë ka mbetur një 34-vjeçar me origjinë shqiptar e autor i dyshuar është një 33-vjeçar grek (tashmë i arrestuar).

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në zonën e Skylabela. Sipas informacioneve nga mediat greke, greku është përfshirë në konflikt me shqiptarin për një vajzë. Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin. 

33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. 

julian kosova vritet julian kosova

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri