Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rrumbullaku garantoi ambasadorin se bashkëpunimi me homologët italianë do të thellohet edhe më tej.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Muhamet Rrumbullaku ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në vend, Fabrizio Bucci të cilit i ka prezantuar me standartet që kërkon të vendosen kundër luftës ndaj krimit në vend. Rrumbullaku garantoi ambasadorin se bashkëpunimi me homologët italianë do të thellohet edhe më tej.
NJOFTIMI:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në një takim prezantues, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Fabrizio Bucci, i cili shoqërohej nga drejtuesit e Interforcës italiane në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falënderoi ambasadorin, për vizitën, kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga ana e tij për Policinë e Shtetit. Ai e njohu ambasadorin, me standardet që kërkon të vendosë, për të pasur një qasje të re ndaj qytetarëve, ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.
Drejtori i Policisë e garantoi ambasadorin se bashkëpunimi mjaft i mirë i deritanishëm do të thellohet akoma më tej, për të luftuar me më efikasitet krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Shtimi i grupeve hetimore të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit në kohë reale, duke eliminuar çdo pengesë apo burokraci, si dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta me Policinë italiane, janë mënyrat e duhura për të arritur rezultate më të mira.
Prioritare për Policinë e Shtetit janë edhe reformimi i Akademisë së Sigurisë sipas modelit të Akademisë së Sigurisë të Italisë dhe forcimi i strukturave për hetimin e krimeve kibernetike.
Ambasadori Fabrizio Bucci e uroi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë italiane, për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, për të përmbushur sa më mirë misionin e përbashkët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit. Bucci theksoi se tashmë është koha për të arritur rezultate më të mira nga ana e Policisë së Shtetit.
Kastriot Myftaraj “Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër”,- kështu shprehet Violeta...
Niko Peleshi dhe James Appathurai, TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se sistemet e Mbrojtjes dhe të dhënat...
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj ndërkoh&...
Policia gjermane GJERMANI- Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lart&eu...
Kopshti "Zübeyde Hanım" TIRANË- Kopshti jopublik, pjesë e "Turgut Ozal", "Zübeyde Hanım" është mbyllur me urdhër të...
Ardit Mustafaj TIRANË- Ish-Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, me vendim të Kolegjit të...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar ditën e sotme pas publikimit të rastit ...
TIRANË- Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri, por ...
Foto ilustruese AUSTRI- Një 19-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është arres...
Foto ilustruese KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 17-vjeçare është marrë pe...