11 Dhjetor 2022, 15:00
Nga A.B
Pandeli Majko
TIRANË- Tensionet në veri të Kosovës janë komentuar edhe nga deputeti socialist, Pandeli Majko. Ai shprehet se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Majko thotë se nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë dikush që ka mbivlerësim për veten, duke iu referuar Vuçiç.
REAGIMI I MAJKOS:
Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!
Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?
Veriu i Kosovës është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes me bombë të kontrolluar. Sulmet janë kryer ndaj patrullës së EULEX-t. Situatë dramatike është krijuar prej pak ditësh në Veri, me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.
Situata në veri ka qenë e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës. Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes palëve kosovare dhe serbe në Bruksel. Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre. Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që "ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm".
pandeli majko tensione në veri të kosovës
Politike
11 Dhjetor 2022, 14:43
a.l
Ilir Meta
KOSOVË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin ndaj EULEX-it në veri të Kosovës. ...
Politike
11 Dhjetor 2022, 14:36
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri të Kosovës. Përmes nj&...
Politike
11 Dhjetor 2022, 14:29
A.B
Olta Xhaçka
TIRANË-Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit në veri t&eu...
Politike
11 Dhjetor 2022, 14:17
A.B
Edi Rama dhe Lars-Hendrik Röller
TIRANË- Ekipit të kryeministrit Edi Rama iu është bashkuar një tjetër këshilltar. ...
Politike
11 Dhjetor 2022, 11:54
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Në 32 vjetorin e themelimit të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kjo forcë politike nuk duhet ...
Politike
11 Dhjetor 2022, 11:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar në rrjetet sociale...
Politike
11 Dhjetor 2022, 10:32
A.B
Zgjedhjet
FIER- Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, Mat, Diber, Fier, Mirdi...
Politike
11 Dhjetor 2022, 10:24
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh të shkëputur nga deklarata e ti...
Politike
10 Dhjetor 2022, 23:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës. ...
Politike
10 Dhjetor 2022, 19:13
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drej...