LIVE UPDATES
Aktualitet

“Djalin ma vranë me çip në tru”/ Nëna e Kastriot Myftarajt tregon çfarë ndodhi në 24 qershor: Kishte 'hije të zeza'

Nëna e Kastriot Myftarajt flet për herë të parë për hijet e zeza të vdekjes së të birit, ndërkohë që nxjerr detajet që mund të bëjnë kthesën e madhe të ngjarjes, për të cilin ka zërë se nuk është vetëvrarë por është vrarë nga një dorë misterioze.

21 Shtator 2022, 15:41 Nga k.m.
“Djalin ma vranë me çip në tru”/ Nëna e
Kastriot Myftaraj

“Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër”,- kështu shprehet Violeta Myftaraj, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë më 7 korrik të këtij viti në rrethana misterioze. Gjatë një rrëfimi ekskluziv për gazetën “SOT”, nëna e Kastriot Myftarajt flet për herë të parë për hijet e zeza të vdekjes së të birit, ndërkohë që nxjerr detajet që mund të bëjnë kthesën e madhe të ngjarjes, për të cilin ka zërë se nuk është vetëvrarë por është vrarë nga një dorë misterioze. Po ashtu, nëna e publicistit të njohur Myftaraj tregon për gazetën “SOT”, edhe lëvizjet e tij të fundit që ngrejnë dyshimet se është vrarë.

Nëna e Myftarajt tregon si mësoi lajmin e vdekjes së të birit

Për fat të keq, më ra në dorë me shumë vonese gazeta Sot e datës 8 Korrik 2022. Nje ditë pas vdekjes të Kastriot Myftarajt, djalit tim të ndjerë. Gazeta Sot ka qenë e para gazetë qe para 20 vjetësh ka pranuar shkrimet e Kastriotit, kur nuk i pranonte asnjë gazetë tjetër. Ka qenë dhe është nje gazetë e pa anshme. Dua t’ju falenderoj shumë që ju, e kujtuat dhe e nderuat tim bir, duke botuar disa shkrime te dashamirësve te tij. Falenderoj shumë edhe ata që e kanë vlerësuar Kastriotin, duke e shprehur këtë në gazetën tuaj. Aq më tepër që të gjithë vdekjen e Kastriotit nuk e kanë quajtur vetëvrasje , por vrasje. Edhe unë si nënë këtë mendoj. Në këtë kohë të tmerrshme ekzistojnë lloj-lloj mënyrash për të vrarë një njeri. Ka dhe nga ata që të hiqen si miq dhe ta futin thikën pas shpine, por do flas me poshtë për këtë. Ne shkrimet e datës 8 korrik me tërhoqi vëmendjen shkrimi i pronarit te televizionit te Gjirokastrës, i cili e trajton këtë ngjarje me gjerësisht. Nuk po përmend vlerësimet qe jep ai për Kastriotin por e falenderoj pa masë sepse kritikon dhe ata dashakeqes që kanë bërë komente fyese për tim bir edhe pse është i vdekur. Ai i quan ata zemërkatranë. Ai ka përmendur dhe emisionin e fundit te Kastriotit, i cili me habiti dhe mua. Zoti M. thotë: “ Ne emisionin “Ju flet Moska”, tema e fundit e gazetarit ishte: ‘Plan për atentat ndaj një pronari mediatik’, ishte me 17 qershor dhe prej kësaj date analisti nuk ishte shfaqur më në ekran”. Në fakt kjo temë më habiti dhe mua dhe të nesërmen e pyeta Kastriotin se ç’qe ajo temë e tillë që fole mbrëmë, por nuk mora përgjigje. Më dt.18 im bir filloi lejen. Sigurisht lejet i jep administratori. Por megjithatë u gëzova, se bënte 5 emisione në javë dhe kishte nevojë të çlodhej, por më bëri përshtypje, se në atë situatë politike të acaruar, të gjithë vazhdonin punonin edhe në televizionet e tjera. Aq me tepër që Kastrioti nuk mund të rrinte dot pa punë. Kjo ishte natyra e tij. Pra ky qe i vetmi që mori lejen.

Marrja e lejes dhe sëmundja e Myftarajt

Megjithatë, që nga data 18 qe mori lejen, dilte çdo dite paradite dhe mbasdite. Nuk kishte asnje shqetësim, nuk ankohej për asgjë. Me 24 qershor d.m.th. 6 ditë pasi mori lejen, doli si ç’do dite tjetër, por ate ditë u kthye me herët se ditët e tjera. Pasi beri dush, hëngri drekë dhe po ecte nëpër shtëpi, gjë që e bënte çdo ditë mbasi hante. Por në një moment, vura re se po mbaheshe nëpër mure. U ngrita menjëherë dhe e pyeta se çfarë i kishte ndodhur. Në kohën që unë po e pyesja, ai ra në dysheme pa ndjenja. Mbasi e solla në vete duke i lagur fytyrën e ndihmova të ngrihej, por nuk ngrihej dot. Ju luta të mblidhte forcat dhe me ndihmën time u ngjit në shtrat. Pasi erdhi pak në vete, e pyeta se ku kishte qenë dhe me ke ishte, në ç’lokal ishte dhe çfarë kishte pirë? Nuk me tregoi. E kuptova që ishte helmim, barku i lëvizte sikur kishte ndonjë kafshe brenda qe donte të dilte.

Dërgimi në spitalin Nr. 5

Mora në telefon tim nip, ai thirri urgjencën, te cilët erdhën menjëherë. E morën me barele, sepse nuk ngrihej dot. Atje e kishin nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhej dhe e kishin çuar te spitali 5 ne neurokirurgji. Atje i kishin bërë analiza dhe skaner dhe e kishin diagnostikuar me tumor malinjë në tru. Pra tim biri, brenda 6 ditëve që nga 18 qershori, që mori lejen, iu shfaq ky tumor si me magji, pa dhënë me parë as shenjën më të vogël. Veç me 24 qershor na mbiu ky tumor me dy shënja ne tru, si ‘një bimë, që  mbjell në tokë dhe mbin papritur pa i ardhur koha . Aq me tepër që mua si nënë nuk m’u dha asnje analizë e të vjellave, sepse dyshoja për helmim dhe jo dyshoja, por që vërtet helmim. Pra gjithçka e ka burimin te 24 qershori, 6 ditë pasi Kastrioti mori lejen deri më 7 Korrik që vdiq. Pra brenda 13 ditëve im bir ndërroi jetë pa u ankuar për asgjë para ketij 13 ditëshi. Nuk besoj t’i ketë ndodhur ndonjerit që ka vuajtur nga kjo sëmundje qe t’i kete ndodhur keshtu. Kastrioti vuante nga gjendja tiroide dhe nuk ishte ankuar asnjeherë për kete. Deri me 18 qershor ishte shume aktiv dhe nuk ankohej per asgje. Bente 5 emisjone ne jave, punonte në kompjuter, lexonte dhe nuk shfaqi kurrë lodhje ose ndonjë shqetesim tjetër.

Kastriotit Myftaraj mund të jetë vrarë

Flitet për vrasje. Po! Disa vrasje bëhen ne mënyre të çuditshme. Ka njerëz që të afrohen si miq por ne fund dalin ndryshe. Para disa ditësh lexova në një portal, të datës 9 Korrik dy dite pas vdekjes se Kastriotit një shkrim për vdekjen e tim biri. Dhe çuditërisht autori i këtij shkrimi ishte B.M. Them çuditërisht, se ky njeri, që kur filloi punë Kastrioti te televizioni Ora Neës, i është qepur si rrodhe. Nuk kishte ditë që nuk e merrte ne telefon tim bir madje kishte raste edhe disa herë dhe gjithmone ne te njëjtën ore 10 e gjysëm deri me 11 te ditës në piskun e vapës. Sa here që binte zilja e telefonit në këtë orë, i cili ishte gjithnjë mbi tavolinë, shfaqej ne ekranin e telefonit emri B.M! Parandjenjat jane te çuditshme. Nuk e di pse kisha nje ndjesi të keqe kur shikoja këtë emër në telefonin e tim biri. Kjo zile, me një tingëllimë aq të fortë, me dukeshe kobndjellëse. Sa here që binte kjo zile, që dallonte nga gjithe te tjerat, e kuptoja pa e parë, që ishte ajo: “kobndjellësja” e këtij ditëziu. E pyesja tim bir: Cili është ky, pe nga është? Nuk me duket njeri i mirë, i thosha ç’të lidh me te? Aq më tepër që nuk punoni në te njëjtin televizion. Por jo, ai s’i ndaheshe, do ta shpinte deri në fund misionin e tij. Kur të qepet i ligu s’ke ç’i bën. Por çuditërisht këto telefonata vazhduan deri me 24 qershor, 6 ditë mbasi Kastrioti filloi lejen, dhe më 24 qershor u sëmur, siç e kam treguar me lart.

Nëna e Myftarjat pyet mikun e djalit të saj

Unë dua ta pyes ketë “mikun e ngushte”, me Kastriotin ishte me 24 qershor? Sepse qe nga ajo ditë ky person u ndje me 9 korrik, dy dite pas vdekjes së tim biri. Pra ky paska qenë personi që paska ndjekur sistematikisht vdekjen e tim biri, se ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpifjet që bën ai për Kastriotin. Bile ky i pa udhë që i kishte dal në udhë përpara tim biri  njëlloj si ata të pa besët   që të dalin në pritë së bashku me një sokakqar tjetë të rrugëve të Tiranës aq merak e kishte fundin e Kastriotit sa merrte vesh c’po ndodhte me të edhe në spital. Kishte merak nëse do te realizohej ajo për të cilën ishte paguar apo do dështonte. Mos vallë dhe në? spital së bashku me sokaqarin kishte spiunin e tij, apo  kishte spiun  vet sokakqarin që e shoqëron, i cili ishte i lidhur  me spitalin. Çipat e virusit malinj ishin futur qe më 24 qershor, cfarë nuk ndodh tani, dalin edhe çipa malinjë. Cfarë nuk ndodh tani në kete botë të ndyrë. Per 13 dite ikën tjetri pa pasur asnjë dhimbje. Ky B.M paska qene aq i kamufluar sa askush nuk e paska njohur deri me sot. Ndoshta mund të ketë edhe ndonje bashkëpunëtor tjetër ose disa te tjere përveç sokakqarit, se gjithe ato shpifje që ka bërë ky, nuk mund t’i bënte vetë. Ky me shpifjet e tij kërkon ta nxjerre të semurë Kastriotin që femijë dhe sigurisht këtë e bën për të mbuluar atë që bëri vete me 24 qershor. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër shkrimi në portalin “Drita” me 9 Korrik pas vdekjes së tim biri. Shpifje që edhe në endër ti shikoja, do isha tmerruar. Nuk mund ta kuptoj tërë atë mllef të atij njeriu tani pas vdekjes. Sa kohë kishte që e kishte mbledhur tërë atë vrer dhe pse nuk e bëri sa ishte im bir gjallë? As armiku me i egër nuk e bën këtë makabritet. Por Harbuti nuk bëhet kurrë Fisnik. Ne shkrimin e atij portali, burracaku i pa bes s’kish lënë të gjallë e të vdekur të familjes tonë pa përmendur, bile edhe ata që kanë vdekur para 100 vjetësh. Ku i kishte gjetur ata emra njerëzish që ne s’i njihnim fare. Ku i kish psonisur ato fshatra që ne as nuk i kemi shkelur ndonjeherë. Sigurisht të kanë paguar për këto shpifje të cilat i ke bërë me ndihmën e azatit. Bile jo vetem ty, por edhe ata qe t’i kanë thënë janë paguar. Por cili është pas jush nuk e di…? Sigurisht, do t’ju dalë tymi ndonjë ditë. E nis rrefimin tënd që në fillim me gënjeshtra, thua që gjyshi i Kastriotit ishte Qazim Leka. Se ku e ke gjetur kete genjeshter duhet te na e thuash ti. Gjyshi i Kastriotit, i cili ishte dhe babai im, quhej Mit-hat Leka, nga fisi i Lekajve te Berzishtës. Kishte mbaruar shkollën normale të Elbasanit dhe ushtroi profesionin e tij si mësues deri sa doli ne pension. Këtë Qazimin, na e thuaj ti ku e gjete, megjithese ti nuk je nga ata burra qe del ballë per ballë, por e fsheh kokën si struci. Sa për atë që thua na la jetime dhe u rritëm në Hotolisht, në Hotolishtin tënd e kemi parë vetem kur kemi kaluar me makinë andej. Ne jemi rritur në fshatin tonë ne mes të 10 burimeve të cilat vinin në lëvizje 2 mullinj dhe një hidrocentral nga i cili merrte dritë gjithe fshati, para se të behej elekrifikimi i gjithë Shqiperise. Ne kemi qënë nje familje e rregullt. Babai na rriti, na shkolloi dhe na martoi sipas traditave shqiptare të asaj kohe.

Por ti s’mbaron me kaq mor i gjorë. Vazhdon dhe me martesën time, thua që nëna e Kaçit u martua me një pijanec në Maliq. Po ti s’paske lënë vend pa bredhur, po kush paska qënë ai qe të ka shëtitur kudo për të blerë shpifje për tim bir?Mos vallë të ka shëtitur sokakqari ? Kaq inat të madh paske pasur?! Sigurisht, s’thonë kot qe paraja e ngre ujin përpjetë, por për njerëz si ti ama. E shoh qe po zgjatem shumë me një njeri si ti që nuk mund ti gjesh epitet më të keq për të këqijat që ke shpreur për një njeri që është ndarë nga jeta ndoshta edhe me ndihmën tënde, por mos kujto qe keto sqarime po i bëj për ty, se me ty do na ndaj gjykata, por po i bëj për publikun sepse ti dhe ata që fshihen pas teje, dihen se cilët janë. Im shoq, d.m.th. Babai i Kaçit, ishte nga Korca, jo nga Maliqi, sic thua ti. E kishim shtëpinë aty ku është Radio Korca sot. Kishim nje shtepi dy kateshe. Pranë kishim Komitetin Ekzekutiv, Ambulancën qëndrore, maternitetin. Pra im shoq ishte mu në qëndër te Korçës. Me 1970 ra plani dhe mori shtëpinë tonë, te Flora Bibes që sot me duket është notere, se ka qenë në gjykatë, dhe disa shtëpi te tjera. Aty u bë Radio Korça që është edhe sot. Shtëpinë tonë me shkollën Asdreni , që me vonë u bë shkolla e muzikës e ndante vetëm rruga. Bile kur kaloja andej, gurin e portës sonë nuk e kishin lëvizur. Ne na dhanë dy dhoma dhe nje guzhinë. Në pallat kishim komshi te ndjerin Kiço Blushi, i cili shkoi për  studime ne Tiranë dhe kur mbaroi studimet e mbajtën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe siç dihet më vonë u bë shkrimtar. Por aty jetonin prindërit dhe vëllezërit. Gjate verës vinte Kiçua me fëmijët, Beni luante me fëmijët e lagjes sonë. Pranë pallatit tonë ishte nje pallat tjetër ku banonte Zamira Kita që sot është drejtoreshe e Teatrit të Korçës.

“Është hedhur baltë ndaj djalit tim”

Por nuk mjaftohet me kaq ky njeri i shpifur. S’ngopet duke baltosur tim bir. Thotë që kur vdiq i ati, Kaçin e mori burri i tezes, ju bleu nje dhome e nje guzhinë. Me 1996 Kaçi ishte në punë ne gjykatë more i pa udhë. Ne këtu erdhëm më 1998. Shitem dy dhoma e një guzhinë që kishim në Korçë, shitem dhe vendin e shtëpisë që na kishte marre plani dhe na e kompensoi Bashkia, dhe blemë dhome e kuzhine këtu. Nuk është ngopur akoma ky i shpifur duke baltosur tim bir. E nxjerr si të sëmurë që të vogël. Sigurisht, e bën që të mbuloje atë që i bëri më 24 Qershor. Thotë që deri në moshën 13 vjeç, Kaçi është rritur ne shkollën e lebrozeve ne Gostimë të Elbasanit. Ne as nuk e dinim nga binte Gostima, dhe bile as nuk e dinim asnjëherë se egzistoka një shkolle lebrozësh në Shqipëri. Por si duket vet ky  , ose ai intriganti qe është  prapa këtij, kane qene vete atje. Ky i çmendur, që me sapo duket se ka nga pas edhe nje te çmendur tjetër, duhet marre për veshi dhe duhet shpënë në atë spitalin e Gostimës, nëse ekziston dhe të na tregojë në regjistër emrin e tim biri. Edhe lebrozët duhen këtu, se nuk mjaftojnë sëmundjet e tjera që po futin me lloj-lloj mjetesh këta maskarenj.

Fëmijëria e Kastriot Myftaraj

Kastrioti im ka lindur në maternitetin e Korçës, që atëherë e kishim pranë shtëpisë. Është rritur si zotëri, me gjysh, me gjyshe me nënë e baba. Është rritur në një qytet me kulturë dhe me shoqëri të kulturuar korçare. Shkollën 7 vjecare e ka bërë te Nuçi Naçi. Të dy djemtë e mi dhe filloren dhe 7 vjeçare e kanë bërë te shkolla  Nuçi Naçi, ndërsa gjimnazin e kanë bërë tek shkolla Themistokli Germenji që është pranë Bashkisë. Ne prindërit kemi qenë të dy mësues. Të gjitha këto janë të verifikueshme. Tani mbetet të na tregosh ti ato shpifjet e tua, me te cilat ke mbushur portalin bashkë me portalexhiun që t’i ka pranuar, dhe veç këtyre shpifjeve ka mbushur dhe një faqe të tërë me reklama. Sigurisht, se Kastriotin e ndiqnin jo vetëm ata qe e donin, por dhe ata qe s’e donin. Por çudia më e madhe është kur thotë që Edi Rama e ka shpëtuar Kastriotin nga burgu disa herë. Kastrioti i ka fituar vete gjyqet disa herë. Por sado t’i servilosesh ti Edi Ramës, ai as që do t’ia dijë për një budalla si ty. Ti je nje hiç mor i zi, dukesh nga emisionet që bën dhe do mbahesh mend vetëm për shpifje dhe ligësira. Ti nuk ke kapacitet për të bërë një emision serioz. Unë vetëm një herë të kam parë dhe e lashë në mes, se bërtisje si çakall dhe s’të dëgjonte njeri. Dhe, ti thuash atij pronarit tënd për të cilin ke thënë që ka bërë operacion tim bir te një spital privat falas, Kastrioti nuk ka bërë asnje lloj operacioni, as te privati dhe askund tjetër. Te spitali privat beri disa analiza të cilat i kam të gjitha këtu. Kaq i thuaj atij si e ka mbiemrin. Ndoshta për budallallëqe të tilla të mban ai atje, se tjetër gjë s’di të bësh ti mor i mjerë.

Sqarim për publikun nga nëna e Kastriot Myftarajt

Për të sqaruar publikun, unë nuk e dija që im bir ishte diagnostikuar me këtë sëmundje. Kastrioti nuk i kishte lënë të më tregonin. Por dhe sikur të më tregonin do me dukej e pabesueshme, sepse siç kam shkruar dhe më lart unë e shikoja në këmbë. Bile dhe mbas 24 Qershorit, kujtova se e kapërceu atë situatë. As analizat s’i di as sot. Pasi shkoi ne urgjencë, s’kishte pse ta çonin te spitali 5 pasi e nxorën nga gjendja. Le të zgjidhte vete ai. Dukej në gjendje normale. Bile dhe kur vija në spital e gjeja në këmbë dhe duke lëvizur dhe bërë muhabet si gjithmonë. Bile edhe atë ditë fatale, ishte shumë i qetë. Megjithëse isha e sëmurë atë ditë bëra nje lakror. Bile e nxori vetë nga furra. Nga ora 10 unë vajta u shtriva në dhomë. Më 12 e gjysëm dola të mbushja ujërat se në atë ore vjen çezma. Pashë që djali ishte në korridor i veshur. Ku do shkosh në këtë vapë i thashë. Nuk shkoj gjëkund më tha, por do vijë njeri të më takojë. Kush është ky e pyeta. Është njëri tha përsëri që do vijë të më takojë por ti shko shtrihu se i mbush unë ujërat. Do marr një shishkë ujë në frigorifer i thashë. Ta sjell unë më tha po shko shtrihu ti. Më solli shishen e ujit dhe kaq. Dukej shumë i qetë. As që më vajti mëndja te e keqja. Unë u shtriva, dera e dhomës time ishte e hapur, edhe e kuzhinës e hapur. Bile dhe dera e banjës dhe e ballkonit. Vetëm dera e jashtme ishte e mbyllur. Pas një çerek ore dëgjova sirenën e urgjencës dhe zhurmë në korridor. Dola menjëherë nga dhoma. Në korridor kishin hyre jo më pak se 10 policë. Unë i pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ku është Kastrioti. Në këtë kohë erdhi shefi i tyre dhe më tha se Kastrioti mori urgjencën në telefon dhe tha se jam në rrezik. Se cili qe ai që erdhi unë nuk e di. Kaq qe e gjitha! Im bir sot nuk është më. Iku nga kjo jetë brenda 13 ditëve, pa e kuptuar fare, se si ndodhi dhe çfarë ndodhi. Unë sot jam 83 vjeç. Im bir ka mbi 2 muaj që ka vdekur. Ai nuk do ta hapë më derën e kësaj shtëpie. Ndërsa unë do rezistoj sa t’i bej varrin, që të ketë një çati mbi kokë, të mos e lagë shiu. Im bir ishte 56 vjec. Nuk e lanë të jetojë më tepër. Por unë megjithëse jam 83 vjeçe  do gjej forca dhe do ta mund moshën dhe pikëllimin tim që më ka rënë për të çuar B.M këtë shpifës të rëndomtë në gjykatë, për tu përgjigjur para ligjit edhe  për këto fyerje shpifëse që ka bërë për  gjithë familjen tonë./GazetaSOT

violeta myftaraj vdes kastriot myftaraj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje