7 Shkurt 2023, 09:27
Nga k.m.
Paratë e sekuestruara
SHKODËR- Rando Aliu, 35 vjeç nga Shijaku ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi kishte fshehur 48 mijë euro në autobusin që drejtonte. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu drejtonte një linjë transporti ndërkombëtare, e paratë i kishte fshehur në mjet, por nuk i kishte deklaruar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Muriqan/Transportonte drejt një vendi të BE-së, një shumë të madhe parash që e kishte fshehur në autobusin që drejtonte, procedohet penalisht 35-vjeçari. Sekuestrohet shuma 48 100 euro, që ky shtetas nuk e deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 48 100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
policia e shtetit rando aliu
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 09:22
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Ndërkohë që tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter kanë shkaktuar mbi 5 mij&eu...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 09:10
A.B
Policia
KORÇË- Jani Prifti është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë një konflikti për motive ...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rrahman Kuqi jeton me të shoqen. Fëmijët i ka në emigracion. Frymën e mbajnë me bujqës...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:58
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet nga t&...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:57
k.m.
Makina dhe arma e Luan Zabatës
LEZHË- Një 41-vjeçar, i identifikuar si Luan Zabata është vendosur në prangat e Policis...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:48
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit t...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:40
A.B
Kontrollet
TIRANË- Policia ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelë...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 08:11
A.B
Ambulance
SKRAPAR- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit. Policia bën të ditur se i moshuari, Hi...
Aktualitet
7 Shkurt 2023, 07:12
A.B
Debore
TIRANË- I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthje...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 23:35
F.M
Droga e sekuestruar
GREQI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik droge. Mëso...