LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga groposja te konvertimi në flori, bisedat në Sky ECC zbulojnë si Ervis Çela e Franc Çopja fshihnin paratë e fituara nga droga: Kam frikë se te bahçja marrin lagështi!

Bisedat mes krerëve të bandave, Ervis Çela e Franc Çopja kanë zbuluar diskutimet e tyre se ku të fshehin paratë teksa del në pah metoda e groposjes.

12 Gusht 2025, 18:58 Nga N.F
Nga groposja te konvertimi në flori, bisedat në Sky ECC zbulojnë
Foto

TIRANË- Bisedat në Sky ECC kanë zbuluar metodat sesi bandat kriminale fshehin paratë e përfituara nga aktiviteti i jashtëligjshëm. Edhe pse bandat kanë avancuar në metodat për trafikun e drogës ata zgjedhin metodat e vjetra të ruajtjes së sëndeve me vlerë, duke i groposur.

Bisedat mes krerëve të bandave, Ervis Çela e Franc Çopja kanë zbuluar diskutimet e tyre se ku të fshehin paratë teksa del në pah metoda e groposjes. Mësohet se ata japin si alternativë hapjen e  gropave të ullinjve për të fshehur paratë ose konvertimin e tyre në flori.

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullinjtë rrojnë shumë.

Franc Çopja: Aahaha...kthej flori. Mos fut lek në tokë. Më dëgjo mu...

Ervis Çela: S’ka flori...Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika...

Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky...Po mblidhi avash avash...Por mos fut lek n tok... Se t prishen.

Ervis Çela: E di që prishen lekët.

Një tjetër transkript i siguruar nga Syri.net mes Albin Çelës dhe vëllait të tij Ervis Çelës në aplikacionin Sky ECC zbulon edhe frikën e tyre se mos paratë do të kenë lageshti në tokë. Gjithashtu bisedojnë nëse Albini ka arritur të arrijë shifrën 60 milionë.

Ervis Çela: Hë sa fute?

Albin Çela: 4 cop...6 milion..I futa atje ke magazinat. Do i hedh beton përsipër...Po kam frikë knej për baçe se marrin lagështi...Mos u mërzit se i rregulloj unë...Do blej 500 kile flori...Nuk mahen lekët në gropë gjithë jetën.

Ervis Çela: I bone 60 milionë?

Albin Çela: Jo nuk i kam bo.

Ervis Çela: Ok se do i bosh...Të rregullosh kalamojt’....

Në datë 13 Dhjetor 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.

Ervis Çela: Marove tu bo gropa?

Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani...

Ervis Çela: Do ja kalosh lales?

Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll...Ahahaha...

Ervis Çela: Ahahaha...i bone 10?

Ardjan Çela: Lala ka më shumë...Po

Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen...Ahahaha...

Ardjan Çela: Flasim më vonë...

Më datë 14.12.2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro. Më datë 2 Shkurt 2021 në orën 21:03, Ervis Çela komunikon me Franc Gergely (Çopja) të cilit i shkruan:

Ervis Çela: “Nuk dijm ku me çu lekët”.

Ervis Çela: Flori shok...Do t jap un kontakt..Do ti kthej të gjitha shqipri.

Franc Çopja: 20/30 kile çdo dit..Bani 1000 kile flori...

Ervis Çela: Po merr nja 200/300 kile për mu.

Franc Çopja: Ësht me 55 tani..Un vet kam arrit ke 100 kile deri tani...

Prokuroria e Posaçme sekuestroi 1 milion euro pasuri të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. SPAK me urdhër nga GJKKO sekuestroi llogari bankare, truall, ndërtesa, garazhe, duplekse dhe apartamente.  SPAK njoftoi se nga hetimet është zbuluar përdorimi i kriptovalutave nga ana organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme. Sipas organit të akuzës është ekzekutuar vendimi i gjykatës janë sekuestruar kriptovaluta me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Po ashtu janë sekuestruar dhe pasuri të tjera të paluajtshme me vlerë 1 milion euro.

franc copja sky ecc

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen