LIVE UPDATES
Politike

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Berisha: Liria e fjalës është në gijotinë nga sulmet e Ramës

Po ashtu ai ka theksuar se sulmet e Edi Ramës mbi mediat e kanë kthyer lirinë e fjalës në një gijotinë.

10 Dhjetor 2022, 19:13 Nga I.A
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Berisha: Liria
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo ditë e gjen vendin tonë 53 shkallë poshtë Kosovës për të drejtat e njeriut. Po ashtu ai ka theksuar se sulmet e Edi Ramës mbi mediat e kanë kthyer lirinë e fjalës në një gijotinë. Gjithashtu, Berisha denoncon vendimet e qeverisë dhe kryeministrit që kanë çuar në konfiskimin e mediave kritike me të. 

Postimi i Plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Shqipërinë kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste. Shqiptarët kjo ditë i gjen si vendin e dhunimit masiv të lirive dhe të drejtave njerëzore. Të dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës, xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit 1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të njeriut. Në traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike. Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre. Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen në kushtet kur shteti ligjor për shkak të vjedhjes së votave të tyre është zëvendësuar në Shqipëri me shtetin e drogës, krimit, pra narkoshtetin. Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera. Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në tërësi në një vit 38 qytetarë. Qytetarët shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1981. Edi Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të gjitha këto sipas raportit të fundit të ëorld Justice Project, Shqipëria e Edi Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature komuniste. Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet