10 Janar 2023, 18:12
Nga F.M
Moti
TIRANË- Java e dytë e muajit Janar të vitit 2023 ka sjellë dimrin e vërtetë në Shqipëri. Në një prononcim, meteorologu Hakil Osmani është shprehur se i ftohti shqiptar do të dominojë në ditët që vijnë, por që gjithsesi, do të jetë kalimtar. Osmani thotë se dëbora do të zgjasë deri nesër në mesditë, por në sasi të pakta nga 5 – 8 cm dhe mbi 10 cm në zona të thella malore. Problem, sipas tij, do të jenë edhe ngricat nëpër akset urbane të zonat verilindore dhe juglindore, kjo për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve.
"Sot pasdite pritet depërtim i masave ajrore të ftohta me origjinë nga veri-verilindja e Europës duke sjelle rënie të menjëhershme të temperaturave. Që nga nesër e në vijim motit do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Reshjet që kanë rënë mbrëmë gjatë natës, kanë qenë të fokusuara kryesisht në veri dhe veriperëndim të territorit ku ka patur përkatësisht nga 80 deri në 100 mm në zonat e mbi Shkodrës. Në zonat jugore ka patur afërsisht 50 mm shi, ndërsa në zonat qendrore ka patur afërsisht 30-40 mm shi. Orët vijuese sjellin dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, por mbetet e gjithë zona lindore me reshje dëbore, ku më të përqendruara do të jenë në juglindje të territorit. Dëbora do të zgjasë deri nesër në mesditë, por në sasi të pakta nga 5 – 8 cm dhe mbi 10 cm në zona të thella malore. Problem do të jenë edhe ngricat nëpër akset urbane të zonat verilindore dhe juglindore, kjo për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve. Situata është kalimtare, pasi ky i ftohtë do të qëndrojë në vendin tonë për 4-5 ditë, teksa fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi edhe temperatura në vlera pozitive në zonat malore,"- tha Osmani ndër të tjera.
moti i keq ne shqiperi
Aktualitet
10 Janar 2023, 17:55
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Dy bastisje kanë ndodhur në dhjetë minuta. Dy 17-vjeçarë shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e s&eum...
Aktualitet
10 Janar 2023, 17:51
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Që ish-zyrtarja Alda Klosi gënjeu për burimin e 120 mijë eurove dhe të florinjve në banesë, &eum...
Aktualitet
10 Janar 2023, 17:27
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina tip 'Audi' ka ...
Aktualitet
10 Janar 2023, 17:17
I.A
Rene Rexhepi
DANIMARKË- Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma do...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:46
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Në 6 vite punë në administratë, duke mbajtur gjithmonë poste me mjaft përgjegjësi, Alda Klosi u ...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Infektimet dhe shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga pandemia e koronavirusit, në vendin tonë jan&eum...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:28
k.m.
Antonio Leka
LEZHË- I veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh në makinë, këto janë pamjet e Antonio L...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:23
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht deklarimin e pasurisë së ish-zyrtares Alda (Çiko) Klosi, në banesën e...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:15
I.A
Foto nga bastet
POGRADEC- 3 persona janë arrestuar në Progradec për organizim të lojërave të fatit. Nga operacioni i pol...
Aktualitet
10 Janar 2023, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e eksporteve bujqësore si perime, fruta dhe bimë medicinale këtë vit shënoi rritje në sasi dhe në...