Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një kërkesë drejtuar GJK-së, Veliaj thekson se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e 'arrestit me burg' të shpallet antikushtetuese.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese. Në një kërkesë drejtuar GJK-së, Veliaj thekson se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e 'arrestit me burg' të shpallet antikushtetuese.
Në kërkesën e Veliajt drejtuar përmes avokatëve i thuhet kushtetueses që dhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Foto ilustruese SHKODËR: Policia e Shkodrës ka arrestuar dy kineze, Sh. J., 34 vjeçe dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat dyshoh...
Atentati, shënjestra LUSHNJE- Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit ndaj Julian Sulës, i njohur si &ldqu...
Atentati, shënjestra LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sul&e...
TIRANË- SPAK dhe Prokuroria e Breshias po zhvillojnë një operacion të përbashkët ditën e sotme. Burime bëjnë me d...
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca e radh&e...
Foto ilustruese KOLONJË- Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës...
Foto nga vendngjarja PËRMET- Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qa...
Foto ilustruese TIRANA- OSHEE ka njoftuar se janë shfaqur probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, duke shkaktuar ndërprerje t&eu...
Foto nga vendngjarja LEZHA- Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes n...
Arrestimi DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vajza të reja nga Brazili, të dyshuara për ushtrim t...