LIVE UPDATES
Aktualitet

A do veprojë SPAK? Nga intervista tek formularët, pse mashtroi Alda Klosi për burimin e 120 mijë eurove që u vodhën, Rama e etiketoi si ‘’llum’

Ditën që u konstatua vjedhja nga vajza e Klosit, Simona, e cila kur është kthyer nga shkolla ka vënë re që shtëpia ishte rrëmujë dhe ishte vjedhur, vetë zyrtarja ishte në institucionin ku edhe ishte e punësuar, në Agjencinë e Mbikëqyerjes Financiare. Si erdhi nga Amerika me urgjencë? Pas kësaj interviste, justifikimet u ‘trashën’.

10 Janar 2023, 17:51 Nga F.M
A do veprojë SPAK? Nga intervista tek formularët, pse mashtroi Alda
Alda Klosi

TIRANË- Që ish-zyrtarja Alda Klosi gënjeu për burimin e 120 mijë eurove dhe të florinjve në banesë, është një fakt (lexo të plotë formularin e siguruar nga Dosja.al), por ajo që mbetet evazive, është arsyeja që e çoi njeriun që për gjashtë vite ka qenë drejtoreshë në institucione të ndryshme, ta ndërmarrë këtë hap.

Gënjeshtra nisi ditën që vjedhja u bë publike, ose më saktë kur u raportua se banesa që kishin vjedhur nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, ishte e njëjta ku jetonte me qira Klosi. Kur në media qarkullonin dyshimet për burimin e parave, Klosi u kujdes të nxirrte zbuluar mungesën e transparencës që kishte treguar në formularët e firmosur ndër vite në institucionin përgjegjës për deklarimin, kontrollin e pasurisë dhe konfliktin e interesit për zyrtarët e lartë shtetërorë dhe publikë (ILDKPKI).

“Gjatë kësaj kohe kam menduar me qetësi për sendet që kam patur dhe konstatova se ditën e ngjarjes më janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh. Shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin! Jo, fare nuk më shkoi mendja. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij. Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin. Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit,”- tha Klosi, por ky ishte i gjithi një mashtrim!

Ditën që u konstatua vjedhja nga vajza e Klosit, Simona, e cila kur është kthyer nga shkolla ka vënë re që shtëpia ishte rrëmujë dhe ishte vjedhur, vetë zyrtarja ishte në institucionin ku edhe ishte e punësuar, në Agjencinë e Mbikëqyerjes Financiare. Si erdhi nga Amerika me urgjencë? Pas kësaj interviste, justifikimet u ‘trashën’.

Në deklaratën e dhënë në prokurori, të publikuar dhe nga Dosja.al më herët, Alda Klosi thoshte se paratë ia kishte lënë xhaxhesha për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe djali i tyre është me probleme.

“Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino,”- thuhet në deklaratëm e Klosit.

Versioni ndryshoi por mbeti një mashtrim. Tashmë përveç parave që Klosi duhet të vërtetojë ku i mori dhe i mori, duhet të tregojë dhe burimin e koleksionit të florinjve? I mori nga xhaxhesha? Ia sollën nga Amerikë? Si ia sollën? Janë dhuratë? Sërish do të ishte problem për një zyrtare, pasi tejkalon vlerën e që i lejohet të marrë në formë dhurate.

Tashmë çështja kryesore nuk është vjedhja, as arsyet e vjedhjes, por burimi i parave dhe sendeve që u vodhën. A ka indicia Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të nisë hetimet për Klosin? Ka dyshime se kemi të bëjmë me para të pista me burime nga korrupsioni?

Nisur kjo dhe nga deklarata e vetë kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi Klosin një ‘llum të veshur me kostum’.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë! Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë,”- shkruant Rama.

alda klosi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë