Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hetimet tregojnë se vajzat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit dhe e përdornin atë për prostitucion dhe konsum lëndësh narkotike.
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vajza të reja nga Brazili, të dyshuara për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Sotrm”.
Sipas njoftimit të bluve, bëhet fjalë për B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe, të lindura dhe rezidente në Brazil. Një shtetas tjetër, K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.
Hetimet tregojnë se vajzat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit dhe e përdornin atë për prostitucion dhe konsum lëndësh narkotike.
Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, shtetaset refuzuan të hapin derën e apartamentit, e cila u hap më pas me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
Njoftimi:
Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore./ Dosja.al
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kë...
Foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Padova, duke arrestuar katër shtet...
Foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur...
Afrim Krasniqi SKOCI- Një shtetas shqiptar që vepronte si ndërmjetës për një grup të strukturuar kriminal në Skoci ...
Foto ilustruese Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
Gazetaret e Radios Evropa e Lirë KOSOVË- Bashkimi Evropian në Kosovë i ka shpërblyer gazetaret e Radios Evropa e Lirë me nj&e...
permbytjet ne pogradec POGRADEC- Reshjet intensive në Pogradec kanë krijuar probleme në disa pallate. Bëhet me dije se si pas...
Afrim Krasniqi SKOCI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i punësuar nga një bandë kriminale për aftësitë e tij n&e...
foto ilustruese TIRANË- Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbyll...