LIVE UPDATES
Aktualitet

'Na bëre copa’”/ I qëllon me levë makinën për një parakalim, denoncuesit tërhiqen pas ndërhyrjes së një miku

Pasi i kanë bërë me drita mjetit para tyre që të hapte rrugën, duke qenë me shpejtësi, shoferi ka ndaluar makinën. Ai madje ka nxjerrë një levë dhe pasi është përpjekur që t’i qëllojë të dy me sende të forta, kur nuk ka mundur dot, atëherë ka goditur me sa ka mundur automjetin, duke i shkatërruar parakolpin.

21 Qershor 2022, 17:40 Nga k.m.
'Na bëre copa’”/ I qëllon me levë makinën
Foto ilustruese

TIRANË- Një shtetase që është biznesmene dhe shoferi i saj personal, u ankuan në Policinë e Vorës për një incident që iu ndodhi gjatë qarkullimit me mjet përgjatë aksit Tiranë-Durrës.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të Gazetasi.al pranë policisë, gruaja e moshës 33-vjeçe me inicialet S.L., u paraqit në komisariatin që mbulon zonën ku ndodhi konflikti dhe kërkoi hetime prej agjentëve. As më pak dhe as më shumë, por ajo që i ndodhi asaj, teksa po udhëtonte si pasagjere, ka lidhje me një sherr në dukje parakalim automjetesh.

Pasi i kanë bërë me drita mjetit para tyre që të hapte rrugën, duke qenë me shpejtësi, shoferi ka ndaluar makinën. Ai madje ka nxjerrë një levë dhe pasi është përpjekur që t’i qëllojë të dy me sende të forta, kur nuk ka mundur dot, atëherë ka goditur me sa ka mundur automjetin, duke i shkatërruar parakolpin.

Ngjarja e çuditshme që klasifikohet nga Policia e Tiranës si kanosje dhe shkatërrim prone, vijon të jetë nën hetim. Por pasi ka marrë dy dëshmitë e të dëmtuarve, policia i thotë në rrugë anonime Gazetasi.al se denoncuesit u paraqitën për herë të dytë dhe kërkuan që agjentët mos ta arrestonin të dyshuarin, duke qenë se u kishte hyrë mik një i afërm i tij.

Megjithatë, policia pretendon se pasi të përcaktojë dëmet e makinës së shkatërruar me levën e hekurit, do konsiderojë edhe pamjet e sigurisë për të verifikuar nëse vërtet bëhet fjalë për një mosmarrëveshje shoferësh, apo ka diçka të mbartur midis palëve që duhet sqaruar pranë autoriteteve.

“Po qarkulloja me shoferin personal me mjetin ‘Mercedez Benz’, ishte ora 10 ose 11  dhe kur ishim në afërsi të një karburanti në autostradë, pranë fshatit Marikaj, para nesh gjendej një makinë po ashtu tip ‘Benz’”.

Kështu e nis rrëfimin gruaja, e cila administron një biznes dhe që në fillim para policisë së Vorës, ishte së tepërmi e shqetësuar për jetën e saj dhe të shoferit. Ndërkohë, policia i bën me dije Gazetasi.al detaje të tjera. “I bëmë me sinjale mjetit para nesh të hapte krahun, por ai frenoi për të shkaktuar aksident. Shoferi im manovroi në moment dhe hapi krahun, duke ndaluar mjetin në autostradë. Shoferi im i tha drejtuesit tjetër: ‘Çfarë bën, se na bëre copa’”.

Por sipas përshkrimit edhe të zonjës dhe të shoferit të saj, nga makina ka dalë një i panjohur me shufër hekuri në dorë. Ai dukej i qetë.

“Ai tentoi të na gjuajë, ne mbajtëm mbyllur derën e makinës, që mos të krijohej konflikt i rëndë. Shoferi tjetër goditi mjetin tonë nga mbrapa me levë, e goditi me shkelma”.

Të alarmuar të dy kanë tentuar të ndezin mjetin dhe të largohen me shpejtësi. Por i panjohuri i ka ndjekur pas, duke i parakaluar dhe duke i goditur me makinë nga pas.

“Frenuam dhe s’dinim si të vepronim. Ai doli sërish nga makina dhe goditi me levë makinën tonë. Dukej sikur qëllimi i tij ishte të qëllonte me levë mua dhe shoferin tim”.

Dëshmitari tjetër kujton në polici, sipas burimeve të Gazetasi.al.

“I thamë, zotëri çfarë po bën? Ai jo vetëm po na ofendonte dhe shante, por  tha: ‘Prisni sa të marr armën e t’ju shkatërroj fare’”.

Të dy janë larguar me shpejtësi, duke përfunduar në komisariat dhe duke kërkuar ndihmë. Policia i thotë Gazetasi.al se i pyeti denoncuesit nëse e njihnin shtetasin në fjalë, por ata kanë thënë: “Jo, nuk e njohim dhe nuk kemi konflikte me askënd”.

E njëjta situatë përshkruhet edhe nga shoferi personal i biznesmenes. Policia i tha Gazetasi.al në rrugë jo zyrtare, se pak orë pas këtij incidenti, “çifti” i kallëzuesve është paraqitur prapë në polici.

“Jemi këtu për të tërhequr denoncimin dhe nuk duam hetim dhe as arrestim”, - kanë këmbëngulur ata.

Sipas tyre, kërcënuesi dhe njeriu i çuditshëm ishte i afërt i disa miqve të tyre që u kanë kërkuar nder që mos ta procedonin.

“Na dërgoi një mik dhe ky person na kërkoi falje përmes tij. Ne ramë dakord që mos  të merremi me të”, - thotë edhe gruaja, edhe shoferi i saj.

Nga këqyrja e mjetit të shkatërruar, policia ka administruar detaje të dëmtimeve të shkaktuara nga leva e hekurit. Midis tyre, parakolpi, sinjali i anës së djathtë, parafango dhe xhamat. Policia thotë për Gazetasi.al se në mjet kishte po ashtu gjurmë këpucësh të të dyshuarit që e ka gjuajtur po ashtu “Benz”-in edhe me këmbë.

“Nga dera e parë e mjetit, vihet re se xhami i derës është thyer plotësisht me gropëzime në pozicion horizontal dhe ka dëmtime të kornizës së xhamit”, - përshkruan në proces-verbal njëri nga agjentët e hetimit të krimeve.

Çfarë thotë i dyshuari tjetër

Megjithatë, pas tërheqjes së denoncimit të çuditshëm, duket se si policia ka arritur ta gjejë adresën dhe po ashtu të identifikojë personin e dyshuar.

Por pa e arrestuar atë, por duke e proceduar në gjendje të lirë për dy vepra të rënda penale. Një agjent, shkruan dëshminë e shtetasit S.P., që shpjegon se çdo gjë ishte një keqkuptim.

“Më bënë me drita të gjata një shofer djalë i ri dhe një pasagjere, grua e ulur në vendin e parë. Më pas ata më parakaluan në krahun e kundërt dhe më shanë. Hapa krahun dhe doja të kuptoja çfarë bënin, ata më zunë derën e s’më lanë të dal. Më shanë dhe në këtë gjendje dola nga krahu i pasagjerit, kappa levën e hekurit se s’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe në gjaknxehtësi e sipër, është e vërtetë e kam goditur makinën. Por ngaqë isha vonë për në punë, u largova me shpejtësi se nuk doja të vonohesha”.

Ai kujton se më pas, kur kreu një hetim personal, pasi kërkoi të zbulonte cilët ishin këta persona që i shkaktuan incidentin, zbuloi se gruaja ishte lidhje familjare dhe miqësore me të.

“Nuk është aspak e vërtetë që i kam kërcënuar këta persona. U kam kërkuar falje të dyve dhe i kam normalizuar marrëdhëniet me ta”, - mësohet se ka thënë i dyshuari pranë Policisë së Vorës./Marrë nga GazetaSi

aksident ne tirane-durres policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet