28 Shkurt 2023, 19:17
Nga k.m.
Peshkatari
VLORË- Një prej personave që ndodhej në bordin e peshkarexhës që u mbyt sot në ishullin e Sazanit ka treguar tmerrin e përjetuar në momentet kur mendoi se do të përfundonte në det. Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se në momentet e vështira i kishte pushtuar frika nga humbja e jetës.
"“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme. Na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle. U ndiem në siklet. Kemi dhe fëmijët me vete, punojmë si familje, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Ne punojmë si familje. Kemi qëndruar lart mjetit të përmbysur dhe…!Dua t’i kërkoj ndihmë Marinës, pasi dëmi është jashtëzakonisht shumë i madh, por edhe për anijet e tjera për momentin është një pikë e rrezikshme sepse po mbahet vetëm nga kavot. Ishim rreth 3.2 milje nga bregu,"- tha ai.
Alarmin për mbytjen e dha pronari i anijes 'Bashkimi', Flori Mezani. Më pas, erdhën në ndihmë policia kufitare si dhe roja bregdetare. Defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.
mbytet anija ne sazan
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 19:15
A.B
Olger Dhimitri
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Olger Dhimitrin, autorin e vrasjes së 60-vjeçarit Ilir Kapo. ...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 19:12
k.m.
Foto ilustruese
Nga rreth 7 mijë sëmundje të rralla që ndeshen nëpër botë, edhe në vendin tonë nuk përjas...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 19:01
k.m.
Miklovan Tufa
Miklovan Tufa është nga ata djemtë shqiptarë të Dubait, por jo nga ata të rrezikshmit që teksa kryesojn&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 18:46
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Shënohen lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 18.45 në...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 18:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 11 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetë...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 18:15
A.B
Vajza ne toke
TIRANË- Aksidentohet një vajzë në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. 'JOQ' ka ndarë video nga momenti kur q...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 17:45
I.A
Foto Ilustruese
BULQIZË- Një 62-vjeçar është arrestuar në Bulqizë për kallëzim të rremë. Kjo ...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 17:21
A.B
Makine
KRUJË- Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplas...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 16:53
A.B
Anetaret e grupit
GREQI- Hetuesit në Greqi po shkojnë drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar P&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 17:00
k.m.
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i ësht...