30 Maj 2024, 09:32
Nga M.B
Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri
TIRANA- Dy persona janë arrestuar mes tyre një gazetar dhe punonjësja e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, 34-vjeçarja Regina Omeri. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim dhe me 39-vjeçarin Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre.
Qëllimi ishte paraqitja dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Lidhur me këtë rast, 39-vjeçari Selimi është shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
DVP Tiranë Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Antonimet" Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës; E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia tirane regina omeri kushtrim selimi
Aktualitet
30 Maj 2024, 09:14
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua paraditen e ditës së djeshme në ambjentet e një kopshti ...
Aktualitet
30 Maj 2024, 08:55
B.Z
Kokaina e sekuestruar
TIRANË - Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje t&eum...
Aktualitet
30 Maj 2024, 08:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në vitin 2023 mbi 17 për qind e vendeve të punës në administratë ishin të paplotësuar me pu...
Aktualitet
30 Maj 2024, 08:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria renditet e fundit në Europë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për fami...
Aktualitet
30 Maj 2024, 08:31
B.Z
Autorët e dhunës, Sokol Mëngjesi
TIRANË - Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi në ambjentet e një kopshti privat në Ti...
Aktualitet
30 Maj 2024, 08:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në 4-mujorin e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 29 subjekte nga të cilat 8 të qe...
Aktualitet
30 Maj 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relati...
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:42
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Një raport i publikuar ditën e djeshme nga Bashkimi Europian mbi cilësinë e ujërave të larjes në...
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:38
N.F
Sokol Mengjesi
TIRANË- Gazetarja, Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi.&...
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:30
r.ll
pamje nga sulmi
TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhun&e...