LIVE UPDATES
Aktualitet

Mund të ishte shmnagur TRAGJEDIA! Për 3000 stacione plazhi, vetëm 1400 vrojtues. Në Vilë-Bashtovë s'kishte asnjë të licensuar

Dëshmitarët kanë treguar për median se babai i dy djemve ka kërkuar ndihmë por asnjë nga personat nuk ka mundur të ndihmojë, edhe për shkak të detit të trazuar, ndihmë që mund ta kishte dhënë vrojtuesi i plazhit nëse do të ishte aty, siç e parashikon ligji.

10 Korrik 2023, 14:56 Nga k.m.
Mund të ishte shmnagur TRAGJEDIA! Për 3000 stacione plazhi, vetëm
Foto ilustruese

“Fillimisht babai e më pas edhe vëllai i madh kanë hyrë për të shpëtuar djalin e vogël por në fund asnjëri prej tyre nuk ka mundur të dalë i gjallë.”

Ky është rrëfimi i dëshmitarëve okularë në tragjedinë e ditës së dielë në plazhin Vilë-Bashtovë të Kavajës, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familjeje, babai dhe dy djemtë. Dëshmitarët kanë treguar për median se babai i dy djemve ka kërkuar ndihmë por asnjë nga personat nuk ka mundur të ndihmojë, edhe për shkak të detit të trazuar, ndihmë që mund ta kishte dhënë vrojtuesi i plazhit nëse do të ishte aty, siç e parashikon ligji.

“Në vendin tonë ka 1400 vrojtues plazhi të licensuar, ndërkohë që janë gjithsej më shumë se 2900 stacione plazhi kështu që mungesa është e madhe,”- thotë për Gazetasi.al Eni Metaj nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit. Ajo tregon se ka edhe vrojtues që në letra mund të jenë të punësuar por “problemi qëndron se në të vërtetë në vijën bregdetare prej 316 kilometrash, vetëm rreth 10 për qind e tyre mund të jenë në stacionet e plazhit”.

“Në plazhin Vilë-Bashtovë nuk ka asnjë vrojtues plazhi të licensuar nga federata dhe me sinjalizimet që morëm, vrojtuesi që ka regjistruar subjekti ka një kartë të falsifikuar, por nuk është vrojtues,”- thotë Metaj.

Me detyrim ligjor, të gjitha stacionet e plazhit, për të marrë kontratën për të ushtruar veprimtarinë si stacion plazhi duhet të ketë të regjistruar vrojtues plazhi. Metaj tregon për Gazetasi.al se me letra, të gjithë stacionet kanë të regjistruar vrojtues mirëpo nuk e kanë prezent në detyrë.

“Problemi qëndron tek kontrollet që realizohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit,”- thotë Metaj.

Gazetasi.al ka pyetur Agjencinë Kombëtare të Bregdetit nëse kanë konstatuar më parë shkelje në plazhin e Vilë-Bashtovës por deri në momentin e publikimit të këtij materiali, nuk ka marrë një përgjigje. Gjoba për çdo subjekt që nuk i gjendet gjatë monitorimit vrojtuesi i plazhit, gjobitet me 100 mijë lekë. Metaj thotë për Gazetasi.al se Velipoja është zona ku ka një mungesë të theksuar vrojtuesish, të cilët as nuk paraqiten pranë federatës për trajnime.

Nga ana tjetër, kjo tragjedi solli vëmendjen edhe tek qendrat shëndetësore verore që janë hapur që nga 15 qershori për “një sezon turistik të sigurt”, siç ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në çdo dalje të saj në lidhje me këtë lajm.

Në të gjithë vendin janë në total 30 qendra shëndetësore verore 24 orëshe, nga zonat turistike malore në bregdet. Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, Spille, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, përkatësisht në Pogradec, Lushnjë, Fier, Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Radhimë, Orikum, në Himarë në 6 plazhe dhe në Sarandë.

Më afër plazhit Vilë-Bashtovë është qendra shëndetësore e Spillesë dhe ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes rreth një orë e gjysëm me vonesë, pavarësisht se lajmi për një sezon veror të sigurt për shkak të 30 qendrave shëndetësore verore na serviret prej 2 muajsh tashmë./GazetaSi

tragjedia ne vile bashtove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen