12 Gusht 2025, 19:54
Nga N.F
Banorët
GRAMSH- Zjarri në Gramsh ka lënë pas pasoja të shumta duke djegur disa banesa. Banorët të cilët u rrezikuan nga flakët tani përballen me realitetin e vështirë ku puna e gjithë jetës së tyre u dogj para syve duke i lënë në qiell të hapur.
Ata fajësojnë autoritetet pasi sipas tyre zjarri mund të ishte vënë nën kontroll por vetëm një zjarrikës shkoi në vendngjarje në mëngjes dhe më pas gjatë ditës situata doli nga kontrolli. Banorët shprehen se qëndruan deri në fund po zjarri ishte i madh dhe se për pak sa nuk u dogjën. Ata shprehen se nuk deshën të largoheshin por policia i mori me forcë.
“Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri të këmbët. Siç qemë ikëm. Siç qemë në shtëpi ikëm. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë.
Ne e marrim në telefon, ai fik telefonin. Në orën 09:00 ka ardhur një zjarrfikëse. Një zjarrfikëse erdhi që në mëngjes, kur u kthye që erdhi zjarri te neve. Rroftë ai autobusi i fshatit që erdhi na mori. U dogjëm si minjtë, na u dogj malli, na u dogjën shtëpitë. Sikur mos të ketë shtet," u shpreh një banor.
“Ishte zjarri shumë i madh. Qëndruam deri në fund, edhe ne desh u dogjëm. U dogjën shtëpitë rreth e qark. Erdhi policia, ne nuk pranuam të ikim. Na mori me forcë nuk ikëm,” u shpreh një banor tjetër.
zjarret ne gramsh
Aktualitet
12 Gusht 2025, 19:56
E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur t&eu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 19:25
N.F
Foto
TIRANË- Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transportonte...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:58
N.F
Foto
TIRANË- Bisedat në Sky ECC kanë zbuluar metodat sesi bandat kriminale fshehin paratë e përfituara nga aktiviteti i jashtë...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 19:00
zjarr ne delvine
DELVINË- Vatrat e zjarrit janë përhapur edhe në Delvinë. Flakët u janë afruar shumë puseve të...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:39
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat. Mësohet se flakët kan&eu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:35
E. D
foo ilustruese
TROPOJË- Gjatë orëve të fundit situata me zjarret është përkeqësuar edhe më shumë. B&...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:20
N.F
Banorja
GRAMSH- Zjarret në vend janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë teksa kanë sjellë dëme edhe n&e...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:19
foo ilustruese
GRAMSH- Vatra zjarri masive kanë përfshirë Njësinë Administrative Skënderbegas, ku dyshohet se ësht&...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 18:05
N.F
Foto
KOSOVË- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kanë thënë të mart&eum...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 17:46
E. D
nusja
GRAMSH- Një 80-vjeçari humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin Kullollas të Gra...