26 Gusht 2024, 08:05
Nga I.A
Fotiraq Zaharia
TIRANË- Fotaq Zaharia, i njohur si i forti i Vlorës ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT. Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm në Reanimacionin e QSUT-s. Zaharia po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.
“I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes,” thuhet në njoftim.
Kush është Fotaq Zaharia?
Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar. Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore.
Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg" të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si "vjedhje" dhe "rrëmbim personash me qëllim përfitimi".
Zaharia, në kohën kur ka qënë i lirë ishte kthyer në tmerin e Vlorës, por prokuroria arriti ti provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë Gentian Musabelliut.
fotaq zaharia
Aktualitet
26 Gusht 2024, 07:13
I.A
Moti
TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjell&eum...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 21:59
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave përreth kalasë së Shën Tri...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 21:52
M.B
Fermeri
SHKODRA- Në Shqipëri ekzistojnë rreth 350 mijë ferma bujqësore, ku gati 160 mijë prej tyre kanë më pak se 1...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 20:16
M.B
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANA- Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në profilin e saj në Instagram, ku tregon gjendjen e saj d...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 20:06
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme pjesën e kodrës në afërsi t...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 19:43
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 73-vjeçar, turist suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 12:00, në nj&eum...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 18:59
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë ku m...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 18:45
M.B
Automjeti
SHËN NAUM- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi ka tentuar që të kal...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 18:23
M.B
Zyhdi Shehu
TIRANA- Sot ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 18:15
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BERAT- Një vatër zjarri është regjistruar sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administr...